Foto: RTV 21
Pirja e kafesë mund të jetë e dobishme për zemrën tuaj dhe të ju ndihmojë të jetoni më gjatë
Ndryshe nga shqetësimet e disa mjekëve dhe publikut, pirja e kafesë mund ta mbrojë zemrën tuaj në vend që të shkaktojë ose përkeqësojë problemet e zemrës.
Pirja e dy deri në tre filxhanëve me kafe në ditë është ndërlidhur me një rrezik 10% deri në 15% më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, dështimi i zemrës ose një problem i ritmit të zemrës, ose vdekja e hershme për çfarëdo arsye, sipas tri abstrakteve të hulumtimit të botuar të enjten.
“Për shkak se kafeja mund t’i shpejtojë rrahjet e zemrës, disa njerëz shqetësohen se pirja e saj mund të shkaktojë ose përkeqësojë disa probleme të zemrës. Mu për këtë vijnë edhe këshillat e përgjithshme mjekësore për ta ndaluar pirjen e kafesë,” tha Dr. Peter M. Kistler, autori i vjetër i studimit. Kistler është udhëheqësi i kërkimit klinik të elektrofiziologjisë në Institutin e Zemrës dhe Diabetit Baker dhe kreu i elektrofiziologjisë në spitalin Alfred në Melburn, Australi.
“Kemi zbuluar se pirja e kafesë kishte ose një efekt neutral – që do të thotë se nuk ka bërë dëm – ose shoqërohej me përfitime për shëndetin e zemrës,” tha Kistler, ekspert kryesor i aritmisë, i cili është gjithashtu profesor i mjekësisë në Universitetin e Melburnit dhe Universitetin Monash.
Për të gjitha studimet, Kistler dhe studiuesit e tjerë përdorën të dhëna nga UK Biobank, e cila ndjek rezultatet shëndetësore të më shumë se 500,000 njerëzve për të paktën 10 vjet. Kur iu bashkuan regjistrit, pjesëmarrësit raportuan se ku konsumimi i tyre i kafesë ra në një gamë nga deri në një filxhan në gjashtë filxhanë ose më shumë në ditë. Autorët e hulumtimit aktual donin ta shqyrtonin lidhjen midis pirjes së kafesë dhe problemeve të ritmit të zemrës (aritmitë); sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjen koronare të zemrës, dështimin e zemrës dhe goditjen në tru; dhe vdekjet totale dhe të lidhura me zemrën tek individët me dhe pa sëmundje të zemrës.
Pirja e kafesë dhe shëndeti i zemrës
Studimi i parë u fokusua në më shumë se 382,500 të rritur që nuk kishin sëmundje të zemrës dhe ishin mesatarisht 57 vjeç. Pjesëmarrësit që pinin dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kishin rrezikun më të ulët për zhvillimin e mëvonshëm të problemeve të zemrës në të cilat u fokusua studimi, zbuluan studiuesit. Njerëzit që pinin afërsisht një filxhan kafe në ditë kishin rrezikun më të ulët për të pasur goditje në tru ose për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Një tjetër studim i shqyrtoi marrëdhëniet midis llojeve të ndryshme të kafesë – bluar me kafeinë, çastit me kafeinë dhe pa kafeinë – dhe të njëjtat rezultate shëndetësore. Nëse kafeja pa kafe ishte e bluar apo e menjëhershme nuk u specifikua, tha Kistler përmes emailit. “Unë supozoj se mund të ketë pasur një perceptim se kafeja ‘instant’ më pak e shtrenjtë mund të jetë më pak e dobishme se kafeja ‘e bluar’ e cila mund të shihet si ‘më e pastër’, por ky nuk ishte rasti në studimin tonë,” shtoi ai.
Pirja e një deri në pesë filxhanë kafe të bluar ose kafe të çastit në ditë lidhej me rrezik më të ulët për të pasur aritmi, sëmundje të zemrës ose dështim, ose goditje në tru. Pirja e dy deri në tre filxhanë të çdo lloj kafeje çdo ditë lidhej me një rrezik më të ulët të vdekjes së hershme ose nga sëmundjet e zemrës.
Pjesëmarrësit e analizuar në një studim të tretë ishin ata që kishin tashmë aritmi ose një lloj sëmundjeje kardiovaskulare. Për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, asnjë nivel i marrjes së kafesë nuk është gjetur të jetë i lidhur me zhvillimin e aritmisë. Nga të rriturit me aritmi, pirja e kafesë – veçanërisht një filxhan në ditë – ndërlidhet me një rrezik më të vogël të vdekjes së parakohshme.
“Klinikët në përgjithësi kanë njëfarë shqetësimi për njerëzit me sëmundje të njohura kardiovaskulare ose aritmi që vazhdojnë të pinë kafe, kështu që ata shpesh bëjnë kujdes dhe i këshillojnë ata ta ndalojnë pirjen e saj krejtësisht për shkak të frikës se mund të shkaktojë ritme të rrezikshme të zemrës,” tha Kistler përmes një deklarate. “Por studimi ynë tregon se pirja e rregullt e kafesë është e sigurt dhe mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme për njerëzit me sëmundje të zemrës”.
Dr. David Kao, megjithatë, tha përmes emailit se ai nuk “mendon se ka informacion të mjaftueshëm për ta mbështetur atë pohim”. Kao nuk ishte i përfshirë në hulumtim dhe është profesor i asociuar në divizionet e kardiologjisë dhe bioinformatikës dhe mjekësisë së personalizuar në Universitetin e Kolorados Anschutz.
“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se për çfarë është përshtatur në analizë,” tha Kao, i cili është gjithashtu drejtor mjekësor i Qendrës së Kolorados për Mjekësinë e Personalizuar. “E dukshme është mosha – nëse të rinjtë që kanë një rrezik më të ulët të CVD (sëmundje kardiovaskulare) pinë më shumë kafe, përfitimi i dukshëm i kafesë mund ta pasqyrojë vetëm efektin e moshës. Autorët nuk përmendin se për çfarë kanë përshtatur, kështu që njeriu duhet të jetë i kujdesshëm.”
Në njoftimin për analizat, megjithatë, thuhet se studiuesit i kanë kontrolluar ushtrimet, alkoolin, duhanin, diabetin dhe presionin e lartë të gjakut, pasi këta faktorë mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe jetëgjatësinë. Por autorët nuk kishin kontroll mbi faktorët dietik.
“Problemi është se dizajni i studimeve si ky do të jetë gjithmonë i prekshëm ndaj diçkaje që ne e quajmë … paragjykim i përzgjedhjes – se njerëzit që konsumojn pesë filxhanë kafe në ditë mund të jenë thelbësisht të ndryshëm nga njerëzit që konsumojnë një filxhan në ditë ose ata që pinë kafe pa kafeinë”, tha Dr. Lee Schëamm, zëvendëspresident i përvojës dixhitale të pacientit dhe kujdesit virtual në Mass General Brigham në Boston. Disa njerëz përjetojnë efekte negative pas pirjes së kafesë nëse janë më të ndjeshëm, ndërsa të tjerë pinë ekspres para gjumit dhe prapë ia fusin gjumë, tha ai.
Analizat “sigurojnë prova të mëtejshme se konsumimi i moderuar i kafesë nuk e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe nuk ka nevojë të ndërpritet nëse dikush ka sëmundje të zemrës, edhe nëse është një ritëm jonormal i zemrës”, tha Kao.
Hulumtimi do të prezantohet në Sesionin Shkencor të 71-të vjetor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë me 2-3 Prill.
Çfarë duhet të dinë pacientët e zemrës
Hulumtimi nuk vendosi një lidhje shkakësore midis pirjes së kafesë dhe kushteve shëndetësore. Por “ekzistojnë një sërë mekanizmash përmes të cilëve kafeja mund ta zvogëlojë vdekshmërinë dhe t’i ketë këto efekte të favorshme në sëmundjet kardiovaskulare,” tha Kistler në njoftimin për media.
Nëse kafeina është përgjegjëse për ndonjë përfitim shëndetësor nga kafeja nuk është e qartë, tha Kao. “Ka shumë komponime biologjikisht aktive në kafe në mënyrë specifike që mund të luajnë një rol,” tha ai.
Këto komponime mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, pengojnë thithjen e yndyrës nga zorrët, bllokojnë receptorët e përfshirë në ritmet jonormale të zemrës dhe reduktojnë stresin oksidativ, tha Kistler. Stresi oksidativ është një çekuilibër midis radikaleve të lira dhe antioksidantëve në trup. Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme nga burime mjedisore si tymi i cigares ose pesticidet, të cilat mund të dëmtojnë qelizat e trupit.
Nëse po e pyesni vetën tuaj nëse mund të pini kafe në varësi të rrezikut aktual ose të ardhshëm të problemeve të zemrës, atëherë bisedoni me mjekun tuaj, tha Schëamm, i cili është gjithashtu profesor i neurologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.
“Njerëzit nuk duhet ta interpretojnë këtë si një miratim se pirja e kafesë do ta rrisë jetëgjatësinë e tyre,” shtoi ai. “Deri më tani, gjërat më të rëndësishme për ta zgjatur jetën dhe cilësinë e jetës në ata pacientë do të jetë që ta kenë një plan vërtet të mirëmenduar me mjekun e tyre në lidhje me aktivitetin fizik, medikamentet për ta kontrolluar kolesterolin, presionin e gjakut, sheqerin në gjak, mospirjen e duhanit (dhe më shumë )”/CNN
Përgatiti: Nuhi Shala