Foto: Facebook/Petrit Halilaj

Petrit Halilaj: Gjithmonë kam dashur të jem zog

Prishtina Insight foli me artistin Petrit Halilaj për dashurinë, identitetin, pranimin dhe përkatësinë pas hapjes së ekspozitës së tij më të fundit, e cila po shfaqet këtë muaj në Muzeun Reina Sofia në Madrid.

 

Bowerbirds janë zogj shumëngjyrësh, të cilët jetojnë kryesisht në malet me reshje shiu të Guinesë së Re dhe Australisë, dhe veçohen për ritualin e tyre unik të miqësisë, në të cilën mashkulli i specieve ndërton një “tendë” për të tërhequr partnerë.

Zogjtë i ndërtojnë këto kopsa me degë pemësh, dhe dekorojnë pjesën e brendshme me objekte të ndritshme dhe shumëngjyrëshe që ata gjejnë në mjedisin e tyre përreth, përfshirë lëvozhga, gjethe, lule, pendë, gurë dhe fruta.

Zogjtë meshkuj kalojnë orë të tëra kur dizajnojnë mbledhjen e tyre brenda dhe presin që zogjtë të gjinisë femërore të arrijnë dhe të inspektojnë punën e tyre. Hulumtimet kanë treguar që sa më të ndritshme të jenë koleksionet, aq më shumë zogj të gjinisë femërore tërheq ajo tendë e krijuar nga këta zogj.

Artisti i lindur kosovar Petrit Halilaj është frymëzuar nga këta zogj për ekspozitën e tij të fundit, e cila titullohet ““Një korb dhe uraganet që nga vendet e panjohura rikthejnë erëra të njerëzve të dashuruar”, që u hap në muzeun Museo Reina Sofia në Madrid më 16 korrik.

I ftuar, paksa si në shaka, nga Manuel Borja-Villel, kuratori dhe drejtori i muzeut, për të prodhuar “pjesën e jetës së tij”, Halilaj ndërtoi një kulle të bukur brenda Muzeut Palacio de Cristal.

Ai gjithashtu ndërhyri në arkitekturën e Palacio de Cristal, duke hapur dritaret dhe duke vendosur hapësirat e ushqimit, duke mirëpritur zogjtë që jetojnë në Parkun e afërt Retiro, si dhe ata që po migrojnë në të gjithë rajonin.

“Ne hapëm vendin që zogjtë të hyjnë, dhe ky gjest synon të mjegullojë dallimin midis pjesës së brendshme dhe jashtme,” thotë Halilaj, ekspozita e re e të cilit është shfaqja e tij e parë solo në Spanjë. “Por, kjo ekspozitë gjithashtu flet për nevojën për të përfshirë diversitete – një veprim i hapjes që doja të adresoja drejtpërdrejt”, thotë ai.

Zogjtë nuk janë një element i ri që Halilaj të përfshihet në punën e tij, ndërsa ai gjithashtu ka tërhequr frymëzim nga kujtimet e tij të fëmijërisë dhe tensionet politike dhe kulturore në Kosovë.

“Zogjtë kanë mbajtur gjithmonë një vend të veçantë në mendjen time dhe veprat e mia,” i thotë ai Prishtina Insight. “Që nga koha e luftës midis Kosovës dhe Serbisë, kur jetoja si refugjat me familjen time, shikoja zogj me një ndjenjë shprese. Për mua, ata përfaqësuan lirinë e lëvizjes që më mungonte atëherë, dje që unë isha duke e kërkuar dëshpërimisht. ”

Halilaj i thotë Prishtina Insight se kjo magjepsje me zogjtë shtrihet edhe më tej, në fëmijëri. “Unë kam qenë gjithmonë i magjepsur nga zogjtë, madje edhe para se të mund t’i lidh ato me idenë e lirisë,” thotë ai. “Para luftës, vizatimet e mia përshkruanin zogj ekzotikë, specie që nuk i kisha parë kurrë në Kosovë, gjë që më nxiti imagjinatën time duke qenë aq larg dhe ndryshe nga gjithçka që dija.”

“Kur filloi lufta dhe ne duhej të largoheshim, nëna ime shpëtoi shumë nga këto vizatime, duke gërmuar një vrimë në tokë dhe duke i fshehur atje”, vazhdon ai. “Vite më vonë, kur na lejuan të ktheheshim, vizatimet ishin akoma atje. Sidoqoftë, për mua, zogjtë në fotografi kishin ndryshuar plotësisht kuptimin e tyre.”

Ekspozita gjithashtu pret një vepër të quajtur Historia e një përqafimi, një skulpturë e një korbi të bardhë me madhësi të njeriut që mban një copë druri. Halilaj sqaron se vepra arti i ka rrënjët në një moment të veçantë të historisë së tij familjare qe ishte druri një jehonë nga prejardhja e tij.

“Ishte një mjet, strumbullar në gjuhën shqipe, i përdorur nga gjyshi im kur punonte tokën, dhe objekti që mbante kur mësoi se gruaja e tij kishte lindur fëmijën e tyre të parë”, thotë ai. “Gjyshi im nuk ishte në gjendje të shprehte gëzimin e tij të jashtëzakonshëm në publik, pasi kjo mund të ishte interpretuar si një shenjë dobësie në një shoqëri patriarkale, kështu që ai e përqafoi hurin e mullarit. Ai e shtrëngoi aq fort sa mendoi se mund ta prishte atë. ”

Sipas artistit, motivi i korbës së bardhë sugjeron gjithashtu larminë dhe rezistencën ndaj ndryshimit dhe shprehjes për pranim. Në këtë kuptim është një metaforë e shumë gjërave, përfshirë homoseksualitetin e tij.

Ekspozita gjithashtu përmban një grup më të madh të luleve që dekorojnë tenden, krijime të bëra duke përdorur kanavacë të pikturuara të ngjitura në kornizat delikate të çelikut. Lulet janë një përpjekje bashkëpunuese me partnerin dhe artistin Alvaro Urbano, dhe bimët dhe instalimet e tjera të zgjedhura kishin për qëllim të festonin bashkimin e tyre: forsythia, farat e palmës, lulja e qershisë, lulëkuqet, karafilët dhe zambakët.

“Që kur Alvaro filloi të përfshihet në ekspozitë, lulet si veprat artistike kanë zhvendosur tërë energjinë e shfaqjes për mua,” shpjegon Halilaj. “Ekspozita u bë një festë e jetës dhe dashurisë, ndërsa përqafoi edhe kontradiktat dhe dhimbjet që shoqërohen me dashurinë.”

Sipas Halilajt, ekspozita feston jo vetëm dashurinë romantike, por të gjitha format e farefisnisë, si mes njerëzve ashtu edhe gjësendeve.

“Ekspozita u bë një hapësirë ​​ku të gjitha format e dashurisë si përkujdesja dhe lidhjet familjare janë të ftuar të shprehen lirshëm, dhe lulet synojnë të përforcojnë këtë aspekt të festimit,” i thotë ai Prishtina Insight, duke shtuar se puna e tij u përpoq të fliste për betejat e brendshme ne kemi përvojë në të mësuar se si ta pranojmë dhe përqafojmë dashurinë, në vend që ta largojmë atë.

Dashuria e Halilajt për Urbanon nuk është pranuar plotësisht nga familja e tij, dhe vendi i tij nuk është njohur nga shumë shtete në botë, përfshirë Spanjën. Duke e bërë personalen politike, dhe duke synuar që ekspozita të jetë e hapur dhe të pasqyrojë larminë e ekzistencës njerëzore, Halilaj beson se po përdor biografinë e tij si pikënisje për të diskutuar problematika më të mëdha.

“Kosova, si dhe shumë vende të tjera, ka ende një rrugë të gjatë për të ecur në drejtim të përfshirjes së diversiteteve,” thotë Halilaj. “Disa grupe janë ende të margjinalizuara dhe të lënë pas dore si- homoseksualët, gratë, e pakica të tjera. Përfshirja e diversiteteve e bën një shoqëri më të fortë. ” thot ai.

Halilaj dhe Urbano do të festojnë dashurinë dhe bashkimin e tyre hapur në një ceremoni në mbyllje të ekspozitës vitin e ardhshëm, dhe Halilaj tregon se muzeu do të ndihmojë në organizimin e vizave për familjarët e tij të cilët përndryshe nuk do të kishin mundur të merrnin pjesë në ceremoni.

“Pas ekspozitës në Reina Sofia, u bënë shumë reflektime se si të kapërcehen nivele të ndryshme të pamundësisë së lirisë,” shpjegon ai. “Ekzistonte pamundësia e kosovarëve për të qenë atje për këtë ngjarje të rëndësishme, pasi Spanja nuk e njeh Kosovën dhe pamundësia e njerëzve homoseksual të pranohen nga shoqëria.”

Lulet e bukura dhe të mëdha gjithashtu sugjerojnë një përmbysje në shkallën tipike të rëndësisë në planetin Tokë dhe një qasje kritike ndaj vendit të njerëzimit në univers. Sipas Halilajt, njerëzit duhet të mësojnë ta shohin veten “si një pjesë e shumë njerëzve, të cilët janë po aq të domosdoshëm dhe të rëndësishëm”.

Ekspozita e Halilajt është e para që u hap në muze pasi Spanja mbylli hapësirat kulturore në përpjekjet e saj për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, dhe artisti beson që pandemia gjithashtu ka ndryshuar mënyrën se si mund të perceptohen lulet e ekspozitës.

“Edhe pse përmasat e tyre tashmë ishin vendosur para pandemisë, periudha e bllokimit dhe izolimit ka ndryshuar mënyrën se si lulet, dhe e gjithë ekspozita, mund të priten dhe përjetohen,” i thotë ai Prishtina Insight. “Gjeste të vogla të kujdesit reciprok janë bërë më të pranishme dhe të domosdoshme në jetën tonë të përditshme.”

“Izolimi na detyroi të mos lëvizim dhe të pyesim gjëra shumë elementare si të themi përshëndetje me njëri-tjetrin, apo edhe si të marrim frymë,” shton Halilaj. “Gjatë gjithë këtij procesi shpesh kam menduar se si të gjitha këto pyetje, të cilat gjatë pandemisë u bënë aq të spikatura në jetën e të gjithëve, janë në fakt pyetje që njerëzit e margjinalizuar, ose njerëz, identiteti i të cilëve është lënë pas dore, i bëjnë vetes çdo ditë.”

Ekspozita do të shfaqet në Madrid deri në shkurt të vitit 2021, dhe Halilaj shpreson se mund të bëhet “një hapësirë ku njerëzit ndjehen të frymëzuar të reflektojnë, të festojnë, të dashurojnë, të kujdesen për njëri-tjetrin dhe të mos dorëzohen kurrë.”

 

Shkrimi është përkthyer pasi fillimisht është publikuar në gjuhën angleze në Prishtina Insight