Përsëri e Mbyllur Seanca në Rastin Sekiraqa
13.1.2015 - 11:46
Ai akuzohet për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza.
Mbyllja e seancës është bërë për arsye se dëshminë e tyre para trupit gjykues do ta japin tre dëshmitarë të mbrojtur.
Paralelisht me këtë rast Sekiraqa është i involvuar edhe në një rast tjetër-atë të shpërthimit në Lokalin “Sekiraqa”, në të cilin është në cilësinë e palës së dëmtuar.
Seanca pritet të vazhdojë nesër dhe nëse dëshmitarët e mbrojtur nuk do ta përfundojnë dëshminë e tyre, ajo do të jetë përsëri e mbyllur për publikun.
E mbyllur ishte edhe seanca që u mbajt më 16 dhjetor, ngase edhe atëherë dëshminë e dha një dëshmitar i mbrojtur.