Përballja e Shtetit me Biznesin e Toleruar të Naftës

Fiskalizimi me arka speciale i biznesit të derivateve të naftës, i filluar para dy vjetësh e gjysmë, ende nuk ka përfunduar. Naftëtarët ngulin këmbë se ka monopol në shitjen e arkave dhe nuk pranojnë të fiskalizohen përkundër obligimit ligjor. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se shteti është duke i toleruar kompanitë e naftës.