Për Etikën Në Kohën e Mungesës së Saj (TV)

Për të 6-in vit, Ministria e Arsimit ka organizuar “Javën e Shkencës në Kosovë”. Por ky është viti më kritik i shkencës pas skandaleve që plasën për punimet shkencore në Universitetin e Prishtinës. E derisa shkencëtarët elaboronin etikën, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja pinte kafe në hollin e hotelit luksoz ku mbahej ngjarja që ka kushtuar mbi 30 mijë euro.