Një person kalon pranë një murali me motive etnike shqiptare në Shkup - Foto: REL/AP

Partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut luftojnë për mbizotërim

Partitë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut vetëm nëse bëhen bashkë mund të shpresojnë që ta mposhtin forcën hegjemoniste të Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen vitin e ardhshëm.

 

Ndërkohë që fushata jozyrtare për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit 2020 tashmë kanë nisur, fokusi ka rënë kryesisht në betejën e ardhshme midis partisë kryesore qeverisëse aktuale, Social Demokratëve, LSDM-së dhe rivalëve të tyre të krahut të djathtë në VMRO DPMNE.

Megjithatë, një betejë e veçantë po del në pah po ashtu midis palëve që përfaqësojnë pakicën më të madhe etnike shqiptare në Maqedoni, të cilat tradicionalisht janë lojtarët kyç kur bëhet fjalë për formimin e mëvonshëm të qeverive.

Këto parti kanë përballë betejën e tyre për të vendosur për një epërsi në kampin politik shqiptar, në të cilin Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, qysh prej shumë kohësh e ka ma marrë primatin.

E krijuar në vitin 2002 nga ish udhëheqësit e një kryengritjeje etnike shqiptare, kjo parti ka kaluar 15 nga 17 vitet e saj në ekzistencë si pjesë e qeverive të Maqedonisë së Veriut.

Partitë më të vogla shqiptare e humbën një shans gjatë zgjedhjeve të fundit të parakohshme të përgjithshme në vitin 2016 për tu bashkuar dhe për ta hequr BDI-në nga froni.

Tani ato përballen me një opsion shumë të njohur – ti vazhdojnë grindjet e tyre minore, ose të bashkohen dhe ta rrëzojnë BDI.

Një aleancë opozitare po shihet në horizont, megjithatë ndryshimet mbeten:

Nga deklaratat e tyre fillestare, të katër partitë e vogla shqiptare duket se janë të vetëdijshme për këtë situatë dhe shprehin interesimin e tyre për bashkëpunim të ndërsjellë.

Ziadin Sela, udhëheqësi i partisë më të madhe nga këto katër parti, Aleanca për Shqiptarët, të enjten bëri një apel publik për bisedime për krijimin e një fronti të bashkuar.

“Publikisht iu bëj thirrje nga këtu, se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar për një koalicion me lëvizjen BESA dhe me Alternativën [parti],” deklaroi Sela për Alsat M TV.

Por ai tha se nuk ka kërkuar aleancë me partinë e katërt më të vogël, Bashkimin Demokratike Shqiptare, PDSH, të cilën ai e ka quajtur thjesht një kukull të BDI-së.

Një pengesë tjetër që e parandalon unifikimin e një blloku të bashkuar shqiptar është fakti që lëvizja BESA dhe Alternativa janë kundërshtuese ndaj njëra-tjetrës.

Që të dyja kanë dalë nga BESA në vitin 2018. Pas një beteje të tejzgjatur gjyqësore, njëra palë fitoi të drejtën për të mbajtur emrin, por mbeti me vetëm dy ulëse nga 120 ulëset në parlamentin maqedonas.

Grupi që tani është riemëruar si Alternativa ka tre ulëse, dhe më vonë u bashkua me koalicionin qeverisës të udhëhequr nga LSDM nën Zoran Zaev.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë BESA, Arianit Xhoga e mori parasysh këtë mosmarrëveshje me Alternativen.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë një aleancë elektorale me Aleancën për Shqiptarët dhe me çdo forcë tjetër politike që është pjesë e opozitës dhe e cila në këtë periudhë të vështirë është kundërshtuese ndaj qeverisë,” i tha ai BIRN. “Por ne nuk jemi të përgatitur për një aleancë me një parti qeveritare” tha Xhoga, duke iu referuar qartë Alternativës dhe PDSH-së, që janë të dyja pjesë e aleancës qeverisëse të Zaev.

Admirim Haliti, nga Alternativa, la pak hapësirë për aleanca të paqarta. “Akoma është herët të flasim se cilin opsion do të zgjedhim. Unë mendoj se do të zgjedhim një aleancë me disa nga partitë politike, por për momentin nuk mund të jem i saktë” deklaroi Haliti.

PDSH tashmë tha se planifikon të kandidojë si e vetme në zgjedhje dhe ka hedhur poshtë pretendimet e tre partive të tjera shqiptare se është satelit i BDI.

Edhe pse është pjesë përbërëse në të njëjtën qeveri sikurse dhe  BDI, ajo pretendon se është gjithashtu një rival për të.

Analisti politik nga Shkupi, Kenan Aliu, tha se ai është optimist se disa nga këto parti do ti tejkalojnë dallimet e tyre dhe të mësojnë nga e kaluara.

“Aleanca për Shqiptarët dhe BESA bashkëpunuan në zgjedhjet e fundit presidenciale, kështu që unë nuk do të befasohem nëse ata e bëjnë të njëjtën gjë tani,” thotë Aliu.

Ai i referohej zgjedhjeve presidenciale në muajt Prill-Maj të vitit 2019 në të cilat të dyja partitë mbështetën Profesor Blerim Rekën, i cili arriti një rezultat të respektueshëm, duke përfunduar në vendin e tretë në këto zgjedhje presidenciale me pothuajse 80,000 vota. Kjo pothuajse përputhej me 90,000 votat e fituara nga BDI në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

BDI nuk doli me një kandidat në garën presidenciale dhe u përcaktua të mbështesë fituesin aktual, Stevo Pendarovskin, nga Social Demokratët.

Numri i votave të fituara nga profesor Reka u pa si një fitore për bllokun e opozitës shqiptare, dhe një tregues se çfarë mund të arrihet nëse ato i bashkojnë forcat.

“Presioni për një aleancë midis partive opozitare në bllokun shqiptar vjen nga vetë votuesit,” tha Aliu, duke shtuar se ajo që i bashkon të gjitha këto parti është paknaqësia e tyre ndaj BDI-së, të cilën këto parti e shohin si korruptive dhe autoritare.

“Unifikimi i mundshëm me siguri se do të rriste entuziazmin dhe motivimin e votuesve shqiptarë që të dalin dhe të votojnë në një numër sa më të madh,” tha ai. “Në këtë rast, unë jam i bindur që BDI do të pësojë humbje,” shtoi ai.

Besimi ndaj BDI mund të jetë i gabuar:

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ndërkohë njoftoi kohëve të fundit se partia e tij nuk do të bashkohet në asnjë aleancë elektorale. Në një fjalim para mbështetësve në fshatin Bogovinje, Ahmeti këmbënguli se “asnjë forcë” nuk mund t’i mposhtë ata.

Kjo për shkak se “jo vetëm sepse kjo është familja jonë, por sepse asnjë parti apo lëvizje tjetër politike nuk ka kontribuar më shumë se ne në këtë vend”, tha Ahmeti.

Ai i mori meritat për vete për disa përmirësime kryesore të të drejtave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke filluar me përdorimin më të gjerë zyrtar të gjuhës shqipe, pastaj në insistimin e tij për përfaqësim proporcional të shqiptarëve në administratën shtetërore dhe për përdorim më të madh zyrtar të simboleve kombëtare shqiptare dhe gjëra tjera.

Modeli zgjedhor favorizon batalionet e mëdha:

Kjo bindje e Ahmetit, megjithatë, nuk mbështetet nga rezultatet e zgjedhjeve të kaluara. Numrat nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme në vitin 2016, si dhe nga zgjedhjet lokale në vitin 2017 dhe gara presidenciale në muajt prill-maj 2019, tregojnë se froni i BDI po dridhet.

Sipas tyre, BDI po arrin ta ruajë epërsinë e saj vetëm për shkak se kundërshtarët e saj janë të përçarë.

Në vitin 2016, partitë dhe aleancat e tjera të opozitës shqiptare bashkarisht fituan më shumë vota sesa BDI, por, falë modelit zgjedhor, i cili e ndan vendin në gjashtë njësi dhe në fund favorizon partitë më të mëdha, BDI fitoi më shumë ulëse në bllokun shqiptar.

Dhjetë deputetët i dhanë atyre mundësinë të bëhen lojtarë kyç dhe të mbesin në pushtet, thjesht duke e zhvendosur aleancën e tyre nga ish-qeverisja me VMRO DPMNE tek Social Demokratët.

Në terren, megjithatë, kjo parti fitoi vetëm 87,000 vota, një rënie e mprehtë kjo krahasuar me 153,000 votat që i kishte fituar në zgjedhjet e mëparshme të përgjithshme, të mbajtura në vitin 2014.

Në të kundërtën, lëvizja e sapoformuar BESA, para se të pllakosej nga përçarjet, fitoi 58,000 vota, të mjaftueshme për të fituar pesë ulëse. Aleanca për Shqiptarët në vitin 2016 fitoi 35,000 vota, të mjaftueshme për të fituar tre vende, dhe PDSH fitoi 31,000 vota, duke u përkthyer në dy ulëse. Marrë së bashku, këto parti fituan 124,000 vota.

Sidoqoftë, për shkak të përçarjes së tyre, të cilën analistët ia atribuan betejës së pakënaqshme për mbizotërim midis BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, ata së bashku fituan të njëjtin numër deputetësh sa edhe BDI – dhjetë.

Sikur të ishin pjesë e një blloku të vetëm, ata shumë lehtë do të mund të kishin fituar 13 – 14 ulëse.

Sidoqoftë, gjërat ndryshuan në zgjedhjet lokale në vitin 2017, kur BDI e konsolidoi qëndrimin e saj, duke fituar rreth 90,000 vota.

BESA më pas fitoi rreth 47,000 vota, rreth 10,000 më pak sesa në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016, ndërsa Aleanca për Shqiptarët pa rritjen e saj më të madhe, duke fituar gati 50,000 vota, dhe duke u bërë kështu  partia më e madhe e opozitës shqiptare.

Afatet e shkurtra për sondazhet e parakohshme nuk japin më kohë për ndryshime në modelin zgjedhor, thonë vëzhguesit tani.

Kjo do të thotë se do të aplikohen të njëjtat rregulla sikurse ato në vitin 2016, dhe partitë më të vogla shqiptare do të duhet të mësojnë nga gabimet e tyre nga e kaluara dhe të bëhen bashkë – nëse duan të fitojnë.