Parregullsitë në zgjedhjet për Drejtor të Gjinekologjisë në QKUK

Në krye të Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka mundësi të vijë një person që nuk plotëson kriterin bazik të konkursit.

Prej vitit të kaluar kz konkurs është hapur dy herë ndërsa pakënaqësitë e kandidatëve vazhdojnë të jenë të mëdha.

Në konkursin e fundit për drejtor të kësaj klinike kishin konkuruar njerëz me grada shkencore e akademike, ndërsa  përveç tyre në konkurs ishte kandidat edhe Jakup Ismajli  një mjek që nuk ka asnjë gradë shkencore por është vetëm mjek specialist.

Megjithë inferioritetin shkencor,  për herë të dytë Ismajli zgjehet fitues i këtij konkursi.

Statuti i ShSKUK-së ka paraparë që drejtuesit e e klinikave të QKUK duhet të jenë profesorë universitar ose të paktën të kenë gradat shkencore të  magjistraturës apo doktoratës.

Këto kritere ishin paraparë edhe në konkursin e parë në qershor të vitit të kaluar por edhe në konkursin e dytë në nëntor të vitit të kaluar

Fakir Spahiu kryetar i komisioit vlerwsues thotë se kjo ishte e ligjshme përkundër faktit se statuti e përcakton qartë se për tu bërë drejtor duhet titulli akademik.

“Sa i përket që nuk ka përgatitje akademike ne e dijmë mirëpo ne të gjithë ata që kanë arritje akademike si doktor shkence apo magjistër me një vendim që e kemi nxjer kemi klasifikuar që doktori i shkencës t’i ketë në start mbi 10 pikë dhe magjistratura ti ketë 5 pikë në start kush ka pasur doktor shkence i ka pasur 15 pikë.  Përzgjedhja ka qenë me të arritura në test dhe poentimit pastaj me arriturat në intervistën me gojë rrezultati është publikuar ka dalur, koha e ankimimit është e përcaktuar në bazë të udhëzimit administrativ për përzgjedhjen e kandidatëve, në këtë rast e kanë kohën prej 8 ditëve”

Njëra nga kundërkandidatet e Ismajlit ishte  Vlora Ademi Ibishi e cila ka dy nivle më të larta të shkollimit sesa Ismajli. Ajo është gjinekologe dhe asistente e rregullt në Katedrën e gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë është edhe doktor i shkencave mjekësore

“Kriter i domosdoshëm ka qenë që kandidati duhet të ketë thirje të doktorit të shkencave dhe vetëm në mungesë të kandidatëve me thirje mund të thiren në test kandidatët që janë vetëm specialist.  Në këtë rast kanë aplikuar gjithsesj gjashtë kandidat pesë prej tyre kanë pasur shkencore këtu është dështimi, është shkelur ligji pasi që është thirur edhe kandidati që nuk ka pasur thirje shkencore” tha ajo.

Ademi Ibishi thotë se ky proces është jo valid për shkak të parregullësive gjatë testimit.

“Si pjesëmarrës mund të konsideroj se ka pasur parregullësi, fillimisht është thirur kandidati që me udhëzimin administrativ për konkursin publik është dashur të bëhet një listë vetëm me kandidatët që i plotësojnë kushtet në këtë rast ka ndodhur e kundërta janë thirur të gjithë kandidatët i plotësuan apo jo kushtet. Nuk është vetëm kjo parregullësitë kanë vazhduar edhe gjatë testimit, fillimisht procedura ka filluar pa prezencën e anëtarit të dytë të komisionit i cili është vonuar gjysmë ore, përpos kësaj ka pasur edhe parregullësi tjera ka qenë mbushja e testeve me laps grafik pra nuk është përdor stilolapsi, nga komisioni nuk është paralajmëruar se ndalohet përdorimi i mjeteve elektronike si telefoni dhe nuk është ndaluar gjatë procedurës së testimit. Të gjitha këto e bëjnë një test jovalid” tha ajo.

Mbajtjen  e telefonit nuk e mohon as Fakir Spahiu kryetar i komisionit vlerësues.

“ Telefoni… nuk besoj që është përdor diku, na kemi qenë gjithë bashke, të gjithë i kanë pasur telefonat përpara, cka është dyshimi tash spo e di telefonin skemi pas nevojë me përdor askush “

Nga ana tjetër për këtë çështje ka reaguar edhe Fakulteti i Mjekësisë.Ibrahim Rudhani prodekan për cështje shëndetësore tha se më herët kur është bërë zgjedhja e drejtorit të klinikës ka qenë një rregull që aty të ketë edhe një përfaqësues nga Dekanati duke e marrë parasysh faktin që kjo është qendër Universitare.

“ Lidhur me zgjedhjet e drejtorëve të klinikave të QKUK-së ka reaguar me shkrim Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë për shkak të mos respektimit të statutit të SHSKUK-së i cili parasheh se përparësi ka Profesori specialist i lëmisë përkatëse, në mungesë doktori specialist me thirrje shkencore apo asistenti ngase ky është institucion edukativ dhe shëndetësorë, kjo nuk ka ndikim direkt por me drejtorët që janë staf akademik po gjejmë mirëkuptim më të mirë për të gjitha çështjet qe kanë ndikim direkt ose indirekt në mbarëvajtje të mësimit”

Përveç doktoreshës Vlora Ademi Ibishi konkurrent ishte edhe Gjinekologu Curr Gjocaj ish drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës i njohur edhe si daja i Adem Grabovcit. Gjocaj nuk deshi të prononcohet para kamerës përmes një emaili tha se do të ndjek rrugët ligjore për tu ankuar rreth këtij procesi.

“Me shkrim e kam njoftuar  zyrtarin e administratës për procesin unë  kam  vërejtje  serioze  për këtë  proces  të përmbyllur, sipas meje në mënyrë të jashtëligjshme.

Pra, do parashtroj  ankesën brenda afatit ligjor  tek një organ tjetrër i pavarur brenda QKUK- së konkretisht te Komisioni për Ankesa me shpresën që ky organ të nxjerrë vendim meritor e ligjor dhe në përputhje me obligimet e detyrës zyrtare që ka ky komision i pavarur”

Ish drejtoresha e Klinikës Myrvete Paqarada thotë se për herë të parë pritet që kjo Klinikë të udhëheqet nga një njeri që nuk ka asnjë thirje akademike apo shkencore, sipas saj që nga viti 1979 kjo Klinikë në krye ka pasur profesorë e doktor me përgatitje të larta.

Komisioni vlerësues pas Ismajlit ka rradhitur kandidatët me grada shkencore e akademike siç janë Curr Gjocaj –Magjistër i Shkencave mjekësore ,Naser Rafuna – Magjistër i Shkencave mjekësore, Brikena Dacaj Elshani –doktor i shkencave mjekësore dhe asistente në Fakultetin e Mjeksisë dhe Vlora Ademi Ibishi doktor i shkencave mjekësore dhe asistente në Fakultetin e Mjeksisë

Kandidati i zgjedhur si drejtor nuk pranoi të flas për Jeta në Kosovë me arsyetimin se pyetjet e dërguara janë tendencioze e provokative.