Pak Shtigje e Shumë Dëshira Për Lëvizje me Biçikleta

Asamblistja gjakovare vdiq në janar kur u godit nga një makinë, teksa po shkonte në punë me biçikletë. Një vdekje të tillë në prill te Parku i Gërmisë pati edhe një i ri prishtinas. Lëvizja me biçikletë konsiderohet e rrezikshme në Kosovë, ndërsa komunat kanë filluar të mendojnë edhe për çiklistët, duke rregulluar disa korsi për këto mjete.