Pak kohë pas pushtimit të Ukrainës, Putin i mbijetoi një atentati

 

Presidenti rus Vladimir Putin i i ka mbijetuar një atentati jo shumë kohë pasi e nisi pushtimin e Ukrainës, sipas zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Kyrylo Budanov i tha gazetës ukrainase Ukrainska Pravda: “Kishte një përpjekje për ta vrarë Putinin” në muajin mars.

Gazeta botoi gjithashtu një version në anglisht të komenteve.

Për përkthimin e Pravda, Budanov tha:

“Kishte një tentativë për ta vrarë Putinin… Ai madje u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, jo shumë kohë më parë. Ky është informacion jo publik. [Ishte një] një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por me të vërtetë ndodhi … Ndodhi rreth 2 muaj më parë.

“E përsëris, kjo tentativë ka qenë e pasuksesshme. Nuk ka pasur asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur”.

Pravda tha se komentet ishin pjesë e një interviste më të gjatë, të cilën do ta publikonte së shpejti.

Budanov ka përhapur vazhdimisht informacione të paverifikuara në lidhje me kërcënimet ndaj Putinit dhe nuk ka ofruar prova për t’a mbështetur pretendimin e tij të fundit.

Rreth një javë më parë ai pretendoi se shëndeti i Putinit është në rënie dhe sugjeroi se një grusht shteti në Kremlin është duke u zhvilluar që është “e pamundur të ndalet”. Në atë intervistë me Sky Neës, ai tha se pret një ndryshim të udhëheqjes deri në fund të vitit.

Duke e lokalizuar përpjekjen për “përfaqësuesit e Kaukazit”, Budanov dukej se po thoshte se Ukraina nuk qëndronte pas saj.

Kaukazi është një rajon i madh gjeografik. Ai përfshin disa territore ruse, duke përfshirë Osetinë e Veriut-Alaninë dhe Çeçeninë, si dhe shtete jo-ruse si Gjeorgjia dhe Azerbajxhani, të cilat dikur ishin në Bashkimin Sovjetik.

Anton Geraschenko, një zyrtar i lartë i qeverisë ukrainase, i ndau gjithashtu komentet e Budanov në profilin e tij në Telegram.

Rreth kohës së atentatit të pretenduar për vrasje, tashmë kishte shenja se përparimi i trupave ruse në Ukrainë po karakterizohet me luhatje të mëdha, me pasoja në Kremlin.

Pretendimi i vrasjes është i fundit në një varg të gjatë pretendimesh – me besueshmëri të ndryshme – për shëndetin e Putinit dhe ndikimin e tij në udhëheqjen e tij në Rusi.

Së fundmi, më 18 maj, ish-shefi i MI6, Sir Richard Dearlove, tha se Putini do të jetë jashtë pushtetit deri në vitin 2023./Business Insider

Përgatiti: Nuhi Shala