“Nuk Ka Prova se Shqiptarët u Dëbuan me Forcë”

Pavkoviq dhe Shainoviq po apelojnë pasi janë dënuar në vitin 2009 me 22 vjet burgim secili për dëbim, vrasje dhe persekutim në baza politike, racore dhe fetare të shqiptarëve të Kosovës gjatë konfliktit të vitit 1999.

“Kjo është një drejtësi e madhe dhe aktpadi i motivuar politikisht”, tha avokati mbrojtës i Pavkoviqit para Tribunalit të martën, duke shtuar se ai ka qenë “ushtar i dalluar”.

Sipas verdiktit të vitit 2009, Pavkoviqi “kishte për qëllim të dëbonte me forcë një pjesë të popullatës shqiptare në Kosovë dhe e ndante këtë synim me anëtarë të tjerë të veprimit të përbashkët kriminal”.

Të akuzuar për përfshirje në një veprim të përbashkët kriminal, bashkë me Pavkoviqin dhe Shainoviqin ishin edhe lideri i Serbisë, Slobodan Milosevic, ish-shefi i shtabit të Trupave të Prishtinës në Armatës Jugosllave, Vladimir Lazarevic, ish-ministri i mbrojtjes Sreten Lukic dhe ish-gjenerali i Armatës Jugosllave, Dragoljub Ojdanic.

Avokati mbrojtës i Pavkoviqit tha se “shqiptarët u larguan nga Kosova, por nuk ka provë se janë larguar me forcë”.

Sipas avokatit mbrojtës, shqiptarët që u larguan nga Kosova, u arratisën sepse kishin frikë nga bombardimet e NATO-s, paramilitarët serbë dhe nga lufta në përgjithësi, por ushtria jugosllave nuk kishte asnjë rol për t’i detyruar të largoheshin.

“Një veprim i përbashkët kriminal nuk është vërtetuar, dhe as se Pavkoviq ishte pjesë e tij, ose se ka urdhëruar krime… Në fakt, ai ka bërë çdo gjë të mundur për t’i ndaluar ato”, tha avokati mbrojtës.

Avokati mbrojtës ka kërkuar gjithashtu që Shainoviq të lirohet, duke thënë se verdikti i vitit 2009 ishte “ligjërisht i pabazë dhe i paqartë”.

Sipas aktgjykimit të vitit 2009, si zëvendëskryeministër jugosllav, Shainoviq “kishte për qëllim të dëbonte me forcë popullatës shqiptare në Kosovë dhe të ndryshonte balancën etnike në Kosovë për të siguruar kontroll të vazhdueshëm nga Republika Federale e Jugosllavisë”.

“Nuk ka provë për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në një veprim të përbashkët kriminal”, tha avokati mbrojtës, Toma Fila.

“Për më tepër, nuk është vërtetuar se Shainoviq ka komanduar Armatën Jugosllave”, tha ai.

“Është një konkluzion i paarsyeshëm që Shainoviq ka luajtur një rol kyç në dëbimin e shqiptarëve, ose se ka koordinuar veprimet e policisë dhe ushtrisë serbe”, vazhdoi Fila.

Ai shtoi se nëse dhoma e apelit vendos të mbajë dënimin e Shainoviqit, dënimi i tij duhet të jetë shumë më i shkurtër se 22 vjet.

Apeli do të vendosë të mërkurën.