Nuhi Uka: Gjykimi Që Stimulon Korrupsionin

Nuhi Uka dhe kolegët e tij llogaritet se dëmtuan shtetin miliona euro nëpërmjet tjetërsimit të pronave në zonën më të rëndësishme për biznes në vend, përkatësisht pjesën që shtrihet nëpër “Veternik”, Çagllavicë, e Llapnasellë. Por Uka nuk do të shkojë asnjë ditë në burg, pasi që u dënua me kusht. Dënimin e gjyqit e kanë vlerësuar si qesharak ish-anëtarë të bordit të AKP-së dhe gazetarë. Fejzullah Hasani, kryetar i Supremes ka vlerësuar se raste të tilla janë mesazh i keq për sistemin e drejtësisë.