Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq - REL

Një marrëveshje e keqe

Shaun Byrnes, një diplomat amerikan në pension, shërbeu si shef i Misionit Vëzhgues Diplomatik të Sh.B.A-së në Kosovë në vitet 1998-99, shkruan:

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë përgatitur një projekt marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit që ka përcaktuar marrëdhëniet e Serbisë me shqiptarët për një shekull. Kjo marrëveshje është vetëm një nënshkrim larg por refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ta hequr tarifën për mallrat serbe po e bllokon një gjë të tillë dhe mosmarrëveshja kushtetuese se kush është përgjegjës për dialogun me Serbinë.

Drafti raportohet se përfshin shkëmbimin e territorit. Uashingtoni po kërcënon të tërheqë trupat amerikane në shenjë hakmarrjeje dhe Thaçi po përdor presionin e ShBA-ve mbi Kurtin për të nxitur rrëzimin e qeverisë së tij. Thaçi pretendon se refuzimi i Kurtit kërcënon marrëdhëniet me SHBA.

Kurti ka marrë hapin më të përgjegjshëm, duke hequr në mënyrë të njëanshme disa tarifa më 15 mars dhe duke ofruar heqjen e pjesës tjetër me 1 prill, nëse Serbia përgjigjet në mënyrë konstruktive. Ai i shkroi Sekretarit Amerikan të Shtetit (Mike) Pompeo se do t’i heqë tarifat dhe vetë do të rifillojë dialogun nëse Serbia përgjigjet në mënyrë konstruktive për heqjen e tij të tarifave.

Në mbyllje të një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës afër mesnatës së 11 marsit, Kryetarja e  Kuvendit, Vjosa Osmani, propozoi që të hiqet tarifat dhe në të njëjtën kohë Thaçi të heqë dorë nga udhëheqja e dialogut.

Udhëheqësit e Kosovës duhet të kujtojnë se miqësia me SHBA është dhe do të mbetet e vendosur pavarësisht nga mosmarrëveshjet për tarifat.

Në vitin 2016, Thaçi dhe Vuçiq vendosën të hedhin poshtë qasjen hap pas hapi të BE-së të filluar në 2013 në favor të një marrëveshje të madhe, gjithëpërfshirëse. BE kishte ndërmjetësuar një seri marrëveshjesh teknike, që do të arrinin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, më në fund “normalizimin” e marrëdhënieve të tyre me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Por, pak nga marrëveshjet teknike u implementuan dhe dialogu ngeci.

Të dy presidentët u takuan në fshehtësi, sipas shumë burimeve, shpesh në pranin e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Frederica Mogherini. Deri në nëntor 2019 këto takime prodhuan një projekt që raportohet të jetë gati për nënshkrim.

Drafti përfshinte, sipas burimeve, një shkëmbim territori (disa pjesë të Kosovës në veri të lumit Ibër dhe disa pjesë të luginës së Preshevës në jug të Serbisë),  Asociacioni i Komunave Serbe, ekstra territorialiteti për manastiret serbe, pa njohje de jure nga Serbia, por një angazhim serb për të mos bllokuar pranimin e Kosovës në OKB.

Ajo që Rusia do të bëjë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbetet problematike, përkundër sigurimeve të Putinit për Vuçiq dhe Thaçi në vitin 2018 që Rusia do të mbështesë gjithçka për të cilën Serbia dhe Kosova bien dakord.

Një shkëmbim territoresh (ndarje) dhe Asociacioni ka ngritur flamuj të kuq ndër shumë diplomatë dhe vëzhgues. Ndarja rrezikon shkëmbimin e detyruar të popullsisë dhe madje edhe dhunën. Më keq, ajo mund të ringjallë ëndrrat e nacionalistëve radikalë diku tjetër në Ballkan. Edhe më keq, kjo mund të ringjallë ëndrrat e radikalëve nacionalistë dikah tjetër në Ballkan. Një Asociacion virtualisht autonom i komunave serbe njëjtë sikur Republika Srpska në Bosnje. Kosova ka mjaft jofunksionalitet për t’i shtuar edhe përbërës tjerë.

Gati një muaj, kryeminstri Kurti është nën presion intensiv dhe përshkallëzues nga SHBA, dhe presion në rritje nga partneri i tij i koalicionit, për të hequr menjëherë tarifat në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse të përfundojë.

Shaun Byrnes

Vuçiq nuk do që ta rinisë dialogun pa u larguar tarifat tërësisht. Kurti ka ofruar kompromis: të heqë së pari tarifat në mallrat e lëndës së parë që nga 15 marsi. Me sa duket 80% e importeve janë lëndë të para, kështu që lëvizja e Kurtit shkon shumë drejt asaj që Serbia, SH.B.A dhe BE kërkuan. Për më tepër, Kurti ofroi të heqë tarifat e mbetura që nga data 1 prill me kusht që Serbia të përgjigjet në mënyrë konstruktive duke hequr të gjitha barrierat jo tarifore për tregtinë me Kosovën dhe duke ndaluar fushatën e saj për të bindur shtetet që njohin Kosovën për të tërhequr njohjen e Kosovës.

Uashingtoni ka kundërshtuar kompromisin dhe insiston në heqjen e të gjitha tarifave tani dhe ka kërcënuar të ndalojë miliona dollarë ndihmë financiare dhe më pas të tërheqë trupat amerikane nga Kosova.

Sidoqoftë, Vuçiq nuk do të rifillojë dialogun deri pas zgjedhjeve parlamentare serbe në 26 prill. Qëllimi i tij publik është që Partia e tij Progresiste të ketë më të sigurt fitoren dhe ai nuk dëshiron t’i japë kundërshtarëve radikalë nacionalistë ndonjë justifikim për ta akuzuar atë për shitje të Kosovës.

Vuçiq refuzoi të eci përpara javën e kaluar kur u shty nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare O’Brien, i Dërguari Special Grenell dhe Kushner, duke përsëritur se ai nuk do të rihapë dialogun derisa Prishtina t’i heqë tarifat. Edhe premtimet e Kushner për sasi të mëdha të ndihmës dhe investimeve të huaja nuk e lëvizën Vuçiqin.

Në një intervistë pasi u kthye në shtëpi, Vuçiq deklaroi se nuk do të kthehej në Uashington për të rifilluar dialogun deri pas zgjedhjeve dhe kritikoi nxitimin për të arritur një marrëveshje të shpejtë. Vuçiq ka qenë i lumtur që Kurti u vendos nën presion të madh nga SHBA për të rifilluar dialogun për shkak të refuzimit të tij për të hequr tarifat menjëherë.

Atëherë, cili është nxitimi? Kurti do të heqë shumicën e tarifave këtë fundjavë dhe Vuçiq nuk po nxiton të rifillojë negociatat. Për më tepër, ndryshe nga Uashingtoni, Brukseli ka mirëpritur vendimin e Kurtit për të filluar heqjen e tarifave dhe nuk po i bën presion të madh publik për të bërë më shumë. Më në fund, nga do të vijnë “qindra miliona dollarët” e investimeve të huaja direkte dhe ndihma e premtuar nga Uashingtoni, veçanërisht kur SHBA nuk ka koordinuar nismën e saj me BE?

Do të ishte më e mençur të lëvizim gradualisht dhe të ndërtojmë konsensus midis liderëve politikë dhe shoqërisë për ndryshimet që do të prodhojë marrëveshja përfundimtare. Politikanët dhe publiku i Kosovës kanë nevojë për transparencë: nuk ka pasur fare. Thaçi duhet të jetë i hapur për përmbajtjen e marrëveshjes në mënyrë që politikanët dhe shoqëria të vendosin për të, në vend që të habiten më vonë nga ajo dhe pasojat e saj. Kosovës i duhet kohë për të zhvilluar një konsensus se si të vazhdohet me dialog në mënyrë demokratike, dhe të mos shtyhet në vendime të shpejta.

Duke e mbyllur seancën e jashtëzakonshme të 11 marsit rreth tarifave, kryetarja e Kuvendittë Kosovës, Vjosa Osmani (një nënkryetare e LDK-së), në një qortim bërë Thaçit, bëri thirrje për heqjen e tarifave por në të njëjtën kohë edhe tërheqjen e Thaçit nga dialogu. Qortimi i Osmanit theksoi mosvindjen e Thaçit që t’i nënshtrohet kërkesës kushtetuese që drejtimi i dialogut është punë e qeverisë.

Janë Uashingtoni dhe Thaçi ata që po bëjnë presion për një marrëveshje tani, gjë që po e përshkallëzon presionin ndaj Kurtit për t’i hequr tarifat. Presidenti Trump, O’Brien dhe Grenell qëndrojnë prapa këtij presioni në kërkim të një marrëveshjeje të shpejtë.

Trump është në kërkim të një marrëveshje të shpejtë për të rritur perspektivat e tij të rizgjedhjes që po duken më të errëta për shkak të krizës ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e shoqëruar me rënien e çmimit të naftës dhe gjasat që ish nënkryetari Biden do të jetë kandidati demokrat.

Nga ana e tij, Thaçi e shikon marrëveshjen si një pjesë trashëgimisë së tij, por ka edhe konsiderata të tjera më të rëndësishme politike. Ai do të donte ta rrëzonte qeverinë Kurti për të mbrojtur veten dhe miqtë e tij të korruptuar nga përpjekja e Kurtit për të zhdukur korrupsionin e përhapur. Qëllimi i Thaçit është që atëherë të krijojë një qeveri të re të koalicionit të përbërë nga LDK, partneri aktual i koalicionit të Kurtit, dhe PDK, partia që themeloi Thaçi.

Ndërhyrja e Trumpit për të marrë përsipër dialogun i ka dhënë mundësinë Thaçit ta bëjë këtë. Ai po shfrytëzon kërcënimet e veprimit ndëshkues të SHBA si një mashtrim kundër Kurtit dhe po përpiqet të grumbullojë opozitën për të kërkuar që tarifat të hiqen menjëherë. Në deklaratat publike këtë javë, Thaçi akuzoi se veprimet e Kurtit kërcënuan marrëdhëniet me SHBA dhe “shumë të ardhmen e shtetit tonë”, një akuzë e papërgjegjshme.

Ndërsa lideri i LDK-së e mbështet Thaçin, tani për tani Kuvendi nuk po e mbështet Thaçin dhe situata është në ngërç.

Vlen t’ua kujtojmë udhëheqësve të Kosovës se asnjë marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk do t’i japë fund armiqësisë së Serbisë me provincën e saj të dikurshme. Derisa Serbia të pranojë se çfarë ka bërë në Kosovë nën sundimin e Millosheviqit marrëdhëniet e tyre nuk do të jenë as normale dhe as miqësore.

Shumë me rëndësi, ne duhet t’i kujtojmë udhëheqësit e Kosovës që SHBA është dhe do të mbetet një mik i vendosur dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë mund të kërcënojnë Trump, O’Brien, Grenell, Pompeo dhe Kushner. Kosova nuk duhet të detyrohet të pranojë një marrëveshje që lë pasoja me një Serbi armiqësore, të cilën politikanët e saj dhe publiku nuk e kanë parë për shkaktë motiveve vetë-shërbyese të një politikani.

 

Marrë nga peacefare.net