Një Ditë te Kontejnerët

Kam pasë nevojë për aftësitë m’i bindë (babai i Gjelanes ka shikue çizmet e mia të bukura që i kam ble në Stamboll dhe më ka pyetë me kujdes ‘mos ki do këpucë më adekuate?’) mirëpo më në fund e kam bindë Agronin me më marrë me vetë kur ai doli te kontejnerët.

Nuk kam ditë si me mendue për këtë punë që është burimi kryesor i të ardhurave për gati të gjitha familjet që OJQ’ja jonë po mbështetë në Fushë Kosovë. Me dergue fëmijët nëpër xhama të thyem, copa të mishit, dhe kondomë të përdorur për qellim me gjetë do hekura për me i shitë, në vend se me qenë në klasë: dukuri antishoqënore. Të papunësuar tue pastrue qytetin dhe tue riciklue mbeturinat – dhe tue fitue pak të ardhura përmes djersës së tyre? Njëfarë heroizmi.

Jam paraqitë për me kontrollue këtë veprimtari heroike/ antishoqënore nga afër, me dorëza gome (Agroni ka qeshë siç qeshin mjeshtrit me nxënësit e tyre në tanë botën) dhe Gjelanja, babi e unë jemi nisë me karrocë.

‘Dhe çka po kërkojmë?’

Shishet plastike janë 15c për kilogram; alumini është 20c për kilogram. Sendi më i mirë që mundemi me gjetë është një bateri e kerrit – 75c për kilogram. Dhe ato peshojnë shumë.’

Kemi qëndrue në Fushë Kosovë se Agroni nuk ka bicikletë. Ai ka qenë pak i trishtuar kur kam pyetë për këtë, se nëse ke një bicikletë, mundesh me arritë mundësitë më të pasura nëpër kontenjerët e Prishtinës. Me vetëm një karrocë duhesh me qëndrue në Fushë Kosovë.

Kur je tue ngarkue karrocë tendë deri në maksimum, do të kesh nevojë për një mënyrë m’i mbajtë, pra para se me fillue grumbullimin e mbeturinave seriozisht duhesh me grumbullue mjete për ditë. Ishim tue kalue një minimarket. ‘A t’i blejmë qeset e zeza?’, e pyeta Agronin.  Ai më shikoi si të jem budallicë.

‘I gjejmë qeset e zeza’.

Ashiqare. Pra më së pari shkojmë te një kontejner mbas një pallati. Ishte plot qese të zeza dhe Agroni ka marrë disa që janë vetem gjysë të mbushura dhe i ka zbrazë. Ai ka një hernie dhe nuk ka mujtë me hy në kontejner. ‘Hajde, Gjelane,’ i ka thanë çikes. Ky ishte momenti më i vështirë i ditës për mua, kur nëntëvjeçarja është ngritur mbi buzën e kontejnerit dhe ka fillue me rregullue qeset e letrës së tualetit të përdorura, salsë domatesh dhe lëngje të qelbura dhe të paidentifikuara. ‘Unë do ta bëj në vend tëndin’, i thash, mirëpo nuk me kanë lejue.

Kur kemi gjetë do thasë, kemi fillue me mbledhë. Agroni ka vendosë që shishet plastike janë qëllimi më i mire për ne – sigurisht ka boll nëpër rrugtë e Fushë Kosovës. I kemi hekë prej barit, i kemi marrë prej rrugës, kemi zbrazë kontenjerë (tue falenderue ato që ndajnë mbeturinat e tyre, që të gjitha shishet ishin së bashku). Gjelanja më ka pyetë për fjalë në gjuhën angleze dhe ka ngutë para nesh tue këndue ‘bottle, bottle’ kur ajo e ka gjetë një, sikur me gjetë një thesar.

Kur arritëm shpitë ku ka kovë për mbeturina brenda dyerve, Agroni ka thirrë nëse është dikush në oborr dhe ka kërkue leje me hy brenda. Kur i kanë pa, pronarët kanë qenë miqësorë dhe bujarë. Gjelanja ka marrë dhuratë monedhash, ka mbushë fustanin me kumbulla dhe i janë ofrue do qese me veshmbathje që një gru i ka ruajtë për ta. Njerëz kanë njoftë Agronin – ai ka punue kështu prej moshës 14 dhe ka thane që ka mësue prej babit e tij – dhe shumë i kanë përshëndetë në rrugë. Unë e kam kuptue si një llojë reciprociteti, një njohje që ai u është tue shërbye.

Ishte punë e rëndë, tue lakue për m’i marrë shishet dhe me shtye karrocën në një mënyrë joergonomike. Është ba edhe më vështirë derisa karroca (me një rrotë të padrejtë) është mbushë dhe është ba ma zor me i grahë. Të gjithë kemi pasë erë të keqe. Unë isha gati për me u kthye në shpi.

Vetëm kur është mbushë me ndoshta gjashtë qeset e zeza plotë me shishe plastike, bashkë me një thes të varur prej çdo dorëze, me një te shpina te unë edhe Agroni – tek atëherë sugjeroi Agroni që mund të shkojmë te depo ku do të blejnë mbeturina prej neve.

Kam ba hamendje për sa do të fitojmë. Patjetër kemi punue shumë – qeset janë mbushur, tri orë punë prej tre argatve. Provova m’i llogaritë sa peshë ka një thes shishe plastike, provova m’i shumëzue herë 15c për kilo, deri sa kryet më ka dhimbtë sa shpina.

Dy euro tetëmbëdhjetë centë. Është kaq që kemi fitue. Ishte më pak sesa çka kam pague për një lëng portokalli të fresket që kam porositë t’më shuaj etjen kur jam kthye në Prishtinë.

Faktikisht është gati e njejta shumë e përditshme që merr familja e Agronit për social (75 euro në muaj), pra tue punue kështu, Agroni dyfishon të ardhurat për familje.

Është çmimi për me riciklue ato që ke hedh në mbeturina sot.

Është një menyrë me llogaritë koston për një fëmijë që nuk vijon shkollë se ai është tue punue për familje.

Elizabeth Gowing është autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo, të botuar sivjet. Gjithashtu ajo është themeluesja e OJQ’së The Ideas Partnership, të regjistruar në Kosovë me punë në projekte arsimore, mjedisore dhe kulturore. Mund të kontaktohet në [email protected]