Një Ditë në Pemishten e Gjilanit

Në peizazhin e bukur rreth Gjilanit, në një ditë pranverore të përsosur, zbulova përgjigjen në lëngun e frutave që isha tu e pi. Isha në vizitë në pemishtet dhe fabrikën e “Frutomanisë”, tu mësue për zinxhirin e furnizimit (më shumë se 100 kultivuesit e Kosovës), përkushtimin për cilësi (pa konservans dhe pa asgjë të shtuar) dhe shijet e mrekullueshme (jo vetëm mollë – më vonë provova kajsi, dredhëz dhe fruta të tjersa) të produkteve të “Frutomanisë”.

Në fillim nuk kuptova mirë si lidhet struci me këtë – ai është një zog i bukur, me pupla që vizëllojnë derisa shëtit në tharkun e tij afër kaçubave të borovnicave. Dhe ndoshta nuk lidhet hiç me lëng frutash – vetëm është aty për qef. Por është prej të njëjtës frymë të eksperimentimit dhe kureshtjes prej të cilat kanë marrë Alban Ibrahimi dhe kolegët e tij zogun e çuditshëm si fillim për një kopsht zoologjik të vogël afër fabrikës, që gjithashtu i kanë nxitë m’i provue katër llojet e borovnicave për me identifikue cila ka më shumë sukses në klimën e Kosovës dhe cila e ka lëngun më të mirë.

 

Kjo frymë gjithashtu e ka inspirue prodhimin e lëngut nga molla e egër, unik në Kosovë për “Frutomaninë” (Albani më tregon që shumica e mollave të egra këtu janë shitë në kompanitë farmaceutike që nxjerrin prej tyre lëndë kundër kolesterolit dhe për barnat për diabeti. Lëngu e tij po krijon një treg të ri dhe po nxit më shumë familje në rajon m’i kërkue këto mollë) dhe shijen e tyre të mrekullueshme. E njëjta frymë inspiron vargun e ri të produkteve që ende nuk janë në treg, por të cilat më shërbehen me lugë që duken si xhevahire: marmelatë e nektarinave dhe kompot të vishnjeve, prapë prej pemës vendore pa aditivë, të gjithë që shkrihen në gojë si diçka luksoze.

Tu marrë një gllënjkë në diell, duket që personeli i “Frutomanisë” kanë një jetë të lehtë, por derisa Albani flet për proceset në prodhimin e këtyre kafshatave të lezetshme, kuptoj që s’është bash lehtë. Për shumë vite, Albani ka punue në projekte më OJQ-në “Care International” në Kosovë dhe jashtë vendit, për zhvillimin e sektorit bujqësor. Ai ka qasje shkencore ndaj punës: kurrë nuk kam dëgjue dikë tu folë kështu për pemë. Ai më shpjegon për Menaxhimin e Integruar të insekteve të dëmshëm dhe shpërblimin prej 15% që ai paguan fermerëve nëse dëshmojnë se ndjekin këto procedura, dhe për standarde ndërkombëtare GAP (Praktikat e Mira Bujqësore) për të cilat ofron një stimulim për fermerin e parë që do të certifikohet.

Ai ligjëron për rëndësinë e varieteteve të frutave (më tregon 15 lloje të kumbullave që unë, dorën në zemër, nuk mundem me i dallue) dhe perimeve – se Kosova mund të jetë e pavarur sa i përket furnizimin me speca dhe domate, nëse do të kishte investim për një gamë më të gjerë të varieteteve që do të piqeshin në kohët e ndryshme, në vend se me dalë në treg në të njëjtën periudhë të shkurtër të vitit.

Ai don me zhvillue, jo vetëm “Frutomaninë”, por edhe Kosovën. Kur bisedoj me njërin prej punëtorëve, tu e pengu gjatë krasitjes, ai më tregoi që fshati i tij, pak mbrapa pemishtes, ka nivel të punësimit më të lartë në krejt Kosovë, falë ndërmarrjes “Frutomania”, bashkë me një tjetër kompani afër që prodhon ushqim, si dhe fabrikës së ujit “Dea” në luginë. Në stinën e korrjes, deri në 300 njerëz janë të punësuar në “Frutomani” (dhe në fabrikë, 50 për qind e punëtorëve janë femra).

Nuk do të jetë e lehtë për një kompani të re me ideale. Albani flet se si duhet me edukue shijen e kosovarëve që janë rritë me lëng “frutash” që janë përplot sheqer dhe aditivë. “I hapin sytë kur provojnë lëngun tonë të pjeshkëve”. Thonë “ka shije shumë të mirë, por nuk e ka shijen e lëngut të pjeshkave, m’i kujton pemët”. Ai ka probleme gjithmonë me furnizimin me ujë dhe me rrymë (ka hulumtue nëse ka mundësi për energjinë prej erës, por arriti në përfundimin që nuk ka mjaft potencial në vendin ku gjendet “Frutomania”). Ai don me fillue praktikat me zvogëlue mbeturinat prej ambalazhi dhe kompania është pioniere për lëngun e paketuar në kuti, duke ofruar tri litra në një kuti me çezme, siç bëhet ndonjëherë për verë, dhe që lejon më pak ajër të hyn pra nuk prish shpejt, dhe janë më “të lehta” për tokën, sesa tre kavanozë qelqi nga një litër. Ai don gjithashtu me fillue një nismë për kthimin e kavanozëve me depozitë, por deri tash nuk e ka gjetur një supermarket që pranon me bashkëpunue në këtë.

Mirëpo, lëngjet e “Frutomanisë” shiten në të gjithë supermarketet e mëdhenj dhe ka edhe dhjetë kafiça në Prishtinë ku mund të porositet (shko në Dit’ e Nat’, ose pi ca kur shkon në Filikaqë, për me marrë kopjen tënde të Prishtina Insight-it.) Duke i qitë vetes ma shumë lëng, marr edhe një lugë të gjërave të mrekullueshme që mund të bëhen me fruta. Albani më dëshiron “ju bëftë mirë”. Më duket që kjo ndërmarrje mund të bëjë për të gjithë ne diçka të mirë.

Elizabeth Gowing është autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo, të botuar vjet. Gjithashtu ajo është themeluesja e OJQ’së The Ideas Partnership, të regjistruar në Kosovë me punë në projekte arsimore, mjedisore dhe kulturore. Mund të kontaktohet në [email protected]