Ngrihet në Këmbë pas Paralizës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, QKUK ka prezantuar të mërkurën një rast të pacientit ku mjekët kanë arritur, pas operacionit disa orësh dhe trajtimit disa mujor, që ti kthehet të ecurit.

Fitim Ismajli, 18 vjeçar kishtë pësuar lëndim të shpinës gjatë punës në ndërtimtari ku ishte zënë nga muri dhe kishte pësuar fraktura të shkallës së tretë dhe si pasojë nuk ka mundur të ecë. 

“Pacienti ka ardhur para një muaji e gjysmë si rast emergjent në Qendrën Emergjente, ekipi operator që ishte në gatishmëri  kishte përfunduar me sukses tërë operacionin”, tha Armend Agolli, neokirurg spinal, shkruan kumtesa për shtyp e QKUK-së.   

Agolli tha se janë raste të rralla për tiuk thyer të ecurit personave që pësojnë dëmtime të shkallës së tretët. 

“ Ne si mjekë kemi pasur pak shpresa se do të mund të ecte pacienti, por pas një muaji e gjysmë pacienti më ka marrë në telefon dhe ka njoftuar se ka filluar të lëvizë me këmbë, për mua ka qenë kënaqësi dhe befasi, sikur fëmija kur fillon të ecë për herë të parë”, tha Agolli.

Ismajli vazhdon me terapitë fizikale dhe rehabilituese në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.  

“E rëndësishme është se pacienti nuk do të jetë i lidhur për karrige për të kryer funksionet e tij, rehabilitimi do të marrë shumë kohë dhe duhet punuar ende me të”, tha Ismail Blakaj, fiziatër- reumatolog.

Fitim Ismajli u shpreh i lumtur që pas shumë kohe kishte filluar të ecte më këmbët e tija. 

“Pasi kam ardhur në emergjencë më thanë se Dr. Armend Agolli mund të kryej këtë operacion, më thanë se është në pushim, e kemi thirrur është kthyer dhe ka kryer operacionin”, tha Ismajli.

Babai i tij, Ruzhdi Ismajli, tha se në momentit e lëndimit të djalit të tij kishte kërkuar edhe zgjidhje të tjera, ku disa klinika në Shkup I kanë thënë se së paku duhet t’i kishte 35 mijë euro që të operohej dhe rehabilitohej atje.

Mjekët kosovarë, gjatë konferencës për shtyp, konfirmuan se një operacion i tillë jashtë vendit do të kushtonte mbi 10 mijë euro.

Ndërsa në Kosovë, mjekët shtuan, se me një investim prej një milionë euro mund të formohet një shërbim nacional për ndërhyrje spinale, e cila është e nevojshme për vendint tonë.