Ngjyrat e Vallëzimit të Dashurisë me Fund të Lumtur

Premiera e shfaqjes “Ngjyrat e vallëzimit” me koreografi nga Mehmet Balkan u dha mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ishte hera e parë që Trupa e Baletit festoi me premierë Ditën Botërore të Vallëzimit, ndërsa hera e tretë që bashkëpunon me këtë koreograf.