Nën Presidencën e Biden, Ballkani do të mbetet një fuqi baruti në marrëdhëniet SHBA-Rusi

Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e Joe Biden, duhet t’i rezistojnë shpërfilljes nga provokimet e Rusisë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin, në këmbim të marrëveshjeve diku tjetër.

 

Administrata e Biden përballet me një mori sfidash që menaxhojnë marrëdhëniet me Rusinë.

Ai duhet ta rinovojë Traktatin e Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike, START, të adresojë sulmet kibernetike të kohëve të fundit dhe të parandalojë provokimet rajonale të Rusisë në Siri dhe Mesdheun lindor. Kosova është gjithashtu një krizë që mund të përshkallëzohet, duke përfshirë SHBA dhe Rusinë në një konfrontim më të gjerë.

Nuk duhet pritur një rivendosje në marrëdhëniet SHBA-Rusi. Sidoqoftë, të dy palët do të kërkojnë gjuhë të përbashkët për të shmangur konfrontimin përshkallëzues. Kontrolli i armëve do të jetë një prioritet.

START-i i ri skadon më 5 shkurt të vitit 2021. Bisedimet dypalëshe, që rezultojnë me një ngrirje të dy mbushjeve raketore si në aspektin strategjik ashtu edhe në atë taktik, mund të shtyjnë traktatin për një vit, ndërkohë që SH.B.A. dhe Rusia negociojnë një marrëveshje më të gjatë dhe më të qëndrueshme.

Një START i ri duket të jetë i ndërlikuar nga ngritja e Kinës si një fuqi bërthamore. SHBA dhe Rusia, që të dyja duan të parandalojnë modernizimin e Kinës dhe bashkë me të edhe të forcave të saj strategjike bërthamore, e cila përfaqëson një zonë të mundshme për bashkëpunim midis Moskës dhe Uashingtonit. START-i i ri mund të përfshijë objektiva të mospërhapjes së armëve për Kinën në një marrëveshje trepalëshe ose të përfshijë marrëveshje dypalëshe midis Pekinit dhe Moskës dhe midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Ndërkohë, duke punuar me Rusinë, administrata e Biden do t’i përgjigjet luftës së keqe kibernetike të Rusisë. Joe Biden është zotuar të vendosë kosto të konsiderueshme për Rusinë për sulmet e saj kibernetike, të cilat u ndërfutën në 250 agjenci të qeverisë amerikane, infrastrukturë kritike dhe njësi të sektorit privat. SHBA duhet të veprojë me forcë dhe diskrecion për të ndëshkuar Rusinë për veprime të tilla.

Bashkëpunimi mbi Arktikun

Foto: EPA-EFE/MICHAIL KLIMENTYEV/SPUTNIK/KREMLIN 

Çështjet rajonale mund të jenë një platformë për bashkëpunimin SHBA-Rusi. Arktiku është një zonë ku të dyja vendet mund të bashkëpunojnë.

Rusia ka më shumë se 11200 km të vijës bregdetare të Arktikut. Për të rritur interesat e saj, militarizimi i Arktikut nga Rusia përfshin një flotë nëndetëse në Atlantikun e Veriut, bateritë e raketave bregdetare dhe sistemet e mbrojtjes ajrore. Reagimi i SHBA-së ishte duke shtuar patrullat në Detin Barents nga Flota e 2-të dhe e 6-të e Marinës Amerikane.

Këshilli i Arktikut, i kryesuar nga Rusia deri në vitin 2023, është një platformë për bashkëpunimin shumëpalësh dhe të bazuar në konsensus në fushat e sigurisë, ekonomike dhe mjedisore. Ndërkohë që administrata e Biden bashkohet me Protokollin e Parisit mbi Ndryshimet Klimatike, ajo mund të fuqizojë Këshillin e Arktikut me përgjegjësi të zgjeruara mbi klimën dhe çështje të tjera.

Edhe në rast se SHBA dhe Rusia gjejnë gjuhë të përbashkët në Arktik, më shumë gjasë ka të ndodhë një kontestim sesa një bashkëpunim në vende të tjera. Mesdheu Lindor mund të jetë një pikë kritike.

Rusia mbështetet në linjën tranzitore përmes Detit të Zi në Mesdheun Lindor për të hyrë në Oqeanin Indian përmes Kanalit të Suezit.

Në të njëjtën kohë, NATO e shikon Mesdheun lindor si krahun e saj jugor. Në dritën e marrëdhënieve të përkeqësuara të Uashingtonit me Turqinë, SHBA dhe Rusia mund të bashkëpunojnë për stabilizimin e Mesdheut lindor. Megjithëse Turqia është anëtare e NATO-s, SHBA ende mund të forcojë bashkëpunimin në aspektin e sigurisë me Rusinë, e cila do të kishte një përfitim shtesë sa i përket përparimit të interesave të Greqisë, Qipros dhe Izraelit.

Sigurisht, Presidenti rus Vladimir Putin do t’i rezistojë çdo veprimi që ka si synim të shtyjë përpara axhendën e NATO-s. Qëllimi kryesor i Putinit është t`i heqë sanksionet e vendosura nga Perëndimi në përgjigje të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Ballkani akoma një “fuqi baruti”  

Foto: EPA-EFE/MAXIM SHIPENKOV

Me Sirinë dhe Ukrainën relativisht vende të qeta, ka më shumë të ngjarë që Putini të përqendrohet në Kosovën si vijë fronti të agjendës anti-amerikane të Rusisë.

Putini akoma ka një lloj inati në vlim e sipër lidhur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, si dhe rolin e Uashingtonit në koordinimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ai dëshiron t`i parandalojë shtetet që të integrohen në BE dhe NATO dhe ta miratojnë demokracinë e stilit perëndimor.

Për shkak të kësaj, Kremlini fuqimisht shafaqet si pengesë  në përpjekjet e Kosovës për të fituar njohje më të madhe globale. Kremlini zyrtar përdor anëtarësimin e tij të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të KB, aty ku Rusia ka veton e saj, për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Njëkohësisht, Kremlini minon dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, BE, dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, këmbëngul që Këshilli i Sigurimit të KB-së ta miratojë çdo marrëveshje të arritur midis Serbisë dhe Kosovës.

Përveç mbështetjes së saj diplomatike, Rusia e ka armatosur Serbinë me armë të sofistikuara sulmuese. Këto përfshijnë avionë MiG-29, me raketa moderne, radarë dhe sisteme komunikimi, si dhe tanke dhe automjete të blinduara zbulimi. Serbia gjithashtu kërkon sisteme anti-ajrore BUK dhe raketa S-300 tokë -ajër.

Lidhjet e gjera tregtare përfshijnë sektorin e energjisë. Serbia importon gati dy të tretat e naftës dhe gazit të saj nga Rusia. Gazprom, një korporatë energjetike multinacionale ruse, mban një pozicion të rëndësishëm në kompaninë shtetërore të energjisë të Serbisë. Gazprom është kompania më e madhe e Rusisë për sa i përket të ardhurave.

Ballkani është një fuqi baruti. Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë kishin gjasa të shpërthenin në Janarin e vitit 2017 kur Beogradi dërgoi në mënyrë provokuese një tren rus në Mitrovicë, në veri të Kosovës, i cili ishte zbukuruar me shenja në gjuhën cirilike dhe ruse ku thuhej “Kosova është Serbi”. Kur qeveria e Kosovës e kundërshtoi këtë, Serbia kërcënoi me veprim ushtarak.

Serbët e Kosovës gjithashtu ngritën një mur në Mitrovicë dhe kërcënuan me shkëputje nga pjesa tjetër e Kosovës. Ata e mbuluan murin me postera të Putinit. Tensionet u përkeqësuan nga propaganda anti-NATO e përhapur nga Sputnik, një konglomerat mediatik i financuar nga Kremlini me një qendër të sajën kryesore në Beograd. Ekosistemi serb i informacionit është i mbushur me propagandë anti-NATO.

Ajo çfarë thotë Rusia është se ekziston një qendër ndihmëse ndaj fatkeqësive në Nish, Serbinë e Jugut, për të cilën SHBA beson se është një bazë spiunimi e përdorur për të monitoruar aktivitetet perëndimore në rajon. Moska mohon aktivitete spiunazhi, duke këmbëngulur se baza përdoret për lehtësimin gjatë përmbytjeve si dhe luftën kundër zjarreve nëpër pyje.

Rusia kontribuon në paqëndrueshmërinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ajo mbështet një referendum diskutabil nga serbët boshnjakë në Bosnje dhe Herzegovinë të cilët kanë vendosur bazat për shkëputje nga entiteti i populluar kryesisht nga Republika Serbe.

Në Maqedoninë e Veriut, Rusia pretendohet se ka koordinuar një sulm fizik ndaj ligjvënësve pro-perëndimorë në vitin 2017, ndërsa në Malin e Zi 20 agjentë Serbë u arrestuan për komplotimin e një grushtshteti në vitin 2016 dhe qeveria i akuzoi “organet shtetërore” ruse për bashkëpunim.

Putini është pararendës i solidaritetit sllav dhe ortodoks. Mirëpo ai kujdeset pak për Serbinë. Për Putinin, Ballkani përfaqëson një pikë të ndieshme të Perëndimit. Përfshirja e SHBA-së në konfliktet rajonale i shërben agjendës më të gjerë gjeopolitike të Putinit.

SHBA dhe Rusia kishin gjetur hapësirë bashkëpunimi gjatë Luftës së Ftohtë. Pavarësisht nga konflikti i afërt sot, ka ende mundësi për angazhim selektiv për t`i bërë marrëdhëniet më të parashikueshme dhe transparente.

Administrata e Biden duhet të jetë shumë e ashpër, duke punuar me aleatët evropianë në përgjigje të provokimeve të Rusisë në Kosovë dhe gjetkë. Ajo nuk duhet t`i injorojë ndërhyrjet ruse në Kosovë dhe në krizat e tjera të nxehta rajonale në këmbim të një STRAT-i të ri apo zbutjeve të sanksioneve mbi luftën kibernetike të Rusisë.

David L. Phillips është Drejtor i Programit në Programin e Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut. Ai ka shërbyer si Këshilltar i Lartë dhe Ekspert për Punë të Jashtme në Departamentin e Shtetit gjatë administratave të Klintonit, Bushit dhe Obamës. Ai është autor i Liberating Kosova: Diplomacy Preventive and US Intervention.

Mendimet dhe shprehjet janë të autorizuara dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN.