Negociohet Vendimi Për Transferimin e Grupit Drenica (TV)

(E plotësuar) Kryeprokurori i Përgjithshëm i EULEX-it Jonathan Ratel ka hyrë dhe ka dalë dy herë në objektin ku kurohej Sami Lushtaku. Ai nuk ka komentuar asgjë rreth këtyre vizitave të tij. Një gjë të tillë nuk e ka bërë as Policia e Kosovës. Dy pjesëtare të mbrojtjes së Grupit Drenica dhe djali i Sami Lushtakut u janë drejtuar mediave pas takimit me Jonathan Ratel-in.