Burimi i të dhënave: Dogana e Kosovës

Burimi i të dhënave: Dogana e Kosovës

Në kohën e pandemisë, rritet për 40% importi i oksigjenit

Në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19, importi i oksigjenit ka shënuar rritje për 40 për qind. Importuesi kryesor  mbetet  Maqedonia e Veriut.

Për dhjetë muajt e sivjetmë në Kosovë, të dhënat nga Dogana së Kosovës tregojnë se janë importuar mbi 1.87 milionë litra oksigjen me vlerë të përgjithshme, pa përfshirë taksat, prej 990,479 euro dhe u inkasuan taksa në vlerën e 268,513 euro që i bie 14 cent taksë për çdo litër oksigjeni.

Importi i përgjithshëm së bashku me taksat për dhjetë muajt e 2020-ës, kalon 1.25  milionë euro.

Në anën tjetër, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi i oksigjenit në Kosovë ishte në sasinë e 1.32 milionë litrave në vlerë prej gjysmë milionë euro respektivisht 592,821 euro pa përfshirë taksat. Tutje, për këtë sasi importi të oksigjenit për arkën e shtetit u përllogariten taksa 428,241 euro. Nëse analizohet i bie se për çdo litër oksigjeni të importuar u vjelë taksë 32 centë/litër.

Nëse në vlerën e importit të oksigjenit i shtohet edhe ngarkesa totale e  taksave, atëherë në Kosovë, për periudhën janar-tetor të vitit 2019 u importua oksigjen në vlerë të përgjithshme prej 1.02 milionë euro.

Përveç Maqedonisë së Veriut

Për periudhën janar deri në tetor të sivjetmë, janë importuar mbi 1.87 milionë litra sasi oksigjeni në Kosovë, 76 për qind të kësaj sasie, Kosova e bleu në shtetin Maqedoninë së Veriut shprehur në numra 1.42 milionë litra ndër 23 për qind mbi 450 mijë litra apo saktësisht 448,532.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, përveç se  Kosova më shumë bleu oksigjen në Maqedoninë e Veriut se sa në atë të Serbisë. importi i oksigjeni nga ky shtet ka shënuar rritje prej 69 për qind apo mbi gjysmë milionë litra oksigjen më tepër. Ndryshe importi nga Serbia ishte pothuajse në sasinë e njëjtë të importit me një rënie apo 6 për qind më pak.

Për dhjetë muajt, janar-tetor të 2019-ës, ku Kosova importoi 1.32 milionë litra oksigjen, ku 64 për qind e sasisë së importi erdhi nga Maqedoni e Veriut shprehu ne numra 843,575 ndërsa 36 për qind e importit erdhi nga fqinji verior, Serbia  respektivisht 478,919 lista oksigjen.

Vlen të përmendet se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj në muajin nëntor të vitit 2018 vendosi taksën 100 për qind për importin  nga Serbia dhe Kosova u orientua në rritjen e importet me partnerët tjerë tregtarë.

Ndryshe, me datën 31 mars të këtij viti, Kryeministri Albin Kurti së bashku me Qeverinë se do të marrë vendim për heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe do ta zëvendësoj me reciprocitet.