Në kohë pandemie, diaspora dërgoi rreth 800 milionë euro në Kosovë

Dashuria dhe malli për vendin dhe familjen në Kosovë, assesi nuk u ‘karantinua’ për mërgatën e Kosovës, madje të dhënat tregojnë se ajo sa vjen e rritet dhe po kapitalizohet. Djersa e tyre e derdhur në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë, po kthehet në “infuzion” për imunitetin e dobët të vendit si nga pandemia ashtu edhe nga aspekti ekonomik si pasojë e pandemisë.

Viti 2020, do të mbahet mend gjatë në historinë e njerëzimit, pasi këtë vit shpërtheu pandemia e virusit corona COVID-19, e cila ende po vazhdon të infektoj njerëz në mbarë botën, ku shifrat e infektimeve kalojnë 55.5 milionë njerëz. Nga kjo pandemi që arriti të përhapej edhe në Kosovë, përveç se kërcënoi shëndetin, ndikoi edhe në ekonomi.

Jo gjithçka zi, si në ditët e mira ashtu edhe në ditë të vështira për vendin u doli në ndihmë diaspora, në pamundësi të vizitave si vitet e mëparshme për shkak të masave të shteteve respektive, ato i ktheu në ndihmë përmes remitancave.

Për dhjetë muajt e sivjetëm në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të cilat janë ende preliminare, dërgesat e mërgimtarëve ishin shumë më shumë se gjysmë miliardë euro apo saktësisht mbi 796.5 milionë euro. Pjesa më e madhe e tyre apo 70 për qind u dërguan përmes agjencive për transfere të mjeteve shprehur në numra kapin vlerën e 556.8 milionë euro, 14 për qind e mjeteve përmes bankave apo 115.4 milionë euro ndërsa 124.2 milionë euro përmes kanaleve tjera të dërgimit apo 16 për qind.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të viti 2019, u dërguan 91 milionë euro më tepër apo rreth 13 për qind më shumë. Remitancat për periudhën janat-tetor të vitit 2019 ishin në vlerën e 705.6 milionë euro.

Tutje, nga muaji janar deri në muaj tetor të sivjetmë, i bie se mesatarisht u dërguan 79.7 milionë euro çdo muaj, ndërsa më së shumti mjete u dërguan në muajin maj ku arrin shifrën e rreth 104 milionë euro ndërsa më sa paku në muajin paraprak, muajin prill me 60.3 milionë euro.

Për krahasim, vetëm në muajin maj sa dërgoi remitanca diaspora ku evidentohet si vlera më e lartë, pra 104 milionë euro, është i barabarët sa interesi për borxhin publik në po të njëjtën vlerë sa ishte evidentuar në vitin 2018. Ndërsa vetëm në muajin prill, remitanca në vlerën më të ulët të evidentuar për dhjetë muajt e sivjetmë, pra 60.3 milionë euro është e  sa shuma për subvencionimi i pagave për bizneset nga Qeveria e Kosovës që i ndau në muajin shtator.

Analizuar më tej, me mjetet e përgjithshme të dërguara prej 796.5 milionë euro remitanca për vetëm dhjetë muaj, mund të rinovohej një stadium i përmasave të stadiumit “Santiago Bernabeu”, në Madrid të Spanjës. Siç është raportuar në media, renovimi i këtij stadiumi pritet të kushtoi saktësisht 796.5 milionë euro.

Kontributi i diasporës ndër vite, më shumë se tri herë buxheti Kosovës

Nga viti 2008 kur edhe Kosova e shpalli pavarësinë e saj deri në vitin 2018-të e këndej, diaspora dërgoi mbi 7.7 miliardë euro në Kosovë që i bie më shumë se tri herë draft-buxheti i planifikuar i Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Në bazë të projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, Kosova pritet të ketë një buxhet prej 2.4 miliardë euro.

“Ekonomia për vitin 2021 pritet të rritet me 5.1%. Gjatë 2021 pritet një dinamikë më e shpejtë e investimeve publike. Gjatë vitit duhet të rifanciojme 162 milionë për borxhin aktual. Shpenzimet buxhetore janë planifikuar të jenë rreth 2 milardë e 400 mijë euro. Shpenzimet për paga pritet te jenë 625 milionë euro”, citohet të ketë thënë ministrja Bajrami.

Nga 7.7 miliardët e dërguar, përmes bankave të Kosovës erdhën mbi 1.42 miliardë euro,  mbi 3.42 miliardë euro erdhën përmes agjencive për transfere dhe 2.88 miliardë euro të tjera përmes kanaleve tjera të dërgimit.

Vlerë më e lartë e mjeteve u regjistrua në vitin 2019-të me 851.5 milionë euro ndërsa në vitin 2011 evidentohet vlera më e ulët e remitancave të dërguara prej 492.5 milionë euro.

Vlen të përmendet se në muajin shkurt të vitit 2015-të, e IBAN-it (International Bank Accout Number), filloi përdorimi i IBAN-it në Kosovë ku qëllimi kryesorë është të zvogëloj rrezikun e gabimeve në transkriptimin e numrave të llogarive bankare. Gjithashtu IBAN lehtëson pagesat ndërkombëtare në Kosovë duke iu mundësuar bankave të jashtme identifikim më të qartë të saktësisë së llogarive bankare në Kosovë.

Në regjistrin zyrtarë të IBAN, Kosovë bënë pjesë në mesin e vendeve të tjera të botës që përdorin IBAN-in.