National Geographic Lavdëron Rilindjen e Sarajevës

Revista e njohur e turizmit National Geographic ka inkurajuar lexuesit e vet që në vitin 2014 ta vizitojnë Sarajevën – qytetin ku një vrasje mbretërore, ndezi fitilin e Luftës së Parë Botërore.

Duke theksuar se Sarajeva ishte në krye të lajmeve botërore para njëqind vjetëve, si vendi ku arçiduka austro-hungarez Franz Ferdinad u vra në një atentat që nisi Luftën e Madhe, revista lavdëron karakterin e qëndrueshëm të qytetit.

“Sarajeva që ka kaluar nëpër tri luftëra shkatërruese dhe është rindërtuar nën 6 regjime që atëherë, ende ruan karakterin e vet”, shkruan revista.

“I quajtur si ‘qyteti më i rrezikshëm në botë’ gjatë luftës së vitit 1990, Sarajeva është tash në mesin e kryeqyteteve më të sigurta të Evropës”.

Duke e krahasuar fatin e qytetit me atë të një Feniksi, revista thotë se vizitorët ende mund të shëtisin nëpër vendet që janë objekt i adhurimit të myslimanëve, hebrenjve dhe krishterëve.

“Kafeja e dendur e përgatitur nëpër enë bakri e parfumon ajrin në Bashçarshi, tregun e kohës otomane” vazhdon botimi.

“Argjendarët dhe tregtarët e qilimave bëjnë pazar dhe shaka njëkohësisht në rrugët e shtruara me kalldrëm. Ndërtesat e ndara, të ngritura përgjatë perandorisë së arçidukës, qëndrojnë përgjatë minareve të cilat nënvizojnë qiellin”

Rishfaqja e Sarajevës po ashtu është simbolizuar nga rindërtimi i shumëpritur i Librarisë Kombëtare.

Libraria ishte shkatërruar në vitin 1992, së bashku me 2 milionë libra, kur serbët boshnjakë bombarduan qytetin.

National Geographic predikon se kur do të rihapet libraria më 2014, sytë e botës do të përqendrohen mbi Sarajevën.

Artikulli vazhdon duke rekomanduar ushqimin e gjithpranishëm nëpër rrugët e qytetit, duke përfshirë piten- brumë i mbushur dhe i mbështjellë si dhe kafenë tradicionale boshnjake të përgatitur në enë bakri, të servuar me llokume turke.

Po ashtu, artikulli rekomandon një udhëtim në fshatin e Nahorevës si pikënisje për të arritur deri te ujëvara më e madhe e Bosnjës dhe Hercegovinës në Skakavac.

Përgjatë dimrit, National Geographic Traveler  propozon skijimin në Jahorinë, i cili vend përgjatë vitit 1984 ishte njëri prej vendeve ku u mbajtën Lojërat Olimpike Dimërore.