Mungesat e nxënësve, shkak kushtet ekonomike (VIDEO)

Medini vijon mësimin në klasën e pestë në shkollën fillore “Pandeli Sotiri” në Obiliq.

Përkundër vështirësive ekonomike, nxënësi egjiptian ia del të shkollohet dhe të jetë një nxënës i shkëlqyeshëm. Lënda e tij e preferuar, është gjuha shqipe.

Mirëpo në këtë shkollë shumë nxënës janë në prag të braktisjes së mësimit.

Mbi 58 nxënës, kryesisht Ashkali, Romë dhe Egjiptas, kanë mungesa të vazhdueshme.

Drejtori i shkollës, Bedri Neziri ka deklaruar se mungesat bëhen kryesisht për shkak të pandemisë COVID19 dhe kushteve ekonomike.

“Në shkollën e mesme të ultë “Pandeli Sotiri” e vijojnë mësimin 400 nxënës, prej tyre janë 115 nga komuniteti Ashkali, Romë dhe Egjiptas. Në shkollën tonë, ka nxënës me numër të madh të mungesave, kurse braktisje nuk ka. Zakonisht mungesat e këtyre nxënësve që i bëjnë, janë kushtet ekonomike, por edhe kohëve të fundit është edhe frika ndaj pandemisë. Në konstatimin e fundit që kemi mbajtur me ekipin tonë, për braktisje dhe parandalim, kemi ardhur në përfundim se vërtetimi që këto familje jetojmë me asistencë sociale, t’u kërkohet jo një herë në vit, por çdo tre muaj (vërtetimi për asistencë) për arsyeje se do të ndihmonte që këta nxënës ta vijonin procesin mësimin me rregull”, tha ai.