Modeli i Gjilanit për ta parandaluar ekstremizmin

Katër vite më parë në një tryezë të rrumbullakët e cila kishte qenë e organizuar nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ishte thënë se “bashkëpunimi i ndërsjellë në mes të institucioneve të ndryshme dhe qytetarëve mund të parandalojë radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë”.

Komunat e Kosovës ende janë duke u përballur me sfida se si të i trajtojnë dhe ndihmojnë përsonat e rikthyer nga luftërat e huaja por edhe pjesën e parandalimit të shkuarjes atje.

Ani pse ritmi i shkuarve në Siri e Irak nga ana e kosovarëve ka rënë, trajtimi i tyre pas rikthimit është sfidë në vete.

Në emisione të shumta të “Drejtësia në Kosovë” janë transmetuar probleme dhe hallet e drejtuesve të komunave dhe institucioneve lokale për të trjatuar qytetarët e tyre që janë rikthyer nga zonat e luftës.

Pa një staf adekuat, pa trajnime të stafeve pikërisht për trajtimin e këtyre rasteve, e edhe pa fonde është vështirë që të u servohet një jetesë e mirë dhe një ri-integrim të rikthyerve.

Ani pse janë vetëm disa komuna në Kosovë që janë përballur me më shumë sfida sa i takon shkuarjeve të kosovarëve në Siri, trajtimi i këtyre rasteve do të duhej të istalohej në çdo komunë.

Komunë e Gjilanit tash e katër vite ka të ‘instaluar’ një Mekanizëm Referues për trajtimin e terrorizmit dhe radikalizmit.

Ky mekanizëm është i fokusuar në deradikalizim dhe parandalim të gjilanasve për tu bërë pjesë të luftërave të huaja.

Vetëm nga Gjilani ka një numër të konsideruar të qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Sirisë e Irakut.

Mekanizmi Referues i themeluar me anë të një vendimi të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri përbëhet nga vetë komuna dhe 16 institucione të tjera lokale dhe qendrore.

Sipas Nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, njëherit edhe drejtues i këtij mekanizmi Arbër Ismajli , roli i këtij mekanizmi është parandalimi i personave të hershëm që supozohet se devijojnë në radikalizëm ekstrem apo ekstremizëm.

“Përbërja e këtij mekanizmi është pothuajse nga të gjitha institucionet lokale dhe qendrore që janë në Komunën e Gjilanit dhe janë vazhdimisht aktiv në punën që e bëjnë. Thuajse ka 5 vite që funksionon ky mekanizëm”, thotë Ismajli.

Takimet mujore të këtij mekanizmi bënë që institucionet lokale e qëndrore të kënë një bashkëpunim më të mirë

“Mardhëniet janë jashtëzakonisht të mira. Takimet janë mujore brenda mekanizmit, identifikimin e rasteve varësisht ku ndodh se ku hetohet dhe e trajtojnë personat kompetent”, tregon Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

Sipas Ismajlit, trajtimet bëhen varësisht nga rastet.

“Janë instancat tjera institucionet e drejtësisë, që nëse nuk ka ndodnjë përparim apo nëse nuk mundemi me parandalu rasti shkon te ata sepse unë e thash nuk jemi ekip hetuese por punojmë si mekanizëm për parandalim”, tregon tutje Ismajli.

Tutje, Ismajli shton edhe se i personat e parandaluar për tu bashkangjitur në luftërat e huaja janë kyçur përmes departamentit për Punë Sociale.

“Këta që i kemi parandalu janë kyç përmes departamentin për Punë Sociale ndërsa këta që janë kthyer komuna u ka ofruar kushte në shkollim, për inkuadrim diku rreth pesë familje janë në Gjilan që janë kthyer nga luftërat e huaja në Siri dhe Komuna e Gjilanit i ka trajtur dhe i ka futur në institucione shkollore”, thotë ai.

Qendra për Punë Sociale në Gjilan, ka një ekip specifik që merren me rastet e deradikalizmit.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi tregoi edhe se si po merren me gratë e rikthyera nga luftërat e huaja.

“I kemi gjithsej, përvec ata që kemi biseduar edhe më herët me parandalim tani këto që janë kthyer i kemi shtatë familje me gjithsej 24 anëtarë dhe dua të përfshij edhe një rast që kemi një nënë me një fëmijë, burri i saj po vuan burgun i njëjti është parandaluar po gjithsesi i njëjti po vuan dënimin për atë që ka tentuar të bëj. Por që shtatë familje me 24 anëtarë janë duke marrë shërbimet e nevojshme nga QPS përfshi edhe trajtimet psiko- sociale, asistencë sociale”, tegon drejtori Zymberi.

Në Mekanizmin Referues një rol të madh luaj edhe Drejtoria Komunale e Arsimit. Kjo pasi që target i shkuarjeve në siri kanë qenë të rinjtë dhe nxënësit që i kanë besuar propagandës së ISIS për tu bashkangjitur në konflikte në Siri e Irak.

Majlinda Hoxha nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, dha një shembull se si kanë arritur një sukses me një nxënës të një shkolle në po këtë komunë.

“Vetë fakti i këtyre rasteve është mjaft sfidues. Më kujtohet një rast kur është dashur të intervenojmë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku realisht ne jemi prezantuar si Drejtori e Arsimit duke mos përfshi edhe Policinë e Kosovës. Informata pati ardhur nga prindi sepse rasti ka refuzuar të dalë edhe nga shtëpia dhe në bashkëunim me Policinë e Kosovës në shtëpi dhe jemi interesuar se pse pala nuk po shkon në shkollë. Falë bashkëpunimit pas një periudhe të gjatë që ka qëndruar në shtëpi e kemi bindur që ta kthejmë në shkollë”, thotë Hoxha.

Ajo shton edhe se merren me rastet varësisht se si ndahet mes akterëve.

“Varësisht nga rasti, nëse ka të bëj ose nëse është nxënës i shkollës roli im është që të komunikoj direkt me kujdestarin, drejtorin dhe prindin”, tregon punët e Drejtorisë Komunale të Gjilanit brenda mekanizmit”, tha Hoxha.

Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka shpëtuar nga kritikat për trajtimin e imamëve nëpër xhami të ndryshme.

Naim Aliu, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan thotë se në Mekanizmin Referues kanë pasur dy anëtarë që kanë kryer punën në mënyrën më të mirë.

“Këshilli i Bashkësisë Islame edhe para themelimit të këtij mekanizmi meqenëse problemet globale kanë prekur edhe vendin tonë, ne kemi ndërmarrë masa përmes xhamive, punëtorëve imamëve në xhamia përmes ligjëratave të ndryshme. I kemi dërguar qarkore të gjithë imamëve që të shfrytëzojnë në cdo vend dhe të flasin rreth zhvillimeve të asaj kohe që kanë prekur edhe komunën tonë. Pra me themelimin e Mekanizmit Referues, Këshilli i Bashkësisë Islame ka dërguar dy anëtarë të vetë aty që kanë qenë shumë aktiv ku kemi pasur edhe lavdata, ato raste që janë raportuar në këtë mekanizëm pamarëparasysh, nxënës apo person tjetër që është parë që nuk ka pasur sjellje në rregull kanë shkuar janë takuar me ata persona dhe janë munduar që të u tregojnë se feja, nuk janë të asaj natyre ashtu siç e kanë marrë me shumë eufori”, tha Aliu.

Madje vetë Aliu përmend se në së paku katër raste ata kanë pasur sukses në trajtim.

“Katër raste anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame ku kanë marrë pjesë kanë rezultuar të suksesshëm dhe ata janë njerëz që nuk kanë pasur sjellje normale me bashkëmoshatarët e tyre apo shoqërinë por kemi pasur suksese në ato raste që kemi trajtuar”, thotë Kryetari i KBI-së, Naim Aliu.

Xhevat Aliu, Drejtor në Qendrën për Punësim shpjegon edhe se si e kanë trajtuar një rast që iu ishte referuar atyre.

“Ne si isntitucion më tepër jemi marrë me çështje të ri-integimit të referuar te ne. E kemi pasur një rast që është përcjellur te ne, e kemi transferuar në njërën nga qendrat e aftësimit profesional dhe ai është kthyer sërish te ne tani bën pjesë e tregut të punës. Faktikisht është tërhequr nga dukuritë që ka qenë pjesë e një dukurie të tillë. Raste të tjera deri më tani nuk janë referuar te ne por jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në çështjen e ri- integrimit”, tregon tutje Aliu.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale ka treguar një rast ku një psikologe për të trajtuar më mirë një rast ka kërkuar nga gratë e rikthyera që e zbuluar të tregoj për problemet që has.

“Ka pasur vështirësi sidomos te moshat e vjetëra te gjinia e kundërt sepse është një hezitim i grave që të flasin dhe komunikojnë me ne por fati i mirë është që fëmijtë e tyre janë të kyçur në institucione por nuk është keq me përmend që është vështirë komunikimi i grave në këtë rast sepse nuk pranojnë me qenë në asnjë formë pjesë e diskutimeve në mekanizëm dhe krijimin e hapësirave që ata na japin neve që më pas ne t’i gjendemi afër”, tregon Zymberi

Ai shton edhe se çfarë trajtime marrin të rikthyerit nga luftërat e huaja.

“Mekanizmi Referues e ka kërkuar nevojën me qenë edhe Qendra për Punë Sociale në të. Qendra për Punë Sociale gjithsesi është pjesë thelbësore e këtij mekanizmi sepse të gjithë mekanizmat e kryejnë punën e vet deri të kthehet pala dhe ne më pas merremi. Momentalisht duke pasur parasysh strukturën e ekipit, është fat i mirë që kemi edhe psikolog dhe kemi një numër të caktuar kemi më shumë femra se sa meshkuj dhe kryesisht sfidat kanë qenë me femrat që janë të mbuluara që ruajnë traditën arabe, e kemi angazhuar psikologën, përveç që e ka identifikuar policia dhe është dokumentuar, intervistat i ka zhvilluar psikologja e QPS dhe i ka obliguar që në zyrën e saj të jenë pa mbulesë në mënyrë që të dihet se me kënd po bisedon. Përjetimet janë të rënda, brengë i kemi fëmijët e tyre dhe po mundohemi të u ofrojmë terapi psiko-sociale që në mënyrë që ata të tejkalojnë atë krizë që kanë përjetuar atje”, shton ai.

Ani pse Mekanizmi Referues ka rezultuar i suksesshëm, anëtarët e këtij mekanizmi nuk është se nuk kanë hasur në sfida gjatë trajtimit të rasteve të deradikalizmit dhe parandalimit.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Naim Aliu thotë se sjelljet që arrihen të kuptohen nga ana e shoqërisë apo rrethit të ngushtë familjarëve, apo edhe në shkollë të ndonjë personi duhet të raportohen në mekanizëm që të trajtohet më pas rasti nga akterët që janë pjesë e tij.

“Unë mendoj që duhet që të gjitha shkollat të gjithë arsimtarët pa marrë parasysh në gjithë Kosovën, ku shohin ndonjë të ri apo të vjetër që dallon prej sjelljeve të shoqërisë apo bashkëmoshatarëve të vet, të raportojnë. Që shohin një njeri që po rrin i izoluar dhe ka qendrime që nuk janë në përputhshmëri me vendin tonë apo traditën tonë që të raportojnë në mekanizmin referues. Ky mekanizëm është mekanizëm i preventivës për mos me marrë rrugë të gabueshme”, tha Aliu.

Edhe Drejtori i Qendrës për Punësim thotë se ka sfida por që më shumë kanë arritur suksese.

“Ka pasur sfida sepse janë përmi nëntë raste të trajtuara dhe të gjitha rastet në mënyrë profesioanle janë trajtuar nga gjithë anëtarët e mekanizmit në bazë të kompetencave por të gjitha rastet janë treguar rezultate të mira dhe janë tërhequr nga dukuritë devijante”, tha Aliu.

Një Mekanizëm Referues i cili shërben për parandalimin e ekstremizmit dhe terrorizmit gjendet vetëm në Gjilan.

Gjilani ishte ballafaquar me shkuarje në Siri e Irak të qytetarëve të saj ndërsa pas rikthimit të 110 kosovarëve nga luftërat e huaja, rastet po trajtohen veç e veç.

Të dhënat tregojnë se mbi 400 kosovarë i janë bashkangjitur organizatave terroriste në Siri e Irak. Ende nuk ka një numër se sa kanë vdekur e ende qëndrojnë në kampet në këto zona luftarake.

Përveç personave që kanë mbetur ende në zonat e luftës, në Kosovë dhjetëra të rikthyer ende po përballen me sistemin e drejtësisë.

Kohët e fundit, janë ngritur aktakuza të shumta për gratë që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja dhe janë rikthyer në prill të vitit të kaluar.