Miratohet Projektligji për Mbrojtjen Nga Zhurma

Pas një debati të gjatë parlamentar, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim, në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma. Ky projektligj që parasheh konsultim edhe me bashkësitë fetare për përcaktimin e nivelit të zërit që del nga thirrja e ezanit dhe rënia e kambanave, për çka u kritikua nga disa deputetë.