Ministria e Financave angazhon konsulent të mbledhjes tatimit në pronë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve [MFPT], përkatësisht Administrata Qendrore e kësaj Ministrie, nëpërmjet procedurës së negociuar të prokurimit, ka dhënë kontratë për konsluent të tatimit në pronë. Lidhur me mbledhjen dhe mbledhjen te detyrueshme të detyrimeve së tatimit në pronë.

Konsulenti, këto punë pritet t’i kryej tek departamenti i tatimit në pronë, të këtij institucioni.

Nëpërmjet procedurës së negoicuar pa publikim të njoftimit për kontratë, dhe me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët. Kontrata në kohëzgjatje 3 muaj, ju është dhënë Agron Çerkini, me vlerë të përgjithshme të kontratës 2,400 euro.

Tute, jepen më shumë detaje se kur prite të filloj punën konsulenti.

“Afatet kohore për fillimin dhe ose përfundimin e kontratës 3 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës- Me mundësi të ndërprerjes me vendimin e OSHP-së, me paralajmërim një muaj me pare”, thuhet në njoftim.

Reagimet për çmimin e tatimit në pronë

Ditëve të fundit ka pasur shumë reagime nga qytetarët rreth ngritjes së çmimi të tatimit në pronë në Komunën e Prishtinës.

Lidhur me ngritjen e çmimit të tatimit në prona, kishte reaguar edhe Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Bajrami kishte deklaruar se komunat nuk e kanë bërë asnjë veprim për rritjen e tatimit në pronë, por se Ministria e Financave e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vjet.

Sipas deputetes së LDK-së, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve duhet me një vendim të pezulloj vlerësimin e fundit të patundshmërive në vend, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enorm.

Ndërsa, kryesuesi i drejtorëve të Financave në kuadër të Asociacionit të Komunave, Jeton Abazaj, ishte deklaruar për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Abazaj ka sqaruar se fatura e tatimit përmban vlerën e pronës për m2 të përcaktuar nga Ministria e Financave dhe normën tatimore të përcaktuar nga Komuna.

Ai ka thënë se sipas Ligjit Nr 06/L-005 për tatimin në pronë respektivisht nenit 18, Ministria e Financa e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vite, dhe se ky vlerësim që ka bërë Ministria është bazuar në çmime të tregut dhe kjo ka ndikuar që të jetë kjo rritje në faturat e tatimit në pronë.

“Tash njëkohësisht është draftu edhe ligji i ri i tatimit në pronë, unë si kryesues që kam qenë pjesë e këtij ligji dhe kam propozu që në ligin e ri Komunat mos të kenë kufizime në përcaktimin e normës në mënyrë që pastaj ne të kemi mundësinë e përcaktimit të normës më të ultë. Duke u bazu në këto më lartë e lus Ministrinë e Financave që sa ma shpejtë ta dërgon ligjin në Kuvend në mënyrë që të aprovojnë ligjin e ri e me të cilin ju mundësohet Komunave ulja e pragut të normës tatimore, me këtë ka mundësi që të ulet vlera e faturës!” – ka shkruar Abazaj i cili njëkohësisht është drejtor i Financave në Komunën e Pejës.

Abazaj më tej sqaron se Komunat e përcaktojnë normën tatimore siç e shpjegon neni 9 i këtij ligji, edhe këtu Komunat kanë të drejtë të përcaktojnë mes minimumit dhe maksimumit 0,15% deri 1%.

Ai ka lutur Ministrinë e Financave që sa më shpejtë ta dërgojë ligjin e draftuar në Kuvend në mënyrë që t’iu mundësohet Komunave ulja e pragut të normës tatimore.

‘Përplasja’ në Kuvend për tatimin në pronë

Rritja e çmimit të tatimit në pronë, në mbledhjen e datës 24 janar 2023 të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në Kuvendin e Kosovës, kishte përplasura anëtarë e kwtij komisioni me kreun e kuletës së shtetit, Hekuran Murati, me ç’rast ky I fundit kishte lëshuar mbledhjen.

Po atë ditë, nëpërmjet komunikatës për media, ky dikaster qeveritar i financave kishte deklaruar se vlerësimi është bërë duke u bazuar në vlerën e tregut dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit, për të cilat janë njoftuar të gjitha komunat.

Departamenti i Tatimit në Pronë, sipas ministrisë, ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për metër katror për objekte dhe toka.

Derisa, vlerësimi i përgjithshëm është kryer duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë ka përdorur disa të dhëna.

“Kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet); intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme; anketime të pronarëve të pronave; intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral; vlera të pronave që janë shpronësuar; të dhëna të qirave; dhe të dhëna nga kompani të ndërtimit” – thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Financave, vlen të theksohet se në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimimit të tokave.

Në anën tjetër, Asociacioni i Komunave të Kosovës [AKK] ka reaguar duke thënë se komunat nuk e kanë rritur çmimin e tatimit në pronë.

Tatim progresiv në pronë

Për të dhënë më shumë detaje rreth këtij lloji të tatimit dhe reagimeve për të, Ministri i Fincancave, Punëve dhe Transfere [MFPT], organizoi konferencë për media, të premten që shkoi.

Në atë konferencë, ministri Murati foli për vendimet që janë marr

“Sa i përket çështjes së tatimit në pronë si qeveri janë marrë dy vendime apo Udhëzime Administrative. E para për këshillin mbikëqyrës për licencim, për vlerësim të pronave të paluajtshme që është nënshkru nga ministri i Financave me 15 shtator 2021 dhe nuk ka të bejë fare me çështjen në fjalë të faturave të tatimit në pronë” – ka thënë Murati para gazetarëve.

E vendimi tjetër, sipas Muratit, është Udhëzimi Administrativ i miratuar me datën 1 nëntor 2021, që ka pasur të bëjë më pezullimin e shërbimeve komunale për tatimpaguesit në pronë, sipas tij, ka qenë për  të hequr obligimin që qytetarët të paguajnë tatim në pronë, në mënyrë që të iu lejohet për regjistrim të veturës.

Ministri Murati ka bërë të ditur se ligji e obligon Ministrinë e Financave që të bëjë vlerësimin e pronave, ndërsa komunat i obligon që të caktojnë shkallën tatimore.

Foto: Tatimi në pronë

Ai ka thënë se me vlerësimin e ri që ka bërë Ministria e Financave, është një mundësi e mirë edhe për qytetarët, që të kenë një vlerësim real të pronës së tyre, si dhe edhe për komunat, sipas tij, pasi që krijon më shumë të hyra për to.

Sipas Muratit disa komuna e kanë mirëpritur vlerësimin e ri të pronave, e vetëm tre prej tyre kanë kërkuar sqarime.

“Pas kësaj komunat e kanë pranu këtë raport në 31 tetor dhe kanë pasur kohë një muaj që të reagojnë dhe kanë reagu 3 komuna” – kishte thënë Murati.

Sipas tij, aktualisht është duke u punuar në një ligj të ri për pronat. duke folur edhe për tatimin progresiv në pronë

““Ideja me këtë ligj është që të ketë tatim progresiv, edhe për shkak se kanë interval komunat aktualisht, tatimi është i sheshtë. Domethënë si për atë që i ka 100 mijë euro prona, si për atë që i ka 50 mijë, si për atë që i ka pesë milionë euro prona, komuna mund ta caktojë një normë tatimore të shesht, e që kjo duhet të ndryshojë” – kishte deklaruar Murati.

Murati ka sugjeruar që komunat të shlyejnë 100 eurot e para për secilin tatimpagues për pronë sivjet.

“Unë sugjeroj që komunat t’i falin 100 eurot e para për secilin tatimpagues për pronë. Nëse ka tatim 200 euro, 100 eurot e para t’i falen. Ky është propozimi që e ka Ministria e Financave. Që do të reflektohet 90 mijë euro të vlerës në pronë. Le të paguajnë për pasurinë që e kanë mbi 90 mijë euro” – ka thënë Murati në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Mirëpo pati kundërshtim ndaj propozimit të ministrit Murati.

Ministri kërkoi falje të tatimit deri 100 euro, nënkryetari i Prishtinës thotë se komunat nuk kanë të drejtë të falin borxhe

Subjekti politik opozitar, Partia Demokratike e Kosovës [PDK], ka njoftuar se do të marrë nismë ligjore për amadamendimin e Ligjit të Tatitmit në Pronë.

PDK: Do të ndërmarrim nismë ligjore për amadamentimin e Ligjit për Tatimin në Pronë