Ministria e Brendshme në Arbitrazh në Paris

Ministria e Brendshme për 100 mijë euro e ka angazhuar avokatin Ahmet Hasolli për ta përfaqësuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit në Paris. Në këtë tribunal, që merr vendime të prera, paraqiten kryesisht raste të kontraktuesve që shkëpusin kontratat njëanshëm e para kohe. Një të tillë MPB-ja e ka bërë me kompaninë austriake OeSD që i deklaronte 1.4 milionë euro pagesa nga qeveria të zhdukura. Ministria kishte shënuar në emër të saj edhe 350 mijë euro taksa për të cilat obligohej OsSD.