Ministria e Ambientit i rriti borxhet për 32 milionë euro

Mangësi e dobësi, lëshime e parregullsi janë evidentuar edhe në raportin e vitit 2019 për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH) që tashmë njihet si Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. Ministria nuk ka arritur ta adresoj as gjysmën e rekomandimeve të vitet paraprake, ende paguan zyrtarë pa punuar, ministria vonohet në realizimin e pagesave, i mbivlerëson borxhet, në prokurim tejkalohet vlera e kontratës ndonëse e zbatoi rekomandimi për planifikim të prokurimit, ka dobësi me inventarizimin e pasuri dhe realizim të buxhetit.

Që nga viti 2014 e këndej apo përgjatë periudhës gjashtë vjeçare Zyra Kombëtare e Auditimit në raportet e saj audituese drejtuar kësaj ministrie u dha gjithsej 106 rekomandime nga të gjeturat e evidentuar që i bie me një mesatare 18 rekomandime për vit. Numri më i madh i rekomandimeve evidentohet në vitin 2017 ndërsa ai më i vogël në vitin 2019.

Ndërsa sa i për ketë progresit të zbatimit të rekomandimeve sipas të dhënave të fundit nga këto raporte për vitet 2014 deri 2018, nga 92 rekomandime sa janë dhënë ka arritur t’i adresoj 37 për qind të tyre apo 34 rekomandime, 28 për qind apo 26 rekomandime janë adresuar pjesërisht apo janë në proces të zbatimit, ndërsa pjesët tjetër në masën e 35 për qind nuk janë zbatuar fare ku disa prej tyre auditori i ka konsideruar të mbyllura.

Të dhënat tregojnë se ka rënie të theksueshme zbatimit të rekomandimeve në vitet 2017 dhe 2018.

Nga viti 2014 e këndej, auditori ka pas një opinion të pa modifikuar. Në përjashtim me vitin 2019, në vitet e mëparshme auditori theksoi çështje sa i përket regjistrit të pasurive projekteve kapitale dhe obligimeve të pa paguara dhe atyre kontingjente.

Mungesa e evidencës në punë vazhdoi edhe më tej si në vitet e mëparshme të 38 të zyrtarëve nga ish nga ashtuquajtura “Mbrojtja Civile”. Integrimi i tyre u bë sipas marrëveshjes së Brukselit. Mirëpo auditori evidentoi se mungojnë dëshmitë për vijimin në punë të këtyre zyrtarëve.

Më tej thuhet se pagesat në mungesë të dëshmive për vijueshmëri në punë konsiderohen pagesa të pa rregullta dhe e dëmtojnë buxhetin prandaj ministrit iu rekomandua që të sigurohet për vijueshmërinë në punë të gjithë stafit dhe në rast të mos respektimit të orarit të merren masa konkrete. Përderisa e gjetura vazhdon nga raporti në raport, çdo vit, nuk po adresohet fare.

Nuk është adresuar edhe e gjetura lidhur me të punësuarit për shërbime të veçanta, pastaj e gjetura lidhur aplikimin e koificientëve të ndryshëm për pozita të njëjta është mbyllur si e pa zbatuar.

Prokurim, tejkalimi kontratës bën bashkë ujin e ngjyrën

Ndonëse në vitet e mëparshme Auditori kishte evidentuar mangësi në planifikim të prokurimeve, vonesa në realizim të projekteve në mungesë të projekteve të detajuara, vonesat në inicimin e procedurave të prokurimit pastaj vonesa për shkak të ankesave dhe kontesteve në OShP. Në vitin 2019 pati tejkalim kontratash ndonëse rekomandimin për planifikimi të prokurimi e kishte adresuar.

Nga raportet e mëparshme të auditori, vlen të përmendet e gjetura lidhur me  projektin “Rehabilitimi i Ujësjellësit dhe rritja e kapacitetit të ujit për 9 fshatrat e Kaçanikut” ku ministria kishte paraparë vlerë prej 400 mijë euro dhe shpenzimet për këtë projekt kanë shkuar deri në 1.2 milionë euro.

Në raportin e vitit 2019 evidentohet se pati tejkalim të vlerës së kontratës në tenderin për tu furnizuar me tonerë, vlera e kontratës e së cilës ishte 44,953 euro.

“MMPH me datën 12.07.2016, kishte lidhur kontratën publike kornizë “Furnizim me toner për nevojat e ministrisë. Vlera e kontratës ishte 44,953€. Ne kemi identifikuar se MMPH gjatë periudhës 2016-2019 kishte bërë furnizime në vlerë 64,814€, duke bërë tejkalimin e vlerës së kontratës për 6,375€5 mbi normën e lejuar 30%.”, thuhet në të gjeturën e raportit.

Auditori vlerëson se tejkalimi I kontratës e futë organizatën  buxhetore në obligime të pa planifikuar.

Por me tenderin në fjalë kishte parregullsi të evidentuara edhe në fazat e mëhershme në vitet kaluara. Për këtë tender, ministria nuk kishte vendim për caktimin e menaxherit të kontratës, ndërsa komision për pranimin e mallit ishte bërë me vonesë.

Pagesat përmes vendimeve gjyqësore kanë vazhduar të jenë evidente edhe në vitin 2019. Rekomandimet lidhur me këtë formë të pagesës iu dhënë edhe në raportet e viteve paraprake përderisa nuk janë adresuar fare. Raporti vlerëson se kjo mënyrë e pagesave nuk i shtonë vlerë objektivave dhe e dëmton buxhetin.

Ndonëse në vitin 2018, llogaritë e arkëtueshme ishin në vlerën e mbi 1.4 milionë euro apo 1,416,233 euro ato në 2019-ën u zvogëluan në gjysmë milioni respektivisht 568,624 euro. Raporti tregon se arsyeja e largimit ishte pasi rastet që ishin në gjykata ndaj palëve, ministria i kaloi në pasuri kontigjenten, ku vlera e pasurive kontigjente kalonë vlerën e 2.6 milionë euro.

Në vitin 2019, evidentohen mungesë e veprimeve të Ministrisë ndaj shfrytëzuesve të ujit edhe pse veprimet dhe kompetencat e ministrisë parashihen me Ligjin për ujrat në Kosovë.

Janë mbi 70 shfrytëzues të ujit të cilëve ju skaduar leja ujore dhe inspektorati i ministrisë nuk ka marrë veprime. Sipas raportit, kjo kishte ndodhur si rezultat i kundërshtimit nga shfrytëzuesve të ujit lidhur me taksën e vendosur nga ministria të cilën po e konsiderojnë si më të lartë në rajon.

Ministria i rrit mbi-vlerëson borxhet 32 milionë euro më tepër

Nga pakujdesia e zyrtarit financiar, Ministria kishte mbi vlerësuar obligimet e pa paguara për 32,235,067 euro më tepër. Në vend se obligimet të ishin në vlerën e 233,514,955 euro ato ishin prezantuar në vlerën 265,750,022 euro dhe kjo ndikon në prezantim jo të saktë të informatave në pasqyra financiare dhe krijon paqartësi.

Obligimet e pa paguara kanë të bëjnë me shpronësimet e pronave të cilat janë bërë me vendim të Qeverisë, obligimet për mallra dhe shërbime dhe investime kapitale.

Vonesat në pagesa me shpronësimin e pronave kanë vazhduar edhe në vitin 2019. Nga Auditori vërehen se vlera e kërkesave të pronarëve për komensim të shpronësimit në viti që shkoi ishte 31,591,176 euro të cilat nuk janë proceduar për pagesë në mungesë të mjeteve.

Tutje, nga vitet e mëparshme ministria nuk kishte adresuar rekomandime e dhëna lidhur me përdorimin adekuat të kodeve të shpronësimit të pronave. Gjithashtu nuk janë zbatuar rekomandime lidhur me procedimin dhe vonesën e pagesave.

Vonesa në realizimin e pagesave dhe jo brenda afatit ligjor prej 30 ditësh kishte të bënin me mallra dhe shërbime por edhe me investime kapitale.

Gjithashtu auditori evidentoi edhe mangësi të tjera si mos-dergimi i planit për subvencionimin e OJQ-ve, klasifikimi i gabuar i shpenzimeve brenda kategorisë Investime Kapitale, mos azhurnim i regjistrit të pasurive,

Më tej, inventarizimi i pasurive jo në pajtim me rregulloren- nuk ishin formuar komisionin për vlerësimin e pasurisë dhe inventarizimin e saj një veprim I till rrezikon që pasuritë të mos raportohen saktë.

Përmes letrës së konfirmimit, tashmë Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është pajtuar me të gjeturat dhe rekomandimet e raportit duke mos i komentuar ato.