Ministri Malazias Mbështet Paradën e Krenarisë
Boskoviq dha mbështetjen e tij për paradën e krenarisë, pasi u takua me përfaqësuesit e Queer Montenegro, një OJQ për të drejtat e homoseksualëve, të mërkurën në Podgoricë.
Në korrik, organizata tha se ishte e vendosur që të organizojë një paradë të krenarisë në Podgoricë në tetor, pasi tentativa paraprake e 2011-ës ishte anuluar si rezultat i dhunës.
Boskoviq i tha grupit se parada e homoseksualëve “do të jetë një mundësi për Malin e Zi që të tregojë se është duke punuar drejt përparimit të statusit të vet në shoqëri”.
Jelko Kacin, zëvendësdrejtor i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor, tha më herët në këtë muaj se një paradë e krenarisë do t’i ndihmonte shtetit lidhur me bisedimet e anëtarësimit në BE.
Parada e parë krenarisë së homoseksualëve të Malit të Zi, e organizuar nga aktivisti i të drejtave Zdravko Cimbaljeviq, duhej të zhvillohej më 31 maj 2011.
Megjithatë, marshi ishte anuluar si rezultat i dy sulmeve kundër homoseksualëve në Podgoricë, para se të fillonte evenimenti.
Ferhad Dinosa, Ministri i atëhershëm i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve, ishte akuzuar për dhënien e komenteve homofobe dhe më pas ishte shkarkuar nga detyra në fund të 2011-ës.
Në maj të këtij viti, Këshilli Anti-diskriminues i Malit të Zi, në mënyrë unanime mbështeti krijimin e një strategjie e cila do të ndihmonte jetën e komunitetit LGBT në pesë vjetët e ardhshëm.