Mielli i Kosovës Pret Semaforin e Gjelbër të Shqipërisë

Institucionet e bujqësisë dhe ushqimit nga Shqipëria dhe Kosova thonë se situata e bllokimit të miellit është pranë një zgjidhjeje, por nuk japin afate konkrete. Ndërkaq, një dokument dorëzuar aktorëve të interesit nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë, ka marrë qëndrimet përkatëse dhe palët e përfshira po presin vendimin final që do e kthejë draftin në ligj.