Ilustrimi: BIRN

Vrima e zezë e Kosovës

Një vrimë e zezë e një jave politike në Kosovë i gjeti partitë e mëdha teksa rreshtoheshin së turpëruari ndërkohë shifrat e migrimit tregojnë thellësinë e një krize më të madhe.

 

Javën e kaluar, imazhet e para të kapura ndonjëherë të vrimës së zezë u zbuluan nga shkencëtarët, duke e mbështetur teorinë e Albert Einstein që këto entitete misterioze, ku, gjithësia, koha dhe materia, të gjitha njëherësh do të pushojnë se ekzistuari, në fakt do të duken në formë të një unaze. Fotografitë janë përhapur anembanë globit.

Por, ndërsa sytë e botës u ngulitën në një zbrazëti të pafundme në hapësirë, një vakum edhe më i madh, i banuar me njerëz dhe mu në mes të Ballkanit, u bë gjithnjë e më i errët.

Edhe pse raportimet e shtypit nganjëherë bëhen melodramatike, si në mediat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare, duke karakterizuar Kosovën si ‘të lënë në harresë’ ose ‘në izolim të pafund’, këtë herë realiteti u dekonstruktua nga dikush tjetër. Besoni apo jo, institucionet e Kosovës kanë arritur të legjitimojnë përshkrimet në raste sensacionale të stereotipit medial.

Përgjatë javës, mediat vendore gjerësisht kanë shfaqur tek njerëzit që përpiqeshin të ikin nga kjo vrimë e zezë – turmat e rreshtuara jashtë ambasadave të huaja në Prishtinë në kërkim të një vize për të hyrë në zonën Shengen.

Statistikat e reja të nxjerra nga Ministria e Punëve të Brendshme të vendit tregojnë se numri i kosovarëve që kanë emigruar në periudhën 2013-2017 arriti një mesatare vjetore prej 35,000, dhe se një total prej më shumë se 170,000 ose (afërsisht dhjetë për qind e popullsisë) e ka bërë të njëjtën gjë gjatë periudhës pesëvjeçare.

“Lajm i rremë! Lajm i rremë! Ndërhyrja ruse”, bërtiste Halil Matoshi, këshilltari i lartë i kryeministrit. Në sytë e disa zyrtarëve qeveritarë, shifrat e migracionit dhe një numër i madh i njerëzve që largohen nga vendi janë thjesht një realitet paralel, duke i bërë qytetarët edhe më shumë kureshtarë për të ikur në pjesë të tjera të galaksisë.

Nuk është diçka e re. Për politikanët kosovarë, gjatë viteve të fundit, “ndërhyrja ruse” e mposhtë Teorinë e Relativitetit të Einstein kur bëhet fjalë për gjetjen e një shpjegimi gjithëpërfshirës për ngjarjet që kanë dalë në pah. Natyrisht, “ndërhyrja ruse”  përdoret si një mjet i shkëlqyer për pastrimin e dështimeve të brendshme.

Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, nuk e klasifikoi valën e vazhdueshme të migrimit si ndërhyrje ruse. Në vend të kësaj, kreu i partisë që ka qeverisur Kosovën për më shumë se një dekadë kritikoi ata që largoheshin nga vendi, duke u bërë thirrje të “përballeshin me procesin e transformimit të Kosovës”.

Ndoshta Ministria e Inovacionit, e udhëhequr nga një ministër i PDK-së, duhet të dalë me disa përfundime dhe metoda inovative për mënyrën se si një qytetar duhet të luftojë për Kosovën, në vend që të ikë në Perëndim.

Krizat e shpërfaqura të migracionit dhe korrupsionit e shtynë partinë opozitare Vetëvendosje të organizonte tubime në mbarë vendin, në një përpjekje për të përfituar nga pakënaqësia në rritje.

Nën sloganin eksplicit, kundër partnerëve të koalicionit qeverisës, “Kundër PANhajnise”, Vetëvendosje u përpoq të bashkonte njerëzit kundër qeverisë së Haradinajt, me qëllim të shkaktimit të zgjedhjeve të reja parlamentare.

Megjithëse nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti u klasifikua si kreu i hajdutëve, Haradinaj u duk i relaksuar këtë javë dhe të premten ai e përfshiu Kurtin në mesin e nominimeve të tij për “mbjelljen e një peme”, duke e inkurajuar udhëheqësin e Vetëvendosjes që të marrë pjesë në fushatën e re për ambientin.

Dështimi i Kurtit për të vënë në siklet dhe dridhur kryeministrin mund të jetë, ndoshta, për shkak të mungesës së një fronti të përbashkët opozitar, Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK, në ftesën e saj për protesta, pasi LDK ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse ata përkrahin  protestat.

“Nëse LDK bën thirrje për një protestë, unë ju siguroj se kjo protestë do të jetë masive”, deklaroi zyrtari i LDK-së Bajram Gecaj gjatë një debati televiziv këtë javë, edhe pse pranoi se partia e tij kurrë nuk kishte organizuar ndonjë protestë në Kosovën e pasluftës. Kjo është e vërtetë. Protesta më e madhe e LDK-së, në fakt, ka qenë gjithmonë protesta ndaj idesë së protestës. Kjo parti gjithmonë ka treguar një rezistencë të ashpër për të mos dalë në rrugë, gjithnjë duke bërë thirrje në trashëgiminë e saj paqësore.

Ndoshta hezitimi i kësaj partie për të thirrur për demonstrata është i rrënjosur në një sfond teorik, duke u thirrur tek mendimtarët e shquar të rajonit. Në librin e tij “Dhuna”, filozofi slloven Slavoj Zizek argumenton se: “Ndonjëherë të bësh asgjë është gjëja më e dhunshme që ke bërë” Çka nëse LDK po ndjek vetëm këtë filozofi? Por prisni, a nuk është Zizek një marksist i njohur? Kjo nuk ngjan shumë në LDK.

Parodia e vrimës së zezë ka infektuar edhe politikanët serbë të Kosovës. Të mërkurën, Lista Srpska, përfaqësuesi kryesor politik i serbëve të Kosovës, përfundimisht vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat u shpallën të hënën nga presidenti. Arsyetimi i Lista Srpska për anëtarët e saj për pjesëmarrje në këto zgjedhje është i qartë siç thonë ata: “për të ndaluar shqiptarët e Kosovës që të pushtojnë komunat që i ka në udhëheqje”.

Në nëntor, katër kryetarët e komunave, të gjithë anëtarë të Lista Srpska, dhanë dorëheqjen si shprehje e pakënaqësisë mbi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vendosur një tarifë prej 100 përqind për mallrat e importuara nga Serbia. Tarifa mbetet në fuqi, por me sa duket kjo nuk ndikon në zotimet e politikanëve nga Lista Srpska për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa për politikanët shqiptarë të Kosovës, ndërhyrja ruse mbetet një çështje e vazhdueshme,  për kolegët e tyre serbë, ndalimi i invadimit të shqiptarëve në veri, është me shumë rëndësi. Parodi.

Lista Srpska është gjithashtu një partner i koalicionit në qeverinë e Kosovës. Apo, a është? Ata dhanë dorëheqjen, por akoma mbetën pjesë e qeverisë. A nuk është kjo një teori  jashtëzakonisht e komplikuar? Për politikanët e Lista Srpska, të paktën, kjo nuk i ngjan një vrime të zezë fare. Në vend se krejt kjo të zhduket, pagat e tyre dalin edhe pa u shfaqur në zyrë për muaj të tërë.

Nëse këto zhvillime akoma nuk janë të mjaftueshme për ta klasifikuar skenën politike të Kosovës si “një vrimë e zezë”, ndoshta do të mund  ta përkthejmë atë pak si – ‘një vrimë shumëngjyrëshe’? Megjithatë, asnjë kompromis nuk mund të bëhet mbi fjalën ‘vrimë’.