Federica Mogherini gjatë vizitës në Mitrovicë, më 4 mars 2017.

Ura e Mitrovicës dhe e Ardhmja e Ballkanit në BE

Ura e Mitrovicës është një simbol i ndarjeve, luftërave dhe dhimbjeve që shënojnë historinë e Ballkanit në 25 vitet e fundit. Ajo tani mund të bëhet një simbol i dialogut, pajtimit, shpresës. Unë dua të kthehem në historinë e udhëtimit tim në Ballkan duke filluar nga këtu, nga vizita në Mitrovicë, nga ura ku unë kam ecur së bashku me të rinjtë, me liderët lokalë, me forcat e policisë të komuniteteve serbe dhe kosovare: vetëm pak metra i ndajnë këto komunitete veç e veç. Të njëjtat metra, sot, mund të sjellin të dy komunitetet së bashku në saje të Bashkimit Europian. Këtu është fjalimi im tek ura.

Në çdo ndalesë gjatë kësaj vizite – të rëndësishme, të bukur dhe të vështirë në disa momente – unë pashë energjinë dhe shpresën e të rinjve dhe grave, të cilët janë dhe ndjehen plotësisht europianë. Ata duan që vendet e tyre të jenë në Bashkimin Europian, dhe kërkojnë që politikë-bërësit të ecin në rrugën drejt BE-së me koherencë dhe vendosmëri. Kjo është ajo që ata u kërkojnë qeverive të tyre, parlamenteve të tyre, dhe neve gjithashtu. Për këtë arsye mesazhi që dhashë unë – nga Beogradi në Tiranë, nga Shkupi në Sarajevë, nga Prishtina në Podgoricë – ishte ky: dyert e Bashkimit tonë janë të hapura, dhe ne duam një të ardhme ku kjo pjesë e Europës është pjesë e Bashkimit Europian. Kjo nuk është një ëndërr e largët, por një projekt që mund të realizohet me anë të brezit tonë, në interes të paqes dhe pajtimit në rajon, të sigurisë tonë të përbashkët, të rritjes së ekonomisë në të gjithë Europën. Në këtë moment, nëse ne reflektojnë mbi të ardhmen e bashkimit tonë, ne duhet të mbajmë në mend se një shtet anëtar është duke u larguar, por të tjerët do të bashkohen. Dhe më shumë se 70 për qind e qytetarëve të këtyre vendeve mbështesin Bashkimin Europian.

Sot rajoni po përballet me tensione politike, kriza institucionale, vështirësi të mëdha në çështjet sociale dhe ekonomike, dhe në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai rrezikon të shndërrohet në një fushë shahu për lojërat e madhe të gjeopolitikës globale. Por kur flisni me të rinjtë në Ballkan – por edhe me krijuesit e shumë politikave të cilët janë duke u përpjekur për të forcuar shoqëritë e tyre, për të ndryshuar vendet e tyre dhe integrimin në rajon – e sheh se e ardhmja e tyre do të jetë në Bashkimin Europian, dhe nuk ka asnjë burim tjetër për rritje dhe pajtim më të fuqishëm se Bashkimi Evropian. Ne jemi një forcë për paqe, për të drejta, liri dhe zhvillim ekonomik. Dhe kjo është ajo që njerëzit e Ballkanit dëshirojnë dhe kanë nevojë.

Ne jemi atje për ta. Sepse e dimë se ky është edhe interesi ynë. Dhe çdo skenar tjetër do të na dërgojë prapa në tragjeditë e historisë sonë të kohëve të fundit. Kjo është arsyeja pse unë do të raportoj rezultatet e vizitës sime dhe do të flas për Ballkanin të hënën në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe të enjten në Këshillin Europian me kryetarët e shteteve dhe qeverive.

Autorja është Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian.

Artikullin origjinal mund ta gjeni në këtë link.