Ilustrim

Shembujt se si nuk duhet të sillemi gjatë coronavirusit

Në ditët e fundit vendi është përballur me fushatën e rreme kundër vendosjes së maskave e cila i ka sjellë dëme të mëdha luftës kundër pandemisë së coronavirusit COVID-19.

Qytetarët kanë mundur të lexojnë lajme se maska iu pengon në frymëmarrje, apo që disa lloje të maskave në plotni janë të rreme, ndërsa baza shkencore dhe e bazuar në fakte mungon.

Ne si mjekë e dimë që maska në asnjë rast nuk na pengon në frymëmarrje, madje ka të atillë që për 12 orë duhet ta mbajmë në zona dhe reparte të caktuara.

Në Kosovë ka pak studime për të argumentuar se maskat ndihmuan në pandemi, mirëpo faktet mund t`i gjejmë shumë lehtë me një kërkim në internet.

Në Jena të Gjermanisë, qysh me 30 mars, vendosja e maskës në publik është bërë  e obligueshme.

Mos-vendosja e saj u bë ndëshkuese me ligj. Pikërisht zbatimi i rregullave të tilla, sidomos vendosja e maskës nga të gjithë, pa përjashtim, ka bërë që Gjermania të menaxhojë më mirë me situatën e pandemisë COVID-19.

Citoj: “Efektiviteti i maskës ka qenë i debatueshëm dhe shumë ekspertë gjerman dhe institute shëndetësore gjermane kanë ardhur në pajtim se vendosja e një maske të thjeshtë në mënyrë të duhur- mund të reduktojë në masë të madhe transmisionin e coronavirusit”.

(https://ëëë.thelocal.de/20200416/ëhat-does-germanys-recommendation-to-ëear-a-face-mask-mean)

Përpos lajmeve të rreme se maska nuk ndihmon në parandalimin e virusit në publik vazhdojmë të shohim mesazhe dhe shembuj të këqij se si vendoset maska.

Shumë herë, ne të profesionit të mjekut e kemi diskutuar se si maska po vendoset gabim nga shumë njerëz që po i shohim në rrugë.

Më e keqja që edhe shumë profesionit shëndetësor kanë bërë lapsuze sikurse shumë nga popullsia në vendosjen e maskës.

Hiq më larg se sot, derisa po udhëtoja e pashë se një çift që hyri në autobus, hundën e kishin lënë jashtë fare, ose të tjera që maskën po e lënë nën mjekër, apo edhe grupi tjetër që nuk e kishin vendos fare.

Kemi tentuar me një grup njerëzish që në rrjete sociale të shpjegojmë si duhet të vendoset maska.

Maska duhet të kapet për “llastikun” me gishtërinj e të vihet pas veshëve dhe të vendoset në atë mënyrë që të mbulohet goja dhe hunda, të dyja duhet të mbulohen.

Kjo të bën të mendosh që duhet të kërkohet nga shteti, normalisht kur shteti të mos jetë zënë më me politikën e karriges së tyre, që të bëhet edukim i vazhdueshëm në media për vendosjen e maskës sepse: “Dude, you are doing it wrong!”.

Pastaj vendosja nën mjekër, nëse veç dëshiron ta largosh, largoje fare e mos e kontamino.

Një arsyetim që më ka rastis ta dëgjojë ka qenë se nuk po munden të marrin frymë, po ju zihet fryma.

Më lejoni t`iu tregojë një eksperiment që një doktor e ka bërë për t’i bindur njerëz të ndryshëm se nuk ndërron frymëmarrja me maska. Ai vendos shumë maska një mbi një, duke e matur saturimin (furnizimin me oksigjen të trupit) dhe rezultatet janë se furnizimi është në rregull.

E përmenda grupin e tretë që nuk e vendos fare maskën. Këta janë kogja kapdai, e kogja të sigurt në vete, e pikërisht këtyre ua shohim sherrin. D.m.th. për këtë grup si duket krejt këto rregulla e puna e virusit nuk është që ka farë vlere.

Në mesin e këtyre tipave “cool”, “who don’t give a sh..”, kishte vendosur të hyjë edhe Presidenti Thaqi.

Më lejoni të ja u rifreskojë memorien me fotografinë e fundit ku Presidenti jonë shihet pranë Gardës që kanë maska të vendosura, ndërsa ky Zotëriu është aq ‘cool” që nuk e prek as ligji e as virusi, nuk ka maskë.

Virusi, sipas logjikës së Presidentit, ka vendosur ta anashkalojë atë.

A nuk po jepni shembull të gabuar Mr. PRESIDENT, të paktën ju duhet të besoni shkencën?

D.m.th., nganjëherë nuk kanë faj popullsia kur shembulli i tillë i “kullerizmit” vjen pikërisht nga pushtetarët.

Çka mund t’i themi krejt kësaj?

Nuk kemi as çfarë t’i themi veç: Hajde Hashë, hajde…!

Për fund sikurse miti se virusi nuk ekziston e ke edhe mitin se as maska nuk kryen punë.

Pra, çka duhet të bëjmë urgjentisht: Reklama promovuese si të vendoset maska edhe me dije pushtetarëve tanë që sot “cool” është me u vendos maska, se nuk janë të paprekshëm as ata, e se ligji është një për të gjithë.

Kur them një për të gjithë, le të ndëshkohet edhe Krajli e Mbreti e besa edhe Presidenti në momentin që i shkel masat anti-COVID-19.