Daniel Serwer

Reciprociteti është vendim i duhur, dhe është jetike ta mbash atë 

Ditëve të fundit, Kosova ka marrë vendim që automjetet të cilat vijnë nga Serbia t’i përdorin tabelat e regjistrimit të Kosovës. Ky vendim është i njëjti me vendimin e Serbisë për automjetet nga Kosova të cilat detyrohen t’i përdorin tabelat të regjistrimit të Serbisë. Banorët serbë në veriun e Kosovës po protestojnë duke bllokuar rrugët atje. Policia e Kosovës deri më tani nuk i ka larguar këto bllokada. 

Nga perspektiva e Prishtinës zyrtare, reciprociteti është vendim i duhur. Është parim themeltar i marrëdhënieve ndërmjet shteteve sovrane. Kjo është pikërisht edhe arsyeja pse Serbia e refuzon një vendim të tillë. Beogradi e konsideron Kosovën si territor të sajin sovran. Reciprociteti nuk është parim i cili rregullon marrëdhëniet ndërmjet një shteti sovran dhe një pjese të territorit të saj, edhe nëse ajo pjesë e ka qeverinë e saj, policinë dhe , në këtë rast, edhe forcat e saja të sigurisë. 

Nga perspektiva ime, Kosova është një shtet sovran: shpallja e pavarësisë së saj nuk e ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar, Serbia e ka njohur vlefshmërinë e kushtetutës së Kosovës në të gjithë territorin e saj dhe ka parlamentin, kryeministrin dhe presidentin e vet të zgjedhur në mënyrë demokratike. Serbia nuk e kundërshton këtë fakt dhe ka pretendime mbi territorin, mirëpo jo edhe 90% të njerëzve. Por nëse shqiptarët e Kosovës nuk janë shtetas të Serbisë, atëherë ata duhet të jenë shtetas të diçkaje tjetër, e cila është Republika e Kosovës për të gjitha qëllimet praktike dhe ligjore.

Pra, të kërkosh vendosjen e masave të reciprocitetit është në përputhje me sovranitetin e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se zbatimi i atij parimi për tabelat e regjistrimit të veturave është vendim i mençur. Pasi ta bëni këtë, duhet të parashikoni se çfarë do të bëjë Beogradi si reagim ndaj këtij vendimi, të tilla sikurse bllokimi i rrugëve. Nëse mund t’i lini rrugët e bllokuara duke mos shkaktuar ndonjë dëm serioz ekonomik, ose nëse mund t’i largoni ato pa krijuar ndonjë rrëmujë, mund të keni sukses, por vetëm nëse Beogradi dorëzohet.  Gjithashtu duhet menduar se çfarë tjetër mund të bëjë Beogradi: të shkaktojë telashe brenda komuniteteve serbe në jug të lumit Ibër, t’i ankohet Bashkimit Evropian dhe amerikanëve, ose të demonstrojë shfaqje të forcës ushtarake në anën e saj të kufirit, e të cilën është pikërisht dukee bërë përveç ankesave. Nuk mjafton të kesh të drejtë për reciprocitetin; duhet ta mbash atë.

Ka fusha të tjera ku parimi i reciprocitetit mund të kërkohet, ndoshta me efekt më të madh. Sigurisht, Kosova duhet t’i kërkojë Serbisë, e cila dëshiron një Asociacion të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë shqiptare në Serbi, me funksione dhe kompetenca ekuivalente. Ajo gjithashtu mund të kërkojë ulëse të garantuara për shqiptarët në parlamentin e Serbisë, pasi që 10 ulëse në parlamentin e Kosovës u rezervohen serbëve. Ishte gabim të mos këmbëngulje që Dhomat e Specializuara që tani po i ndjekin penalisht udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, gjithashtu të jenë në gjendje t’i ndjekin krimet e kryera në territorin e Serbisë, e jo vetëm ato në Kosovë.

Andaj, për të pasur sukses me këto gjëra, Prishtinës i duhet mbështetje e qartë ndërkombëtare nga Uashingtoni dhe Brukseli. Edhe BE edhe SHBA e kanë miratuar një qëndrim të paanshëm në lidhje me këtë zhvillim. Ky është një gabim. Serbia nuk është më “e ulur në dy karrige”. Serbia i është dedikuar Rusisë dhe Kinës, të cilat i janë përgjigjur me armë dhe investime. BE dhe SHBA duhet të hapin sytë dhe të kuptojnë se konkurrenca aktuale gjeopolitike kërkon një angazhim shumë më të madh ndaj forcave pro-perëndimore në të gjithë Ballkanin, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Presidenti Biden, i cili ka shprehur mbështetje të qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve të Ballkanit, tani duhet të përpiqet që ndikimi i saj të jetë në favor të demokracisë në të gjithë rajonin. Kjo do të thotë të favorizosh disa mbi të tjerët, në vend të zbythjes duke e përdorur intonimin “Evropa e tërë dhe e lirë” që ishte e përshtatshme për momentin unipolar, por tani përballet me ngatërresat e koordinuara ruse dhe shpërndarjen e ndikimit kinez në të gjithë kontinentin. Serbia e ka bërë veten një shërbyese në ato përpjekje.

Kosova është mikja më besnike e Amerikës në rajon. Është koha që Uashingtoni ta njohë atë si një partner strategjik në luftimin e ndikimit rus dhe kinez dhe ta përkrahë pa ndonjë mëdyshje barazinë e saj sovrane me Serbinë. Duke e pasur këtë përkrahje amerikane, reciprociteti do të jetë aty edhe më tutje.

BURIMI – https://www.peacefare.net/2021/09/28/reciprocity-is-right-and-making-it-stick-is-vital/