Foto: REL/ EPA-EFE

Raportimi për politikën që po ngulfatë informimin për problemet reale të shoqërisë

Televizonet e monitoruara për këtë periudhë kohore, kanë shmangur në mënyrë flagrante dy prej temeva më të rëndësishme për nga afërisa me publikin; vaksinimin dhe ekonominë, duke e zëvendsuar atë me raportim nga politika dhe për politikanët.

Nëse në vazhdimësi përcillen lajmet kryesore të edicioneve qëndrore në televizionet kosovare, mund të krijohet përshtypja që në këtë vend problemi kryesor është politika. Përkundër punëve të pazgjidhura të politikës kosovare tash e 20 vite, që esencalisht do të duhej ta përmirësonin standardin jetësor, raportimi për politikën në televizionet kosovare dominohet nga deklaratat e zyrtarëve politik që zënë hapësirën kryesore. Pra, jo ndonjë veprim konkret, jo ndonjë politikë si vendimmarrje e matur, por si deklarata shpeshherë fjalamujtëse. Përktej këtij realiteti politik të raportuar në media, qytetarët e Kosovës kanë halle të tjera të përditshme me të cilat ballafaqohen e të cilat nuk zënë vendin kryesor në raportimin e televizioneve. Më shumë se një vit është bërë që nga koha kur kosovarët janë ballafaquar me problemin kryesor – pandeminë COVID19. Derisa shtetet e rajonit kanë vaksinuar një numër relativisht të lartë të qytetarëve me vaksinën kundër sëmundjes vdekjeprurëse, në Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më datën 25 qershor janë vaksinuar pak mbi  150 mijë qytetarë apo më pak se 10 për qind e numrit të përgjithshëm të popoullësisë. Mirëpo, pandemia, përvec vdekjeve, sëmundjes dhe izolimit, ka sjellë edhe probleme të mëdha në ekonominë e vendit. Sipas statistikave të Institutit GAP(link: https://www.institutigap.org/lajme/2786 ), vetëm në shtator të vitit të kaluar, gjashtë muaj pas fillimit të pandemisë, numri i të papunëve ka arritur në 198 mijë.

Në një analizë pesë ditore të edicioneve qëndrore të lajmeve në pesë televizione kosovare, rezultati është i trishtusheshëm për nga paraqitja e këtyre interesave të qytetarëve në lajmet e para. Në vetëm dy raste nga pesë televizionet kosovare është raportuar nga sfera e shëndetësisë, ndërsa, vetëm në një rast për ekonominë. Në tri televzionet me frekuencë nacionale, RTK, KTV, RTV21, e dy të tjera kabllore, Klan Kosova dhe T7, vetëm ky i fundit e ka “prishur” rendin e raportimit për politikën. Në të gjitha televizonet tjera akoma tri lajmet kryesore, të parat në edicion përmbajnë trajtimin e politikës, politikanëve apo deklaratave të tyre. Në këtë rast të matjes së edicioneve të lajmeve për pesë ditë, del që asnjëri nga problemet reale të qytetarëve nuk është raportuar sa duhet në edicionet qëndrore të lajmeve.

Grafika: Llojet e tri lajmeve të para në televiozne

Prandaj, duke pasur parasysh këtë rezultat, si dhe atë që thonë autorët  McCombs dhe Shaw, se zgjedhja dhe publikimi i ngjarjeve si lajme në media ndikon në mënyrë të drejtpërdrjetë në perceptimin e publikut për çështjet më të rëndësishme të ditës, mund të konstatohet lirisht që në këtë rast të matur, mediat kanë provuar të përcaktojnë politikën si gjënë më të rëndësishme të shoqërisë. Por, nëse këto rezultate i trajtojmë edhe nga pikëpamja që jep James Karan për median, duket se televizionet tona i përkasin akoma qasjeve radikale që përmend ky autor. Sipas tij, qasjet radikale i përkasin llojit të ndikimit në media nga lart poshtë në trekënëdëshin e pushtetit ku, politika, korporatat apo agjencët shtetëror, vendosin se cfarë do të transmetohet si lajmi kryesor i ditës. Pra, televizonet e monitoruara për këtë periudhë kohore, kanë shmangur në mënyrë flagrante dy prej temeva më të rëndësishme për nga afërisa me publikin; vaksinimin dhe ekonominë, duke e zëvendsuar atë me raportim nga politika dhe për politikanët.