Pse Rusia po i përcjellë nga afër zgjedhjet e Bashkimit Europian

Moska shpreson se Parlamenti i ri Europian do të përcjellë një trajektore më të butë mbi rregullat dhe vlerat që bien ndesh me interesat ruse.

Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian, për herë të parë, kanë tërhequr vëmendjen e Rusisë, pavarësisht nga bezdija tradicionale e Moskës – thënë në mënyrë më të butë – me institucionet, mekanizmat dhe qëndrimet e vështira të BE-së.

Shpërfaqja e fuqishme e populistëve kombëtarë, me qasjen e tyre transaksionale në politikën e jashtme, rezonon mirë me Moskën, e cila me shumë kujdes shpreson që përbërja e parlamentit të ri do të rezultojë në një BE që është më pak e rreptë me rregullat dhe vlerat evropiane dhe më e përshtatshme për interesat ruse në sektorin e energjisë dhe për shtetet fqinje, të tilla si Ukraina dhe Ballkani Perëndimor.

Antipatia e Rusisë ndaj institucionve të Bashkimit Evropian nuk është ndonjëë sekret. Kremlini e sheh BE-në si një skemë të përshtatshme të Uashingtonit për dominimin e Europës dhe preferon të merret me shtetet evropiane në baza dypalëshe, kur ka një pozitë më të fortë negociuese dhe mund të përdorë më mirë prirjen e saj për politika të fuqive të mëdha.

Kjo vlen para së gjithash për Parlamentin Europian, i cili kombinon të gjitha tiparet që Kremlini i sheh si më irrituese në lidhje me politikën evropiane: multilateralizmin, theksin e fortë në vlera dhe procedurat e tejzgjatura me rezultate të pasigurta.

Sergei Naryshkin, ish-kryetari i Dumës Shtetërore – dhoma e ulët e parlamentit rus – dhe anëtar i rrethit të brendshëm të Presidentit Vladimir Putin, një herë në mënyrë mospërfillëse vuri në dukje se Parlamenti Europian “vështirë se mund të konsiderohet një parlament i vërtetë”, duke iu referuar kompetencave të tij të kufizuara brenda burokracisë së BE.

Megjithatë, zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, PE, dhe paraqitja, potencialisht, e fuqishme e partive populiste të BE, po e tërheqin vëmendjen e Rusisë shumë më tepër se në vitet paraprake, pasi kjo do të ndikojë shumë në pozicionin e BE-së në skenën globale, si dhe në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe Ballkan.

Ukraina akoma çështje numër 1

Kriza në Ukrainë mbetet çështja më e spikatur në marrëdhëniet e Rusisë me Parlamentin Evropian.

Ishte aneksimi i Krimesë Ukrainase nga Rusia në mars të vitit 2014 që çoi në pezullimin e të gjitha lidhjeve formale me Moskën nga Parlamenti Evropian dhe puna e Komitetit të Bashkëpunimit Parlamentar BE-Rusi nuk ka rifilluar deri më tani.

Parlamenti Evropian vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut ndaj rolit keqdashës të Kremlinit në konfliktin e Ukrainës, edhe nëse deklaratat dhe rezolutat e saj parlamentare rrallë sjellin hapa praktikë të ndërmarrura nga BE.

Parlamenti i ri Europian, me përfaqësimin e tij, pashmangshëm, me një populizëm të fortë, ka të ngjarë të ulë mbështetjen e tij për Kievin: populistët e djathtë dhe të majtë kanë shprehur në mënyrë të përsëritur dyshimet rreth Ukrainës.

Të parët janë armiqësor ndaj idesë së BE-së që të bëjë ndonjë angazhim të ri financiar në Europën Lindore, ndërkohë që këta të fundit tentojnë ti shohin liderët e revolucionit post-Maidan të Ukrainës si nacionalistë radikalë dhe pothuajse fashistë. Kombinuar me lodhjen në rritje të Ukrainës në Perëndim, kjo mund të krijojë një derë për Rusinë që të përpiqet të rivendosë disa forma të dialogut me Parlamentin Evropian.

Është gjithashtu një moment i përshtatshëm për anën ruse.

Vyacheslav Volodin, kryetari ambicioz i Dumës Shtetërore, po përpiqet me përkushtim të nxjerrë një rol për veten e tij në formulimin e politikës së jashtme ruse. Në vitin 2012, si zëvendës-shefi i parë i stafit, Volodini mbikqyri kthimin e Putinit në presidencë mes protestave masive dhe për disa vite në vijim ishte përgjegjës për politikën e brendshme.

Që nga koha kur mori postin e kryetarit të Dumës në vitin 2016, Volodin ka vazhduar të zgjerojë ndikimin e tij, duke u futur në fushën e politikës së jashtme.

Me procesin vendimmarrës në Rusi gjithnjë e më shumë inkoherent, Volodin po ndërton rrjetin e vet të kontakteve ndërkombëtare nëpërmjet diplomacisë ndërparlamentare. Ai ka bërë thirrje për një fillim të ri në bashkëpunim me Parlamentin Evropian dhe propozoi krijimin e një grupi informal punues të parlamenteve ruse dhe evropiane.

Përbërja e re e Parlamentit Evropian mund të përfitojë gjithashtu nga interesi i Rusisë në një tjetër vend fqinj të BE-së: Ballkanin Perëndimor.

Zgjerimi i Ballkanit mbetet pezull?

Partitë populiste kanë pikëpamje të ndryshme për zgjerimin e BE-së në atë rajon, duke ndryshuar nga mbështetja e fortë në Hungari deri tek një opozitë e ashpër në Francë, por thjesht rritja e rolit populist në institucionet evropiane garanton se BE do të zhytet në kontestet e brendshme, duke e lënë pezull zgjerimin e mëtejshëm.

Ky është një lajm i mirë për Kremlinin, i cili ka frikë se anëtarësimi në BE do t’i bëjë vendet e Ballkanit të ulin bashkëpunimin e tyre me Rusinë, të vendosin sanksione anti-ruse dhe të forcojnë lidhjet e tyre me NATO-n.

Përveç kësaj, për aq kohë sa procesi i zgjerimit të BE mbetet i mbërthyer në çështjen e Ballkanit Perëndimor, BE nuk do të ketë shumë burime apo shumë apetit për thellimin e integrimit të saj me vendet e Partneritetit Lindor (gjashtë ish shtetet sovjetike, Ukraina, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Moldavia): një zonë të cilën Rusia e konsideron jetike për sigurinë e saj.

Parlamenti Europian në largim e sipër, ishte një kundërshtar i patundur i projekteve kryesore të energjisë ruse në Evropë: tubacioni i gazsjellësit Rrjeti Nord 2 nëpërmjet Detit Baltik dhe tubacionit të rrjetit turk në Ballkan.

Domosdoshmërisht, Rusia nuk kërkon që deputetët e rinj të mblidhen në mbështetje të këtyre rrugëve të reja të transportit të gazit duke anashkaluar Ukrainën, por me siguri do ta mirëpriste Parlamentin Evropian teksa e kthen vëmendjen e saj ndaj çështjeve të tjera djegëse, duke i lejuar Kremlinit të bie dakord mbi projektet e tubacionit në baza dypalëshe.

Kjo është veçanërisht e vërtetë sa i përket rrjetit të tubacionit Turk, një pjesë e së cilës do të kalojë nëpër Bullgari, Serbi dhe Hungari. Rusia është e shqetësuar se këto vende nuk e kanë kapacitetin e mjaftueshëm lobues prej Gjermanisë, e cila mbështet tubacionin Nord Stream 2 dhe mund të kapitullojë shumë shpejt me një presion nga BE.

Megjithatë, Rusia është shumë e kujdesshme sa i përket shpresave të saj për populistët evropianë dhe shpërfaqjen e tyre të fuqishme në zgjedhjet evropiane. Kremlini, me gjasë, ka parë tashmë populistë pro-rusë që kanë ardhur në pushtet në Greqi, Hungari dhe Itali, por asnjëri prej tyre nuk i vlerësoi lidhjet me Rusinë si të mjaftueshme për të vënë veton ndaj sanksioneve anti-ruse.

Politikanët nacionalistë në të gjithë BE-në mund të kënaqen me retorikën pro-ruse dhe pro-Putin, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka qenë i gatshëm të investojnë paratë e tyre aty ku është edhe goja e tyre dhe në të fakt të shkelin mbi solidaritetin evropian. Zgjedhjet në parlamentin Evropian, relativisht ceremonial, nuk kanë gjasa ta ndryshojnë këtë situatë.

Në asnjë rast, një rezultat i suksesshëm për populistët në zgjedhjet evropiane do të mund të ishte i dëmshëm për Rusinë, ashtu siç ndodhi në SHBA pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Nëse mbështetja për populistët rezulton të jetë e rrezikshme, elita europiane mund të mobilizohet kundër tyre, duke grumbulluar suksese populiste së bashku me kërcënimin rus.

Kjo do të nxisë frikën e ndërhyrjes ruse, do të tërheqë Rusinë në politikën e brendshme evropiane dhe do ta helmojë çdo kontakt. Gjatë dy viteve të fundit, Kremlini ka përjetuar mjaft vështirësi në trajtimin e Trumpit, gjoja pro-rus, për të qenë në dijeni se duhet të jetë shumë i kujdesshëm në atë që dëshiron.

Maxim Samorukov është zëvendësdrejtor i Qendrës Carnegie Moscow.

Mendimet e shprehura janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN-it.