FOTO ILUSTRIM: Fëmijët shikojnë nga ura e lumit Ibër | Foto: M" (CC BY-SA 2.0) by Adam Jones, Ph.D. - Global Photo Archive

Problemi i Sigurisë së Ujit në Kosovë

Nëse qeveria nuk zhvillon një strategji për të mbajtur ndotësit përgjegjës, për të pastruar ujërat e zeza dhe monitoruar ujërat nëntokësorë, ndotja do të dëmtojë buxhetin, mjedisin dhe shëndetin publik të Kosovës.

Prishtevka

Në periferi të pjesës jugore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, një lum del nga askund. Vegjetacioni ka mbuluar pjesët anësore të tij dhe plastika e hedhur poshtë ngjitet në shtratin e tij. Uji është i cekët, por i errët. Ai lëviz, por asgjë nuk është e gjallë në të. Lumi është i vdekur, për shkak të vendimeve të vetëdijshme në të kaluarën dhe neglizhimit në të tashmen.

Ky është lumi i Prishtevës: sistemi i kanalizimit të Prishtinës.

Në ditët e nxehta mund ta nuhasni atë para se ta shihni dhe ai kutërbon saktësisht si ju do të mund ta imagjinoni. Nëse e keni vizituar ose keni jetuar në Prishtinë, nuk e keni parë kurrë këtë lumë. Ju ndoshta as nuk keni dëgjuar për të. Unë mund të garantoj se ju keni ecur sipër tij.

Lumi i Prishtevkës buron nga kodrat në verilindje të Prishtinës. Para se të arrijë në qytet, ai kalon nën tokë. Lumi u fut nën tokë disa dekada më parë për shkak të ankesave dhe shqetësimeve për higjienë në lidhje me ujërat e zeza dhe ekspozimin në ambient të hapur. Largimi i tij nga sytë ishte vetëm një rregullim i përkohshëm për problemin. Prishtevka aktualisht rrjedh nën zemrën e qytetit, duke mbledhur mbeturinat nga çdo apartament, kafene dhe restorant, të gjitha të lidhura me lumin përmes tubave nëntokësorë. Rrjedh nga jashtë Prishtinës duke kaluar në disa qytete dhe disa fshatra.

Përmes këtij lumi mbeturinat e kryeqytetit bëhen ujëra të fshatit. Megjithëse shumë shtëpi në fshat janë të kyçura në sistemet publike të furnizimit me ujë, ata ende pijnë, gatuajnë dhe lahen me ujë nga puset e tyre, me ujin që shumë mirë mund të ndotet nga Prishtevka.

Një histori e ndotjes

Do të ishte konfuze të veçonim Prishtinën si një përjashtim. Do të ishte gjithashtu e gabuar t’i vihen të gjitha fajet Qeverisë së Kosovës për mostrajtimin e problemit. Kosova ishte provinca më e ndotur e ish-Jugosllavisë. Problemet historike mjedisore ende e dëmtojnë vendin. Pothuajse çdo komunë në Kosovë është pa asnjë lloj infrastrukture të trajtimit të ujërave të zeza. Mbetjet e nga afërsisht dy milionë njerëz fluturojnë çdo ditë.

Për më tepër, problemet e ujit të Kosovës marrin një hap prapa nga problemet e ajrit. Termocentralet e vjetër me dekada, të ndërtuar nga sovjetikët, janë të vendosur më pak se 10 kilometra nga qendra e qytetit të Prishtinës, ndërsa ende prodhojnë mbi 98 për qind të energjisë elektrike të Kosovës. Energjia elektrike prodhohet nga linjiti, forma më e ndyrë e qymyrit. Organizata Botërore e Shëndetësisë erdhi në përfundim në vitin 2012 se cilësia e ajrit në Prishtinë shkaktoi rreth 1 mijë vdekje të parakohshme në vit.

Ajri në Kosovë është i keq dhe nuk mund të injorohet. Njerëzit e frymojnë problemin çdo ditë. Problemi i ndotjes së ujit, nga ana tjetër, shkon në tualet dhe largohet nga aty. Ndotja që ka arritur në mjedisin natyror, tek uji i puseve ka pasoja, megjithëse shkalla e së cilës nuk mund të dihet ose ndihet për dekada.

Problemi poshtë këmbëve tona

Përafërsisht 300 mijë njerëz në Kosovë janë të lidhur me sistemet publike të furnizimit me ujë, që marrin ujë nga rezervuarët nëntokësorë. Vlerësohet të jetë i lartë numri i njerëzve që pinë ujë nga puset e tyre private. Ujërat nëntokësore publike testohen një herë në javë për amoniakun, nitritet, nitratet dhe masat e tjera bazë dhe një herë në gjashtë muaj për metalet e rënda. Kjo nuk është e mjaftueshme.

Puset private nuk testohen kurrë. Shumë lumenj në Kosovë janë bazë për derdhjen nga minierat, industritë dhe bizneset. Disa studime kanë treguar se ka nivele të larta të plumbit dhe kadmiumit në lumenjtë e Kosovës. Ata që pinë ujë nëntokësor nga furnizimi publik me ujë dhe puset e tyre private mund të jenë duke pirë ujë që është i ndotur me metale të rënda. Sidoqoftë, kjo është e vështirë për t’u konfirmuar, ose hedhur poshtë për shkak të asaj se sa shpesh kryhen testet. Qytetarët e Kosovës përfundojnë duke pirë nga uji që rrezikon jetën e tyre.

Kjo do të vazhdojë të jetë një problem për Kosovën për shkak të asaj sesa e ndërlikuar është matja dhe monitorimi i ujërave nëntokësore. Kjo është për shkak se shkenca e hidrogjeologjisë, veçanërisht ndërveprimet sipërfaqësore të ujërave nëntokësore (SWGW), është ende në fazat e saj fillestare. Uji sipërfaqësor klasifikohet si uji që shohim në lumenj, përrenj dhe liqene. Ujëra nëntokësorë janë ujërat që janë nën sipërfaqe dhe gjenden nëpër ujësjellës. Këto dy lloje të ujit ndërveprojnë në mënyra të cilat janë vështirë për t’u eksploruar. Studime për të përcaktuar nëse ujërat nëntokësorë rrjedhin në lumenj ose anasjelltas, marrin shumë kohë, pajisje, para dhe specialistë të ëkualifikuar. Për shkak të vendndodhjes së tyre, ujërat nëntokësorë janë jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe të vështirë për t’u pastruar pasi të jenë ndotur. Shpesh janë me metra poshtë sipërfaqes dhe nën shtresat e vegjetacionit, sedimenteve dhe shkëmbinjve. Mbajtja e ujërave të ndotur nëntokësorë nuk është një situatë në të cilën Kosova dëshiron ta gjejë veten, por po shkon drejt saj me një ritëm shumë të ulët çdo ditë.

Problemet ndërkombëtare

Çështjet që lidhen me Rezervuarin e Gazivodës janë të tjera të panjohura të mëdha në të ardhmen e Kosovës. Gazivoda është vendimtare për sigurinë e ujit të Kosovës. Në disa kohë gjatë vitit, furnizon me ujë deri në 600 mijë vetë (1/3 e popullsisë së Kosovës) në Kosovë. Dy termocentralet e Kosovës, Kosova A dhe B, varen nga uji i saj për qëllime të ftohjes gjatë muajve të verës.

Gazivoda është aktualisht burimi më i rëndësishëm i ujit në Kosovë dhe pronësia e saj është kontestuese. Gazivoda qëndron në Serbi dhe Kosovë, me rreth 2/3 të saj në Kosovë. Pothuajse të gjithë ujërat që mbushin Gazivodën, për shkak të natyrës së saj gjeografike, kanë origjinën në Serbi siç është edhe lumi Ibër. Lumi Ibër është i mbyllur në Kosovë, duke krijuar rezervuarin. Në rrjedhën e poshtme nga rezervuari, lumi Ibër rrjedh në Kosovë, duke e ndarë komunën e Mitrovicës në veri dhe në jug. Rrjedh pastaj në Serbi. Lumi kalon kufirin dy herë. Për të komplikuar çështjet, lumi Ibër ndotet shumë gjatë kohës së tij të shkurtër në Kosovë. Uji i pastër hyn në Kosovë nga Serbia, por kur kalon kufirin në drejtimin tjetër, bëhet aq i ndotur sa që nuk është i pijshëm dhe i përdorshëm për qëllime industriale. Në Kosovë, lumi Ibër është i shkatërruar. Të dy vendet nuk kanë marrëveshje mbi burimet ndërkufitare dhe Serbia nuk mund ta sfidojë Kosovën në shkallë ndërkombëtare për të pastruar ujërat e saj sepse atëherë do të njihte pavarësinë e Kosovës. Ndonëse lumi Ibër është një nga pellgjet më të kontestuara politikisht dhe më të ndotur në botë, këto çështje mungojnë në diskutimin publik.

Përse kjo është e rëndësishme

Rrafshi qendror i Kosovës ku ndodhen Prishtina dhe pjesa më e madhe e popullsisë, industrisë dhe bujqësisë së Kosovës, është e thatë. Modeli i ndryshimeve klimatike projekton që Europa Juglindore dhe Kosova të bëhen më të thata dhe më të ngrohta. Kosova tashmë është e prirur për thatësira, Këshilli Ndërministror i Ujërave të Kosovës parashikon që thatësira do të ndodhë çdo pesë vjet. Pritet që Kosova të vazhdojë të përballet me thatësirat dhe se këto thatësira, për shkak të ndryshueshmërisë së tyre dhe ndryshimeve klimatike, mund të jenë më të këqija se ato që Kosova ka pasur në të kaluarën.

Për të luftuar këtë, Kosova duhet të diversifikojë dhe të mbrojë burimet e saj ujore sa më shumë që të jetë e mundur. Ndërsa rajoni vuan nga ndryshueshmëritë klimatike dhe thatësirat e zgjatura, komunikimi midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë kyç. Diplomacia mjedisore ofron një mundësi që të dy palët të bashkohen për të arritur një qëllim të përbashkët dhe të dobishëm, pastrimin e lumit Ibër dhe ruajtjen e tij për përdorim afatgjatë.

Çfarë mund të bëhet?

Ujërat nëntokësorë janë elastike ndaj thatësirës, që do të thotë se nuk ndikohen aq sa uji sipërfaqësor nga mungesa e reshjeve. Prandaj, është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa për t’i mbrojtur ato. Dhjetë për qind e popullsisë së saj tashmë varet nga ujërat nëntokësorë që i kanë burim kryesor të ujit të pijshëm, megjithëse ky numër pritet të jetë shumë më i lartë nëse përfshihen puset private. Kosova mund të presë që ky numër të rritet, veçanërisht në kohën e thatësirës dhe situatave të vështira politike me Serbinë.

Kostot e rehabilitimit të ujërave nëntokësorë do të dëmtojnë buxhetet publike të Kosovës. Qeveria duhet të zhvillojë një strategji efektive për të mbajtur ndotësit përgjegjës, për të financuar projekte publike për pastrimin e ujërave të ndotura dhe për të krijuar programe efektive për monitorimin e ujërave nëntokësorë. Masat parandaluese janë pothuajse gjithmonë më të lira se ato kundërshtuese dhe ky rast nuk është ndryshe. Kosova do të harxhojë shumë kohë, para dhe përpjekje në këto programe, por qëllimi është të ruajë këto burime për përdorim në të ardhmen. Dhe kush e di, nëse gjithçka shkon mirë, ndoshta gjenerata e ardhshme e kosovarëve do të notojë në lumin Prishtevka.

Kyle Kavanagh Sweeney ishte hulumtues i programit “Fulbright” në Kosovë në vitin 2016-2017. Aktualisht ai punon në Boston si një konsulent zhvillimi. Interesat e tij kërkimore përfshijnë planifikimin urban të qëndrueshëm dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike.