Sllobodan Millosheviq dhe Presidenti amerikan Bill Clinton | Foto: Arkivat e CIA-s

Përpara Trumpit dhe Brexitit Ishte Millosheviqi

Ekziston një fantazmë që po e përndjek Perëndimin, fantazma e Sllobodan Millosheviçit.

Në vitin 1987, Millosheviçi, dora e djathtë e presidentit të atëhershëm serb, Ivan Stamboliç, u dërgua në Kosovë për të lehtësuar marrëdhëniet mes komuniteteve të provincës shqiptare dhe atyre serbe.

Një zyrtar i lartë partie, Millosheviçi hasi me një zemërim mes serbëve në Kosovë, të cilët u ndjenë të shpërfillur nga autoritetet qendrore të Beogradit, të harruar në cepin më të varfërt të Jugosllavisë dhe të margjinalizuar nga shumica etnike shqiptare në rajon.

Kur ekspertremistët vendas të Serbisë orkestruan përplasje me policinë, duke pretenduar më kot se ishin sulmuar nga oficerë shqiptarë, energjia e fortë e puçit të tyre, i ofroi një mundësi Millosheviçit. Teksa ecte mes turmave që zienin, i vetëdijshëm që skenat po transmetoheshin kudo në Jugosllavi, ai i premtoi atyre “se askush nuk do t’ju rrahë sërish”.

Ai nuk tha kurrë “askush nuk do t’ju rrahë sërish juve, serbëve”, ai kurrë nuk sugjeroi se do të asgjësojë shqiptarët apo se do ta kthejë provincën në një shtet policor apo që do të drejtojë të gjithë Jugosllavinë në luftë. Atij i duhej vetëm t’i shkelte syrin ekstremistëve dhe ata u rreshtuan pas tij. Kjo ishte e gjithë strategjia e Millosheviçit – dhe trashëgimia – e përqendruar në një moment të vetëm.

Rreth 30 vjet më vonë, zgjedhja e Doland J. Trump në SHBA, ashtu si referendumi i fundit Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, i ka futur dy demokracitë liberale më të vjetra në botë në ujëra të turbullta. Miliona vetë nga të dyja anët e Atlantikut po pyesin veten: si ndodhi kjo dhe ku po shkojmë? Duke studiuar ardhjen në pushtet dhe sundimin e Sllobodan Millosheviçit, dalin disa leksione dhe paralajmërime.

Millosheviçi, sigurist u shfaq brenda kontekstit të një shteti tashmë autoritar, Republikës Socialiste Jugosllave, ndërsa SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rreth gjysmë mijëveçari eksperiencë me qeveri kushtetuese. Megjithatë, duke marrë parasysh se sa të papritura ishin suksesi i Trump dhe Brexit – dhe se sa shpejt frika ka depërtuar në të dyja shoqëritë si rezultat i kësaj – është mirë të mendohet edhe e pamendueshmja.

Ne të gjithë po jetojmë në epokën e Millosheviçit.

Si e bëri Millosheviçi

Duke folur gjerësisht, Millosheviçi e bazoi programin e tij politik në dy parime: në populizmin nacionalist dhe në bindjen e pamohueshme. Për të marrë pushtetin, ai u mbështet te nacionalizmit ekstrem serb (në një shtet të themeluar mbi moton “vëllazëri dhe unitet”) ndërsa njëkohësisht pretendoi se ai nuk ishte veçse një mbrojtës i masave të padëgjuara.

Me fjalë të tjera, Millosheviçi mbrojti pikëpamjet më radikale të grupit më të madh etnik në një federatë komplekse dhe shumë-kombëshe duke krijuar kështu një lëvizje popullore me të cilin ai kapi aparatin politik dhe të sigurisë së shtetit qendror. Paralelet me përqafimin e nacionalizmit të bardhë nga seksionet kryesuese të partive republikane dhe konservatore duhet të jenë të qarta.

Ashtu si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar sot, Jugosllavia në vitet 1980 ishte në grahmat e krizës ekonomike që kishte zgjatur prej vitesh. Norma e inflacionit ishte ngritur shumë, problemet në punë ishin të mëdha dhe lidershipi i Ligës Komuniste të Jugosllavisë (SKJ), organi që ka drejtuar vendin që prej fundit të luftës së dytë botërore, ishte i plogët dhe pa asnjë drejtim. Në këto rrethana, tensionet etnike – veçanërisht në zona të varfra si Kosova – u shtuan. Në vetvete, asnjë prej këtyre fenomeneve nuk kërcënonte federatën e Jugosllavisë. Por kur u kombinuan të gjitha në një narrativë politike nga një arkitekt i aftë, ato krijuan një stuhi.

Millosheviçi u rikthye nga Kosova me një strategji të qartë politike. Së pari, ai do të mblidhte turmën dhe më pas do të vepronte mbi kundërshtarët e tij politikë. Me mbështetësit e tij të zjarrtë që mbushnin rrugët e Beogradit, Millosheviçi orkestroi rrëzimin e ish-mentorit të tij, Ivan Stamboliç. Duke përdorur të njëjtën taktikë, ai rrëzoi liderë të Vojvodinës, Malit të Zi dhe Kosovës dhe i zëvendësoi ata me besnikët e tij. Ashtu si marshimi i republikanit Trump, Millosheviçi e shthuri rendin ekzistues në copëza.

Ai e quajti këtë strategjia e “revolucionit anti-burokratik”. Pas çdo proteste, turmat u shtuan dhe Millosheviçi i premtoi atyre se kjo kryengritje populiste do ta transformonte Jugosllavinë në një të tërë.

Por siç e dinte edhe ai vetë, mbështetësit e tij nuk ishin të shqetësuar për spastrimin e burokratëve komunistë të Jugosllavisë, në fjalimet e tij ata panë një vizion për ta konvertuar  federatën sllave të jugut në “Serbinë e Madhe”.

Shpërthimi nga brenda i Jugosllavisë

Së fundmi, kjo përpjekje për ta transferuar Jugosllavinë në një shtet serb suprem dështoi, por jo vetëm sepse vendi u shkatërrua si rezultat i kësaj. Askush përveç mbështetësve më radikalë të tij nuk mund ta imagjinonte jetën në një bashkim të tillë. Sapo e kuptuan realitetin e asaj që Millosheviçi synonte – dhe nuk mundeshin më ta ndalonin brenda parametrave politikë ekzistues pasi ai kishte kapur median dhe aparatin politik dhe atë të sigurisë – sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe maqedonasit, që të gjithë iu drejtuan portës.

Por lëvizja e tyre vetëm sa e forcoi dorën e Millosheviçit. Ja ku u ekspozuan kundërshtarët e revolucionit anti-burokrat; ata që do të preferonin ta prishnin vendin, siç thoshte ai, në vend që ta lejonin veten të humbisnin pushtetin. Dhe nëse kroatët dhe boshnjakët u larguan nga Jugosllavia, për shembull, çfarë do të ndodhte me qindra mijëra serbë që jetonin në ato republika? Kush do t’i mbronte ata nga armiqtë fantazmë që Millosheviçi kishte pretenduar? Propaganda e tij u bë një profeci që u vetëpërmbush.

Duke shprehur nevojën për të rigjetur rendin kushtetues, Millosheviçi e dërgoi Ushtrinë Popullore Jugosllave në Slloveni, pastaj në Kroaci dhe së fundmi në Bosnje dhe Hercegovinë. Me kalimin e kohës ata “tërhiqeshin”, duke lënë pas armë, municione dhe personel për të kontrolluar të ashtuquajturat autoritete “Republika Srpska” në Kroaci dhe Bosnje. Taktika të përdorura nga Putin si për “njerëzit e gjelbër” dhe “njerëzit e republikës” në Donbas. Dhe nuk mund të mohohej se kishte rezultate të kënaqshme, këtë herë si taktikë lufte.

Në territoret e kapura nga milicit nacionaliste serbe të mbështetura nga Beogradi, mijëra u dëbuan, keqtrajtuan apo u vunë në kampe përqendrimi; 100,000 u vranë në luftën e Bosnjes vetëm, një konflikt që pa forcat serbe të kryenin masakrat më të këqija në Europë që prej luftës së dytë botërore. Dhe megjithëse gjenocidi në Bosnje është një nga fushatat më të mirëdokumentuara të vrasjeve masive në histori, lidershipi i atëhershëm i Serbisë i ka shpëtuar ndëshkimit për krimet e tyre, kryesisht për shkak të dorës së fshehur të Millosheviçit.

Një shtet mafioz

Ndërkohë, Serbia u transformua në një shtet mafioz. Millosheviçi i manipuloi zgjedhjet shpesh, shkatërroi opozitën, ndërpreu protestat anti-regjimin në vitin 1991 dhe 1996, vrau gazetarë dhe kritikë, përfshirë ish mentorin e tij Ivan Stamboliç dhe e dëmtoi ekonominë me një skenë të glorifikuar Ponzi.

Miliarda u zhdukën nga depozitat e shtetit, u nxorrën jashtë me valixhe dhe çanta për t’u pastruar në Rusi dhe Qipro dhe u zhdukën te familja e Millosheviçit dhe aleatët. Në vitin 1994, norma e inflacionit ishte 4139 për qind.

Media dhe shtypi u bënë një vend pellg i ndotur ku ultra nacionalistët, fanatikët dhe banditët si Vojisllav Shesheli dhe Zlejko Raznatoviç, i njohur si Arkani u vunë në qendër të vëmendjes së shtypit.

Ata mburreshin me fushatat e tyre të vrasjeve të audiencat që i adhuronin. Gratë u zhdukën nga jeta publike, u zëvendësuan nga kukulla pornografike, ndërsa qindra mijëra djem të rinj u larguan nga vendi ose kaluan në aktivitete të paligjshme për të mbijetuar.

Ishte fashizëm, jo me çizme, por me tuta dhe neonë.

Leksioni

Millosheviçi identifikoi disa çështje, ngriti një turmë dhe më pas i lejoi ata ta drejtonin për në postin e lartë.

Me një lëvizje që i vinte nga pas, ai mund të pretendonte një legjitimitet popullor që kundërshtarët e tij – veçanërisht ata në aparatin shtetëror komunist – nuk mund ta kishin kurrë. Ata mund të kërkonin qetësi, ashtu sikurse u përpoq kryeministri jugosllav Ante Markoviç, por turma ua mbylli gojën. Dhe kur të tjerët u përpoqën të krijonin kundër-lëvizje, për t’i bërë apel anës së qytetëruar dhe denjë të njerëzve, diskursi ishte polarizuar tashmë dhe ishte helmuar aq shumë saqë këto kaluan pa u ndjerë.

Më e rëndësishmja është se Millosheviçi nuk gëzoi kurrë mbështetje të unifikuar. Por ai foli për disa shqetësime ekonomike ndërsa establishmenti politik krijoi probleme nacionaliste që i sollën gjërat deri aty. Kur publiku i përgjithshëm e koptoi se ai nuk ishte as një reformues dhe as një kloun, por një demagog, ishte shumë vonë; ata rezistuan por ai e drejtoi komplotin drejt synimeve të tij.

Kam shumë më tepër besim se regjimet demokratike dhe shtetasit në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar do të parandalojnë një marrje nën kontroll të vendeve të tyre si stili i Millosheviçit. Por në parim, të njëjtët faktorë që Millosheviçi shfryëzoi në Serbi ekzistojnë sot në Perëndim dhe kanë filluar tashmë të shfrytëzohen nga Trump dhe mbështetësit e Brexit.

Gazetari Milos Vasiç u përpoq t’i shpjegonte ngritjen në pushtet të Millosheviçit amerikanëve në vitin 1993 duke thënë: “Duhet të imagjinoni një SHBA ku çdo stacion i vogël televiziv kudo ka të njëjtën linjë editoriale – një linjë të diktuar nga David Duke. Edhe juve do të futeshit në luftë brenda pesë viteve”.

Sot, David Duke është kthyer dhe po kështu Millosheviçi.