Palmer ka rastin ta ringjallë lidershipin amerikan në Ballkan

Emërimi i një të dërguari të ri për Ballkanin është një mundësi për SH.B.A. të rindërtojë partneritetin e saj me Bashkimin Evropian  – i cili nuk duhet të përdoret si një fushë loje për konkurrencën midis fuqive.

 

Javëve të fundit SHBA ka emëruar një Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Cilado qofshin arsyet zyrtare për këtë, emërimi i të dërguarit është një pranim i heshtur se Ballkani në përgjithësi kërkon më shumë fokus nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë si pjesë e Evropës, Ballkani është gjithashtu një udhëkryq të rëndësishëm politik, ekonomik, kulturor dhe institucional, midis Evropës Perëndimore dhe Lindore dhe Lindjes së Mesme. është koha që këtij dallimi t’i jepet vëmendja që meriton në Uashington.

Emërimi i Palmer gjithashtu paraqet një mundësi për SH.B.A. të rindërtojë partneritetin e saj të jo të mirë me Bashkimin Evropian në rajon. Vëzhguesit kanë theksuar se Evropa dhe SH.B.A. ndërsa ndajnë të njëjtat vlera thelbësore, kanë një qasje shumë të ndryshme politikash për rajonin.

Shtetet e Bashkuara, siç thekson Florian Bieber, kanë tendencë të përqendrohen në çështjet e sigurisë, ndërsa BE drejton vëmendjen e saj në çështjet e zgjerimit të BE-së, transformimit ekonomik dhe, tash së voni, edhe në migrim. Nuk është e mjaftueshme që të dy palët të kuptojnë këto dalloime në qasjet e tyre; ata duhet të ndërmarrin politika që janë më shumë sinkronizuese në terren.

Për BE-në, kjo nënkupton zhvillimin e një plani të ri për Ballkanin Perëndimor që ka më pak të bëjë me zgjerimin dhe më shumë rreth projekteve dhe programeve që adresojnë problemet themelore dhe imediate duke përfshirë strukturat regjionale, ligjet dhe institucionet që kanë rezultuar me kapjen e shtetit, mosfunksionimin dhe paqëndrueshmërinë.

Kjo kërkon një “perspektivë” të re që thekson e vë theksin më shumë tek zgjidhjet më të forta me orientim lokalist, dhe jo domosdoshmërisht tek ato zgjidhje, qëllimi përfundimtar i të cilave është ta bëjnë jetën më të lehtë për BE-në në rrugëtimin e saj.

Në mënyrë të ngjashme, politika amerikane ndaj rajonit duhet të bazohet pak më shumë sesa inkurajimi për integrimin e shteteve të Ballkanit në institucionet euro-atlantike ose përgjigjen ndaj interesave amerikane mbi sigurinë.

Andaj, SH.B.A. duhet ta rivitalizojë angazhimin e saj të së kaluarës për të ndihmuar shtetet në rajon që të ndërtojnë dhe mbështesin institucione të shëndosha që i përgjigjen së pari nevojave të qytetarëve të tyre, krahas interesave të sigurisë të vetë Amerikës.

Për të promovuar sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe rritja ekonomike nuk kanë nevojë të lidhen në mënyrë të pamëshirshme me “institucionet Euro-Atlantike” për të pasur vlerën e tyre si objektiva të politikës rajonale.

Përfaqësuesi i ri Special gjithashtu duhet të kërkojë, përsëri përmes bashkëpunimit me BE, për të rivendosur marrëdhënie pune me Rusinë, Kinën dhe Turqinë.

Ballkani nuk duhet të jetë një fushë loje helmi për konkurrencë ndërshtetërore midis fuqive globale dhe rajonale. Kjo nuk do të thotë të injorosh përpjekjet destruktive të Moskës dhe të tjerëve për të penguar integrimin në BE-NATO ose për të minuar demokracinë dhe mediat e lira dhe të pavarura.

Përkundrazi, kjo përkthehet në rizbulimin e terrenit të përbashkët për bashkëpunim për interesa të përbashkëta. Asgjë nuk mund të jetë më e përshtatshme nga një këndvështrim historik afatgjatë deri tek misioni i një të dërguari special për Ballkanin.

I dërguari i ri, në mënyrë unike, është i pozicionuar që të rindërtojë marrëdhënie të besueshme midis SH.B.A.-së dhe udhëheqësve lokalë politikë dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Të paktën, ky emërim hap dyert për të shpërblyer sjelljet të mira.

Kjo kërkon vizita të shpeshta në rajon, të përqendruara në zhvillimin e një dialogu të qëndrueshëm për çështje kritike. Në veçanti, kjo është e rëndësishme marrë parasysh faktin se SH.B.A. do të ketë zgjedhje për diç më shumë se një vit, gjë që mund të çojë në një ndryshim në qeverinë amerikane. Me fjalë të tjera, Palmer është duke punuar në një kohë potencialisht të shkurtër.

Një prej prioriteteve kryesore të Përfaqësuesit Special do të jetë rivitalizimi i negociatave midis Serbisë dhe Kosovës. Shumë vëmendje dhe kritikë i janë drejtuar pyetjes nëse kjo do të përfshijë një shkëmbim territoresh  me të gjitha pasojat e saja qëllimta dhe të paqëllimta.

Duhet të kemi në mendje se çdo shkëmbim i tillë territoresh ka të ngjarë të përfshijë referendumin, legjislacionin parlamentar dhe masa të tjera ligjore dhe legjislative nga të dy shtetet, të gjitha këto futen në kategorinë e proceseve të legjitimuara demokratike, përpara se të zbatohet, nëse arrihen të zbatohen të gjitha.

Unë mbetem skeptik për meritat e një shkëmbimi territorial, por gjithashtu pyes veten nëse kjo është diç më shumë se një lojë e gabuar, që ka si qëllimi arritjen e një objektivi, nëse jo perfekt, atëherë të një objektivi më të mirë – një përmirësim i përhershëm i marrëdhënieve midis dy fqinjëve të lidhur miqësisht.

Tani, në Bosnje dhe Hercegovinë. Është koha që të gjithë, brenda dhe jashtë këtij vendi, të shmangin të qenit të shpërqendruar nga shpërqendrime persistente, shpesh të rreme, të parashtruara nga liderë politikë me qëllim të mbrojtjes së fuqisë së tyre duke shfrytëzuar strukturat etnike elektorale dhe të tejngulitura të përfshira në marrëveshjen e paqes së Dejtonit për Bosnjën në vitin 1995. E fundit nga këto – dhe kishte të tilla shumë gjatë dy dekadave të fundit – është kriza e prodhuar artificialisht gjatë Programit Vjetor Kombëtar, i krijuar për të zhvilluar lidhje më të ngushta me NATO-n, për të cilat liderët serbë të Bosnjës janë kundërshtues. Nga ana e saj, Komuniteti Ndërkombëtar në Bosnjë ka tendencë të përfshihet në këto polemika shpërqendruese në dëm të objektivave të saja më të mëdha politike.

Do të ishte më efikase të qëndroni të fokusuar në problemin thelbësor të mosfunksionimit politik të shkaktuar nga kushtetuta e fjetur e Dejtonit. Në një intervistë të fundit në gazetën boshnjake Oslobodenje, Palmer tha se Marrëveshja e Dejtonit “kurrë nuk ishte menduar si një strukturë fikse, por një strukturë në ndryshim … Unë jam më i prirur të evoluoj sesa të revolucionarizoj ndikimin e asaj marrëveshjeje.” Jam dakord.

Në vitet 2005- 2006, partitë kryesore nga të tre grupet etnike në Bosnjë negociuan një zhvillim të Dejtonit të quajtur Paketa e Prillit. Kjo do të kishte krijuar një qeveri parlamentare që do të udhëhiqej prej një strukture kryeministrore që kishte potencialin ta bënte shtetin më efektiv dhe funksional, por jo në kurriz të dy entiteteve, Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska.

Kjo gjithashtu do t’i siguronte BE-së dhe NATO-s partnerin që u duhej për të ndihmuar në integrimin e Bosnjës sa më shumë në institucionet perëndimore. Ndryshimet e Paketës së Prillit në kushtetutën e Dejtonit përfundimisht u zvogëluan nga shumica e nevojshme e dy të tretave në parlamentin shtetëror, por ende ekziston një besim i gjerë, por në heshtje i përbashkët, midis shumë boshnjakëve nga të gjitha anët që meritat e Paketës i tejkalojnë dobësitë e tyre krahas keqardhjes që nuk e kishte marrë miratimin.

Në prag të 25 vjetorit të marrëveshjes së Dejtonit, duhet të jetë një objektiv kryesor i të dërguarit të ri special, përsëri duke bashkëpunuar me BE dhe partnerë të tjerë të gatshëm dhe bashkëpunues, të angazhohet me liderët politikë dhe shoqërinë civile boshnjake se si të “zhvillojë sa më mirë” Daytonin, dhe si do të dukej një proces i tillë.

Si përfundim, unë mirëpres emërimin e një të dërguari special të SHBA në Ballkanin Perëndimor. Është potencialisht një moment pikëkthese, i cili nuk duhet të lejohet të ikën. Në fund të fundit, nëse jo tani, kur?

 

R. Bruce Hitchner është profesor i Marrëdhënieve Klasike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Tufts, Medford, Massachusetts.

Mendimet e shprehura në pjesën e komenteve janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN.