Ne e dijmë pse Vuçiq po e konsideron BIRN-in armik

Duke sulmuar edhe një herë BIRN-in, Presidenti i Serbisë, si zakonisht, po përpiqet të largojë publikun e tij nga trazirat sociale, skandalet korruptive – dhe kontrolli i tij gjithnjë e më i madh autoritar në institucione. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe të afërmit e tij etiketojnë në mënyrë rutinore BIRN-in dhe gazetarët e tij  duke ju thënë gënjeshtarë dhe tradhtarë. Koncepti i tij i praktikuar autoritar i “armiqve” është bërë praktikë dhe është përdorur edhe më parë – në vitet 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019. Për ne, nuk është më lajm një gjë e tillë.

Këto sulme zakonisht fillojnë në një kohë krize për qeverinë, me qëllim të largimit të vëmendjes së publikut nga tema të caktuara dhe në mënyrë që të diskreditojnë raportimet dhe zbulimet tona, veçanërisht ato që lidhen me korrupsionin midis anëtarëve të Partisë së tij Progresive Serbe. Pra, ne në BIRN e dimë gjithmonë motivin, edhe nëse rasti është gjithmonë ndryshe.

Atëherë, çfarë e ka shqetësuar Vuçiqin tani?

Duke folur për transmetuesin publik serb RTS më 1 tetor, Presidenti tha se Lista Serbe, partia etnike serbe e mbështetur nga Beogradi në Kosovë, “po përjetonte terror dhe përndjekje të vërtetë politike në Kosovë, të organizuar nga të ashtuquajturat institucione dhe të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar “. Ai tha këtë pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e gjobiti Listën Serbe me  30,000 euro.

Për këtë, ai fajësoi me cinizëm “BIRN-in e Madh”. Ajo që pasoi më pas, ishin sulmet ndaj gazetarëve tanë në Serbi – në internet, në tabloidë dhe nga zyrtarë të tjerë të qeverisë; mënyra më e lehtë për të mobilizuar grupe të ndryshme është gjithmonë nxitja e ndjenjave “patriotike” kundër “armikut”.

Historia e vërtetë pas kësaj historie është disi e ndryshme. Përpara zgjedhjeve të Kosovës këtë të diel, BIRN në Prishtinë është duke punuar shumë për të monitoruar dhe raportuar çdo parregullsi që mund të dëmtojë një votë të lirë. Si rezultat i monitorimit të tyre, disa parti politike në Kosovë, shqiptare dhe serbe – nëse kjo duhet të nënvizohet – janë gjobitur me rreth 60,000 euro për shkelje të ndryshme të rregullave dhe ligjeve zgjedhore.

Midis tyre ishte edhe Lista Serbe, video e së cilës u publikua nën sloganin “Serbia thërret”, e cila u konsiderua se nuk ishte në përputhje me rendin kushtetues të Kosovës, pasi i drejtohej “juridiksionit të një shteti tjetër” – Serbisë. Paneli zgjedhor gjithashtu vendosi që “duke përdorur gjuhë të tillë, nxit urrejtje ndaj të tjerëve”, pasi herën e fundit që Serbia “po thërriste” dhe po merrte vendime në Kosovë, mijëra shqiptarë etnikë dhe serbë u vranë dhe qindra mijëra u dëbuan.

Ajo që bënë kolegët tanë në Kosovë ishte thjesht për të mbajtur të fuqishëm llogaridhënien. Përmes Rrjetit BIRN, përmes aktiviteteve tona, ne përpiqemi t’i fuqizojmë njerëzit të kenë të drejtat e tyre, duke siguruar informacion të saktë dhe të rëndësishëm dhe duke krijuar mundësi që ata të marrin pjesë në proceset demokratike. Ne gjithashtu monitorojmë dhe avokojmë për transparencë dhe përgjegjshmëri të institucioneve publike dhe zyrtarëve publik.

Përtej kësaj, ne bëjmë  gazetari hulumtuese, e cila çon në pyetjen – dhe përgjigjen – për atë që e shqetësoi vërtet Vuçiçin. Përgjigja është e thjeshtë: ai shqetësohet nga tregimet dhe zbulimet tona.

Në tre javët e fundit, Vuçiq, Ministri i Brendshëm serb Nebojsa Stevanoviç dhe zyrtarë të tjerë të partisë në pushtet, analistë dhe zyrtarë pro-qeveritarë kanë qenë të zënë për të mbrojtur të drejtën e babait të Stevanovic, për të blerë armë në kushte të favorshme, të fitojnë miliona duke punuar me kompani shtetërore, të cilat më pas ia shesin Arabisë Saudite.

Më 21 Shtator, ne botuam një histori që shpjegoi sesi një kompani e lidhur me babanë e ministrit kishte blerë armë me çmime preferenciale nga ndërmarrja shtetërore e armëve Krusik.

Kjo ishte një vazhdim i një hulumtimi të mëhershëm nga viti 2018, ku kolegët serbë të BIRN zbuluan se Branko Stefanoviç kishte ndërmjetësuar në marrëveshjet e armëve midis Krusik dhe një kompanie private arabe, Rinad Aljazira.

Ne raportuam se si ndërmarrja ndërmjetëse ishte rritur nga një firmë e vogël në një me një qarkullim vjetor çuditërisht të madh, nga fitimi i rreth 340,000 eurove në 2016 në më shumë se 8 milion euro në 2017. Të dhënat e fundit, për vitin 2018, treguan se kompania kishte dyfishuar të ardhurat e saj përsëri në krahasim me vitin 2017 – që përkon me përfshirjen e Stefanoviqit në të.

Vuçiq dhe zyrtarët e partisë së tij kanë këmbëngulur që të mos ketë ndonjë keqbërje, duke pretenduar se shitja e armëve ishte një nga industritë kryesore të Serbisë.

Ai nuk arriti të përmendi se përtej shitjes së armëve dhe kontrollimit të pajtueshmërisë kundër korrupsionit, Serbia është e detyruar të kontrollojë certifikatat përfundimtare të armëve që shet. Kjo do të thotë që nëse këto armë përfundojnë në duart e grupeve në Siri, Irak dhe Jemen, siç vërtetuam se ishin të rastit në disa hulumtime të mëparshme, ajo duhet të përfundojë kontratat.

Ka shumë shembuj të tjerë që mund të listohen sulmet ndaj BIRN nga qeveria serbe që pasuan zbulimet tona të korrupsionit, keqbërjeve dhe shkeljeve të tjera. Përvoja e disa mediave të tjera të pavarura të mbetura në Serbi është e ngjashme.

Në një vend ku ka një pakënaqësi në rritje për ekonominë, ku gjyqësori është nën presion, ku shumica e institucioneve të pavarura janë jofunksionale dhe hapësira për zëra kritikë po zvogëlohet, duke diskredituar ato pak oaza të lirisë së mediave që sjellin histori që kanë rëndësi për publikun, mbetet një veprimtari kryesore e Presidentit dhe aleatëve të tij.

Vuçiq ka ndjekur recetën e liderëve të tjerë ‘mendjengushtë’ në lagjen tonë, të cilët kanë shkuar pas kufizimeve kushtetuese, politike dhe gjyqësore që ishin të aftë që t’i mbanin ata përgjegjës.

Nën udhëheqjen e tij, erozioni i lirisë së mediave ka vazhduar përmes presioneve politike, financiare dhe juridike në media. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare kthen një sy të verbër në këmbim të stabilitetit që ai ofron.

Vuçiq, duke përdorur makinat e tij të propagandës, po shkatërron fragmentet e mbetura të një shtypi të lirë.

 

Marija Ristiç është Drejtoreshë Regjionale e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN)