Lajmet e rrejshme, dezinformatat dhe zgjedhjet lokale të tetorit në Kosovë

“Keqinformimi nuk është problem hidraulik që mund ta rregulloni. Është një gjendje shoqërore, si krimi, që duhet ta monitoroni dhe ti përshtateni vazhdimisht” – Tom Rosenstiel, Instituti Amerikan i Shtypit

Ashtu siç thotë Tom, keqinformimin duhet ta ndalim! Pra tash do të shtohet fakenews, ju po prodhoni fakenews, kjo është fakenews! Çdo ditë e më shumë do të shtohet kjo fjali, sidomos tash kur kanë mbetur shumë pak muaj deri te organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Me këtë do të shtohen edhe përpjekjet nga grupe të ndryshme, partitë politike dhe grupet e interesit që të krijohen sa më shumë lajme të rrejshme, dezinformata, lajme linçuese e diskredituese për kandidatët e njërës apo partisë tjetër.

Kjo praktikë tashmë nuk është e re e as koha kur gjatë zgjedhjeve në Kosovë dalin në pah si ‘këpurdhat’ edhe media të reja të cilat nuk dihet se nga kush financohen, kush janë gazetarët e pronarët por vijnë me ‘mision’ në kohë fushate dhe zhduken menjëherë pas zgjedhjeve.

Këto lajme do të shpërndahen nëpër media e faqe të ndryshme, nëpër grupe të rrjeteve sociale me të vetmin qëllimin dezinformimin për të dëmtuar palën tjetër.

Tashmë praktika të tilla kemi parë gjatë dy parë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, në vitin 2020 dhe në fillim të këtij viti. Kjo do të përsëritet edhe në zgjedhjet lokale të tetorit 2021.

Madje do të shtohet tendenca për të manipuluar masën edhe votuesin me grupe të ndryshme në Facebook të cilat janë të organizuara nga partitë politike dhe personat e lidhur me ta.

Por, këtu nuk duhet të bien pre e këtyre informatave të pasakta mediat tradicionale dhe mediat profesionale në Kosovë.

Pra do kemi punë për të mbrojtur lajmin e vërtetë nga dezinformata, të mbrojmë të vërtetën në kohë pandemie dhe të mos biem pre e keqinformimit, mungesës së informatave e verifikimit të lajmeve të rrejshme etj etj.

Në raport-in e NDI, zyra në Kosovë që flet për monitorimin e mediave online dhe rrjeteve sociale mes tjerash thuhet se gjatë periudhës se zgjedhjeve parlamentare të këtij viti ka pasur çrregullime në informacione gjatë raportimit për procesin zgjedhor, informacion të pavërtetë, ekzagjerim si dhe informacion me qëllim dëmtimi.

Raporti i NDI ka identifikuar 105 artikuj të lajmeve që përmbajnë çrregullime të informacionit të publikuara në media online/portale duke dështuar të bëjnë verifikimin e fakteve.

Probleme me lajme të rrejshme, dezinformata kishte potencuar edhe një raport/studim për rolin e lajmeve të rrejshme në Ballkanin Perëndimor, cili mes tjerash thotë se dezinformomi kas pasur implikime të drejtpërdrejta politike që kanë shkaktuar rënien e Qeverisë Kurti 1.

Prandaj rolin në parandalimin e lajmeve të rrejshme do ta kenë gazetarët, mediat profesionale nëpërmjet edukimit medial por edhe nëpërmjet verifikimit të fakteve  që të ndikojnë në përhapjen e keqinformim në vend në kohën e zgjedhjeve lokale.

Lajmet e vërteta do të identifikohen nga lexuesi më shumë dhe më lehtë kur kemi tekste autoriale dhe kur në media ka redaktorë me përvojë profesionale të cilët pos publikimit të lajmit në kohë reale e kanë përgjegjësinë dhe profesionalizmin edhe të verifikimit të një informate e jo vetëm publikimin e saj.