Kush po Frikësohet nga Ramush Haradinaj?

Ne, shqiptarët e Kosovës, me gjak krijuam lirinë të pritur me shekuj. Në Ballkanin e përgjakur, figuron Republika e Kosovës – shtet i pavarur dhe sovran.

Por, për popujt e civilizuar të botës, shteti funksionon me sundim ligji, luftim të korrupsionit, liri mediash dhe prosperitet ekonomik. Sot, pas 13 vjetësh në liri dhe pesë vjet shtet, këto vlera nuk funksionojnë fare në Kosovë. Krejt këto, në saje të qeveritarëve tanë që s’e qajnë kokën dhe shkelin mbi vlerat më të çmuara të popullit shqiptar të Kosovës: bujarinë, sinqeritetin dhe afinitetin për punë.

Kjo qeveri dhe shërbëtorët e saj, po shkelin dinjitetin e Kosovës para BE-së dhe botës: “Kosova, vend krimi, korrupsioni ekonomik, shpëlarje parash, tendera jolegalë, hapje biznesesh, ku trafikohen edhe qenie humane”, e shumë çudira tjera, të cilat bota e civilizuar si duron dot. Kjo qeveri e mveshur me lakminë për para në kurriz të popullit nuk e bënë luftën – atë e shikonin nga gardhi, ditën trumbetojnë të mirat- e natën marrëzirat. Nepotizmi, mospërfillja, krekosja janë bërë vlera për të cilat nuk mërziten fare.

Mu këta liderë dhe qeveritar frikësohen nga ardhja në pushtet e Ramush Haradinajt. Frikësohen nga e drejta e tij për të qenë i drejtë para drejtësisë; këtë e vulosi ne Hagë. Ky njeri, bashkëpunoi me presidentin historik Rugova, me Mahmut Bakallin dhe Sali Bajrën, emra të cilët i dhanë Kosovës shumë.

Ramushi ka sinqeritetin dhe jo egon partiake, sepse po kërkon me punue. Ai po thotë: “Pak fjalë, e shumë punë”.

Fundja, ishte kryeministër – e pse të mos jetë tani në të mire të Kosovës. Kahdo që shkon, viziton varret e të rënëve. Erdhi triumfalisht në Kosovë nga Haga. Po ta kishin serbët një atdhetar si Ramushin, do ta ngrisnin në qiell, kurse ne i bëjmë lajka në tokë.

Ky tribun, pas Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit është legjenda e gjallë e betejave për vatan. Kjo qeveri matrapazësh duhet të ikë sa më parë nga pushteti.

Këta njerëz të kamufluar qeveritarë, i frikësohen drejtesisë, punës dhe disiplinës-të cilën po e trumbeton këto ditë Ramush Haradinaj.

(Autori nuk i takon asnjë partie politike. Studion nga viti 2010 në Universitetin e Torontos, shkencat kimi teknologji dhe ka të kryer kolegjin privat “Trios College”, biznesi kompjuterik si dhe “Medix College”, shkencat medicinale. Ishte demonstrues i vitit 1981, dhe deputet i PPK-së në vitet 1991-94)