Marti Ahtisaari. Foto: Parlamenti Europian

Dy Anët e Gabimit Historik

Shqiptarët e Kosovës ndoshta do të mësojnë më vonë që shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, në përputhje me Planin e Ahtisaarit pa njohjen e Serbisë, ishte një gabim historik – pa marrë parasysh trajektoren që shteti i ri do të ndërmarrë në të ardhmen. Serbët e Kosovës gjithashtu, ndoshta më vonë, do të mësojnë që mosnjohja e pavarësisë së Kosovës të shpallur në shkurt 2008 në përputhje me Planin e Ahtisaarit të refuzuar nga Serbia ishte një gabim historik, çfarëdo trajektoreje grupi minoritar i vogël do të ndërmarrë në të ardhmen në këtë shtet.

Dy vjet negociata në Vjenë (2006-2007) mes shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga diplomati finlandez Martti Ahtisaari, prodhuan të ashtuquajturën Plani i Ahtisaarit për statusin final të Kosovës. Plani i Ahtisaarit mund të përmblidhet pak a shumë si dëshira mesatare e dëshirave totale të dy palëve të prezantuara gjatë kornizës së negociatave qysh në fillim. Supozoj që shqiptarët vazhduan me asgjë më pak se (çfarëdo lloji) pavarësi, dhe serbët vazhduan me çfarëdo lloji të jo-pavarësisë. Si ndërmjetësues në këto negociata, Ahtisaari nuk i adaptoi dëshirat e secilës palë për (jo) pavarësi, por shfrytëzoi pjesën e “çfarëdo lloji” të secilës palë.

Duke anuar më shumë drejt çfarëdo lloji pavarësie sesa çfarëdo lloji jo-pavarësie, ishte e qartë që për të vazhduar kështu dhe të pranohesh nga Serbia, Serbia duhet të mbetej e kënaqur, shumë e kënaqur me planin. Ahtisaari në fund krijoi (çfarëdo llojin) e tij të pavarësisë së mbikëqyrur. Plani për Kosovën, me lëshime të mëdha për Serbinë dhe serbët e Kosovës dhe struktura bujare të ndarjes së pushtetit për minoritetet jo shqiptare. Me të gjitha dobësitë e saj, dhe duke mos dashur ta rehabilitojë një plan që nuk jam pajtuar vetë me të asnjëherë, çfarëdo lloj shteti i pavarur që Ahtisaari propozoi të krijonte, parashikonte njohje nga Serbia – shtet nga i cili supozohej të shkëputej Kosova. Ahtisaari e dinte që sado që i dobët dhe i brishtë të ishte, shteti që ai po propozonte të krijohej, nëse njihej si i tillë dhe bëhej anëtar i komunitetit ndërkombëtar me të drejta të plota, ky shtet i dobët mund të mbijetojë – disi.

Pa marrë parasysh lëshimet e mëdha të bëra në favor të Serbisë dhe serbëve të Kosovës, të zënë në grackën e fjalës “pavarësi” të përdorur nga Ahtisaari, për arsye të qarta semantike, Serbia dhe serbët e Kosovës refuzuan Planin. (Është e vërtetë që udhëheqësit serbë në jug të lumit Ibër në heshtje pranuan planin, jo sepse pajtoheshin me të, por sepse ata nuk kishin zgjedhjen që të afërmit e tyre veriorë kishin në mbajtjen e kufirit direkt me territorin e afërt me Serbinë.) Me këtë, Serbia u kthye në pozitën që kishte para negociatave të Vjenës “çfarëdo lloji të jo-pavarësisë’, ndërkohë që serbët e Kosovës, sidomos ata në veri, dështuan të integroheshin dhe mbetën në geto jashtë radarit të shtetit të ri për shumicën e kohës.

Të zënë në grackë me të njëjtën fjalë, shqiptarët e Kosovës bënë gabimin që pranuan planin, dhe e shpallën pavarësinë bazuar në të njëjtin plan që propozonte një shtet të dobët të lidhur fuqishëm me Serbinë për të nxitur njohjen e Serbisë, që asnjëherë nuk u materializua. Që të jemi të sigurt, nuk ishte gabim që shpallëm pavarësinë, sepse në mënyrë normative ajo duhet të ishte shpallur  më 10 qershor 1999 përderisa ndërtoheshin dhe mirëmbaheshin aftësitë për ta mbrojtur atë. Problemi me pavarësinë e shkurtit 2008 në përputhje me Planin e Ahtisaarit të refuzuar nga Serbia është që negociatat vazhduan pastaj nën një emër tjetër – negociatat e ndërmjetësuara nga BE mes dy palëve. Nëse injoron hollësirat terminologjike të BE-së, kjo është në fakt një vazhdim i pyetjes qendrore të negociatave të Vjenës – se si duhet të organizohet Kosova – që supozohej të vendosej nga Ahtisaari me provizionet bujare të bëra për komunitetet minoritare të Kosovës. Kjo është në thelb tema e negociatave për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Nuk është gabim të negociosh në vetvete, por ndërkohë që Serbia filloi negociatat e reja të ndërmjetësuara nga BE me pozitën e saj të vjetër me çfarëdo lloj jo-pavarësie, Kosova filloi këto negociata me një pozitë të re ku pozita e saj fillestare ishte Plani i Ahtisaarit (i ngulitur në Kushtetutën e saj) që ishte lëshues tashmë. Ishte e qartë që rezultati i këtyre negociatave do të ishte përtej planit, që qysh në fillim kishte krijuar një shtet të dobët. Çfarë shteti mund të ekzistonte përtej shtetit të dobët dhe të brishtë që Plani i Ahtisaarit e kishte propozuar tashmë në fillim? Vetëm ata që kanë vendosur ta shpallin pavarësinë bazuar në Planin e Ahtisaarit pa njohje të Serbisë, dhe ata që po negociojnë tani me planin si pikë fillestare, ndoshta e dinë.

Megjithatë, negociatat janë duke korrur rezultate që dikush dëshiron apo nuk dëshiron t’i shohë. Kur OKB-ja lavdëroi BE-në në shtator 2010 për gatishmërinë e saj për të ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pati arsye të jetë e entuziazmuar. Theksoi që dialogu do të jetë në vetvete “një faktor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, dhe dialogu do të promovojë bashkëpunimin, do të arrijë progres në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe do të përmirësojë jetën e njerëzve.”

Sigurisht, ndërkohë që gjashtë vjetori i procesit të këtyre negociatave është afër, të dhënat për Kosovën dhe qytetarët e saj janë të zbehta. Duke filluar me ngjarjet më të fundit, qytetarët e Kosovës nuk mund të kenë qenë të lumtur më 15 janar kur dëgjuan Presidentin serb duke kërcënuar me pushtim në ditën e 18 vjetorit të masakrës së Reçakut, ku mbi 40 civilë u torturuan deri në vdekje nga forcat serbe. Për më shumë, barrikadat e famshme që ishin në urën e Mitrovicës u hoqën në mënyrë që në fund, të ballafaqoheshin me një mur stil-Berlini të ri dhe më permanent të ndërtuar mbi referencën e paqartë të njërës anë për një marrëveshje të aluduar e arritur në Bruksel.

Gjithashtu, aftësia e fundit e kryeministrit serb për të ndryshuar anëtarët e kabinetit të qeverisë së Kosovës publikisht dhe në mënyrë eksplicite – diçka e pabesueshme për çdokënd në Kosovë dhe Serbi që nga 1968 – gjithashtu tregon mjegullimin e pavarësisë dhe shtetësisë së shtetit të ri. Kur Ahtisaari propozoi vendimin e dy të tretat shumica e dyfishtë në parlamentin e Kosovës që i jep të drejtën serbëve të vendosin veto për ndryshime në çfarëdo letre për Kushtetutën, ai nuk e mendoi që të drejtat e serbëve do të ktheheshin në të drejtat e Serbisë në Kosovë, ndërkohë që e fundit rrënjosi anëtarët e Listës Serbe në parlamentin e Kosovës si rezultat direkt i negociatave të Brukselit. Ndalimi i fundit i Ramush Haradinaj në Francë me një urdhër arrest serb tregon që qytetarët e Kosovës nuk janë të pavarur nga (ri)aktivizimi arbitrar i Serbisë për urdhër arrestet e saj përmes Interpolit për të kidnapuar qytetarët e Kosovës.

Sigurisht, dialogu, dikush mund të argumentojë, që ka pasur rezultate pozitive – siç janë akterët që po njohin njëri tjetrin dhe ndoshta po zvogëlojnë informacionin në mënyrë asimetrike që palët të mos ndihen të kërcënuar gjithë kohën. Por nuk mund të mbështetesh më në këtë pikën e fundit, nëse sheh qasjen rrahagjokëse që Serbia ka marrë me ardhjen në fuqi të administratës së Trumpit me shokët e tij rusë.

Ata të paktë (duke përfshirë veten) që kritikuan zhytjen e Kosovës në negociata pa asnjë kusht, duke kuptuar çfarë kjo zhytje pa kushte do të sillte për shtetin e ri dhe qytetarët e saj (pa marrë parasysh etnicitetin), janë kritikuar dhe etiketuar nga shumë brenda dhe jashtë vendit si “anti-europianë”, “anti-amerikanë”, dhe “anti-perëndimorë” – një taktikë e përdorur kryesisht në regjime autoritariane dhe shtypëse për të vrarë diversitetin në opinione.

Tragjedia e shtetit të ri është që për të ndryshuar pozitën e saj në negociata, ose për të shtyrë që ato të ndalohen përkohësisht, është bërë më e vështirë sesa shpallja e një shteti të pavarur. Askush në elitën politike të Kosovës, të paktën ata që po kapen pas pushtetit që kur filluan negociatat në mars 2011, nuk mund ta konceptojë një politikë ku Kosova mund ta ndryshojë rrugën e saj në negociata.

Negocimi me Serbinë është për arsye e ekzistencës së tyre. Është një dialektikë interesante. Ata nuk mund të mbijetojnë politikisht pa negociuar me Serbinë, dhe Serbia nuk mund t’i bie në qafë Kosovës pa to. Negocimi me Serbinë është bërë një instrument flirtimi mes elitës politike të Kosovës dhe miqve të tyre ndërkombëtarë. Shikoni se kur Serbia kërcënon me pushtim, Presidenti i Kosovës lëshon një deklaratë për shtyp duke i kujtuar qytetarëve të Kosovës që “qëllimet e Serbisë tani janë të njëjta me ato të regjimit të Millosheviqit,” por menjëherë thotë që “dialogu me qeverinë e Serbisë [ngjashëm me regjimin e Millosheviqit, sipas tij], duhet të vazhdojë.”

Kur ballafaqohesh me këtë, është e lehtë për kritikët të pyesin të zakonshmen “çka sugjeron ti të bësh tani?”, që në vetvete përmban një pajtim me problemin ndërkohë që je rehat me të. Fillimisht ne duhet të pajtohemi sinqerisht të paktën deri diku me atributet kryesore të problemit, që mund të gjurmohen te rrugët e ndryshme që shteti dhe shoqëria mori kohë më parë. Por thjesht duke thënë që është e vështirë (ose e pamundur) për të ndryshuar rrugën është jo vetëm argument i dobët, por një refuzim i dukshëm i një rruge që është në dukje e pamundur, por është shumë e mundur për t’u ndërmarrë. Duke marrë parasysh që shpallja e pavarësisë në përputhje me Planin e Ahtisaarit të refuzuar nga Serbia ishte (ose të paktën do të jetë) një gabim historik për shqiptarët dhe serbët e Kosovës, të parët sepse e pranuan, dhe të fundit sepse e refuzuan, ne duhet të fillojmë një debat gjithë-shoqëror për të ndryshuar parimet kryesore të Kushtetutës në të cilat shteti është themeluar dobët.

Ky opinion fillimisht është publikuar në Prishtina Insight

 

Shpend Kursani është hulumtues i PhD në Departamentin e Shkencave Sociale dhe Politike në Institutin e Universitetit Evropian, ku ai hulumton rastet e shteteve të kontestuara pas 1945.