Me Vallëzim Kundër Dhunës Ndaj Grave

Ngjarjes “One Billion Rising” (Një Milard në Këmbë) iu bashkuan edhe kosovarët. Edhe pse në numër jo të madh, femra dhe meshkuj kosovarë u mblodhën, të enjten në mbrëmje mbi platenë e “Pallatit të Rinisë” në Prishtinë për të përçuar përmes vallëzimit mesazhin kundër dhunës ndaj grave.