Ilustrim

Me Shumë Pare në Kanal të Gjelbër

Pasagjeri A.R., i cili sot rreth orës 9:20 të mëngjesit kishte arritur nga Cyrihu i Zvicres me aviokompaninë “Edelweiss”, është ndaluar pasi me vete kishte bartur më shumë se 10 mijë euro të cilat nuk i ka deklaruar, por ishte futur në kanalin e gjelbërt .

Vetëm kur është ndalur për kontroll dhe është pyetur nga ana e zyrtarëve doganorë se a posedon me vete mjete monetare më shumë se 10 000 euro, ai kishte treguar se me veti kishte 19 000 Chf dhe 8 ,000 euro.

Me këtë, pala ka bërë kundërvajtje konform ligjit 03-L/196, dhe sipas kësaj rregulloreje i ndalohen përkohësisht 25% të sasisë totale të mjeteve monetare të padeklaruara kanë thënë zyrtarë të Doganës së Kosovës.

“Vlera e 19,000 Chf në euro kapë shumën 15,772.87 dhe kur mbledhet kjo shumë me 8,000 euro kapë shumën totale 23,772.87 euro dhe 25% është 5,950 euro të cilat ne i kemi ndalur përkohsishtë”, kanë thënë zyrtarë të doganës së Kosovës .

Pasagjerit i ishin kërkuar dokumente për prejardhjen e mjeteve, mirëpo ai ka deklarar se nuk posedon as një lloj dokumenti për prejardhjen e mjeteve monetare që barte me veti.

Për rastin ishte njoftuar edhe Policia Hetimore në aeroport të cilëve u janë dorëzuar edhe 75 % e mjeteve monetare në vlerë prej 19,000 Chf e 2,050 Euro.  

Rasti është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje në Lipjan për procedurë të mëtutjeshme.