Ilustrim

Mbi 210 kosovarë dënohen se mbajtën “alltia’ pa leje

Për të poseduar një armë në Kosovë duhet të pajisemi me leje/licencë nga organet përkatëse. Në të kundërt, posedim ilegal i armëve dhe municionit apo eksporti, importi, fshehja, prodhimi dhe përdorimi i tyre është vepër e kundërligjshme e cila ndëshkohet nga Kodi Penal i Kosovës.

Ky kod ka paraparë gjoba deri në 7,500 euro dhe dënime me dhjetë vite burgim.

Të dhënat statistikore të publikuara në këtë analizë kanë për bazë të dhënat e hapura nga data baza e të dhënave e krijuar nga BIRN, që ka për  burim të dhënat e hapura të ofruara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës si dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, tregojnë se numri i rasteve të dënimeve me kusht të veprave penale të armëve ka shkuar duke u rritur vit pas viti.

Sipas të dhënave, gjatë katër viteve të fundit gjykatat kishin 442 lëndë në punë nga të cilat arritën të zgjidhin 209. Prej këtyre rasteve, 8 vendime u morën me burgim, 10 me gjobë dhe 110 dënime me kusht. Gjatë periudhës 2016-2019, gjykatat morën 8 aktgjykime liruese ndërkaq për asnjë rast të vetëm nuk u dha aktgjykim refuzues.

Gjatë katër viteve Gjykatat Themelore në Kosovë sipas të dhënave nga databaza, vit pas viti shënonin ngritje të shqiptimit të dënimeve më kusht. Paralel me këtë, rritej edhe numri i lëndëve të zgjidhura.

Nëse i krahasojmë të dhënat del në pah se numri i shqiptimit të dënimeve me kusht lidhur me këto raste ka qenë me theks tek vepra penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas të dhënave nga 2016 – 2019 për çdo vit gjykatat kanë shqiptuar nga një dënim me burg, ndërsa rreth 22 dënime me kusht. Ngjashëm, për katër 4 vite janë shqiptuar vetëm 7 vendime liruese.

Përkundër numrit të vogël të lëndëve nga vepra penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, gjykatat kanë arritur të zgjidhin më pak se gjysmën e tyre. Megjithatë, statitsikat tregojnë se ritmi i  shqiptmit të dënimev ka vazhduar edhe në këtë vepër penale, ku në departamentin e përgjithshëm për katër vite janë shqiptuar 15 dënime me kusht.

Sipas të dhënave që nga viti 2018 gjykatat nuk janë përballur me asnjë vepër penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve apo materieve plasëse ndërsa, sipas këtyre të dhënave, në vitin 2016 janë zgjidhur 2 lëndë.

Nga analizimi i databazës, shohim se në tërësi nga dënimet e shqiptuara kryeson ai me kusht tek vepra penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, ndërsa numri i rasteve të zgjidhura vazhdon të mbetet i theksuar.

GFX: Granit Mavriqi/Kallxo.com

Ligji për armët

Armët, pjesët e armëve dhe municioni blihen vetëm në bazë të pëlqimit të lëshuar nga organi kompetent, sipas kategorizimit të armëve B dhe C.

Kërkesa e personit fizik për blerjen e armës

Pëlqimi për blerjen e armës mund t’i lëshohet personit fizik nëse i plotëson kushtet si në vijim: ka mbushur moshën 21 vjeçare, ka aftësi të plotë ligjore për veprim, aftësi psiko-fizike,  të mos paraqet rrezik për vetvete, për rendin publik dhe sigurinë publike,  të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës, të jetë shtetas i Republikës së Kosovës ose i huaj me qëndrim të përhershëm dhe të deklaroj arsyen për blerjen e armës.

Arsyet për blerjen e armës për personat fizik 

Arsyet për blerjen e armës, pjesëve të armës dhe municionit nga personi fizik, janë vetëm për armëmbajtje, gjah, shenjëtari ose për qëllime koleksioni për të cilat lëshohet pëlqimi.

Llojet e lejeve për persona fizik

Leja për armëmbajtje të armës së zjarrit, leja për armë koleksioni, leja për armë gjahu, leja për armë shenjëtarie dhe leja për armë të kategorisë D.

Sekuestrimi 

Licenca, leja, arma, leja e armës dhe municioni sekuestrohen në rastin kur personi fizik dhe juridik nuk i është përmbajtur kritereve të përcaktuara me këtë ligj.

Detyrimet për të siguruar armën

Pronari ose shfrytëzuesi i armës, pjesës së armës dhe municionit është i detyruar që armën ta mirëmbajë në kushte adekuate, ta përdorë me kujdes dhe ta ruaj në mënyrë që të pamundësojë qasjen e personave të paautorizuar në të.

KODI PENAL

Veprat penale të armëve

Sipas Kodit Penal, kushdo që në kundërshtim të ligjit importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon, këmben, ndërmjetëson ose shet armë apo materie plasëse, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro dhe me burgim prej 1 deri në 8 vjet.

Nëse kjo vepër përfshin më shumë se 4 armë apo më shumë se 400 fishekë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej 1 deri në 10 vjet.

Armët, mjetet për transportimin e armëve dhe mjetet për prodhimin e armëve konfiskohen.

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin dënohet me gjobë deri në 7,500 euro ose me burgim deri në 5 vjet.

Nëse vepra penale përfshin më shumë se 4 armë ose më shumë se 400 fishekë, kryesi dënohet me burgim prej 2 deri në 10 vjet.

Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm 

Kushdo që përdorë armë apo materie plasëse në kundërshtim me ligjin dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet.

Prodhimi dhe sigurimi i armëve dhe mjeteve për kryerjen e veprave penale

Kushdo që prodhon, siguron ose i mundëson personit tjetër që të sigurojë armë apo helme ose pajisje tjera të nevojshme për prodhimin e tyre, për të cilat e di se janë të destinuara për përdorimin ose kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim prej 3 muaj deri në 5 vjet.

DEPARTAMENTI I PËRGJITHSHËM

VITI 2016

  • Lëndë të pazgjidhura  38
  • Lëndë të pranuara  57
  • Gjthsej lëndë në punë 95
  • Dënim me burgim 1
  • Dënim me gjobë 1
  • Dënim me kusht 28
  • Dënime tjera 2
  • Me Aktgjykim Lirues 1
  • Me Akgjykim Rrefuzues 0
  • Parashkrim Relativ 11
  • Parashkrim Absolut 44
  • Është zgjidhur në  mënyrë tjetër 0
  • Lëndë të zgjidhura  51
  • Lëndët në kompetencë brenda gjykatës 0
  • Lëndë të pazgjidhura 0

VITI 2017

  • Lëndë të pazgjidhura  50
  • Lëndë të pranuara  85
  • Gjthsej lëndë në punë 135
  • Dënim me burgim 2
  • Dënim me gjobë 2
  • Dënim me kusht 30
  • Dënime tjera 1
  • Me Aktgjykim Lirues 5
  • Me Akgjykim Rrefuzues 0
  • Parashkrim Relativ 39
  • Parashkrim Absolut 79
  • Është zgjidhur në  mënyrë tjetër 0
  • Lëndë të zgjidhura  56
  • Lendet në kompetencë brenda gjykatës 0
  • Lëndë të pazgjidhura 0
  • 2018
  • Lëndë të pazgjidhura  56
  • Lëndë të pranuara  53
  • Gjithsej lëndë në punë 109
  • Dënim me burgim 4
  • Dënim me gjobë 4
  • Dënim me kusht 28
  • Dënime tjera 1
  • Me Aktgjykim Lirues 1
  • Me Akgjykim Rrefuzues 0
  • Parashkrim Relativ 28
  • Parashkrim Absolut 66
  • Është zgjidhur në  mënyrë tjetër 0
  • Lëndë të zgjidhura  43
  • Lendet në kompetencë brenda gjykatës  0
  • Lëndë të pazgjidhura 0

2019

  • Lëndë të pazgjidhura  43
  • Lëndë të pranuara  60
  • Gjthsej lëndë në punë 103
  • Dënim me burgim 1
  • Dënim me gjobë 3
  • Dënim me kusht 24
  • Dënime tjera 0
  • Me Akgjykim Lirues 1
  • Me Akgjykim Rrefuzues
  • Parashkrim Relativ 15
  • Parashkrim Absolut 44
  • Është zgjidhur në  mënyrë tjetër 0
  • Lëndë të zgjidhura  59
  • Lendet në kompetencë brenda gjykatës 0
  • Lëndë të pazgjidhura 0

Veprat penale të armëve

STATISTIKA 2016-2019 

  • Lëndë të pazgjidhura  187
  • Lëndë të pranuara 255
  • Gjithsej lëndë në punë 442
  • Dënim me burgim 8
  • Dënim me gjobë 10
  • Dënim me kusht 110
  • Me Aktgjykim Lirues 8
  • Me Aktgjykim Refuzues 0
  • Parashkrim Relativ 93
  • Parashkrim Absolut 233
  • Është zgjidhur në  mënyrë tjetër 0
  • Lëndë të zgjidhura  209
  • Lendet në kompetencë brenda gjykatës 0
  • Lëndë të pazgjidhura 9

 

Ky raport është mbështetur në të dhënat e grumbulluara nga projekti ‘Databaza për luftimin e narrativeve të dëmshme mbi gjyqësorin’.

Programi është përkrahur nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Të dhënat në raport nuk paraqesin qëndrimet e MFK dhe MCC por janë qëndrime të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.