Marrëveshja e Trump mes Kosovës dhe Serbisë e shndërron Ballkanin në një Lindje të Mesme

Kosova e ka paguar çmimin për marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Presidenti i Sh.B.A.-ve e cila është etiketuar si një “shtet musliman”

 

“Marrëveshja” e fundit e nënshkruar  – në letra të ndara dhe jo me dokumenta identike – nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nën mbikqyrjen e Donald Trump e fuqizon rolin e SHBA dhe, ndoshta për herë të parë, edhe të Izraelit, në rajonin e Ballkanit.

Përmes letrës së dy “marrëveshjeve” të ndara, Serbia është pajtuar ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem, duke u bërë shteti i parë evropian që e bën një gjë të tillë. 

Si këmbim, Kosova ka marrë njohjen ndërkombëtare nga Izraeli, që është një fitore e rëndësishme diplomatike pas një vale prej 15 ç’njohjeve të pavarësisë së saj në pak vitet e fundit. 

Mirëpo edhe ambasada e saj TANI do të jetë në Jerusalem. Presidenti Trump dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë prezantuar Kosovën si shteti i parë me shumicë muslimane e cila do të përfaqësohet në Jerusalem. 

Trumpit i duhej ta paraqiste Serbinë si evropiane ndërsa Kosovën si vend musliman, për tu siguruar se marrëveshja e nënshkruar në muajt e fundit të mandatit të tij është “historikisht”  e rëndësishme.

Megjithatë, ekzistojnë implikime, potencialisht, të rendësishme të një etiketimi të tillë, ne veçanti për Kosovën.

Sikurse Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, edhe Kosova deri më tani e ka shmangur të etiketuarit si “Shtet Musliman”

Tri shtetet e vetme evropiane me shumicë muslimane janë në dijeni se në një Evropë të udhëhequr kryesisht nga parti konservatore si dhe me ideologji të cilat i shohin “vlerat e krishtera” në thelb të identitetit evropian, një etiketë e tillë mund tu shkaktojë probleme.

Opinioni publik në shtetet anëtare të BE-së është në masë të madhe i ndikuar nga krahu djathtist, anti-musliman, retorik dhe po ashtu është dukshëm skeptik në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. 

Në vitin 1993, në vlug të luftës 1992-5 në Bosnjë, myslimanët boshnjakë ndryshuan emrin e kombit të tyre në boshnjakë, pikërisht për të përmirësuar imazhin e tyre ndërkombëtar dhe për ta shmangur stigmatizimin.

Në vitin 1998, shqiptarët nga Kosova, ndërkohë që  konflikti në Kosovë ishte  ndezur me Serbinë, u lidhën plotësisht me Perëndimin, dhe veçanërisht me SHBA. Që atëherë, ata gjithashtu ishin të vendosur që të njihen si komb perëndimor, pro-amerikan dhe evropian, e jo si një shtet mysliman. As në Shqipëri dhe as në Kosovë shqiptarët nuk e bazojnë identitetin e tyre në fe.

Duke e riparaqitur “etiketën muslimane” në ligjërimin politik dhe duke e futur Izraelin dhe, në fakt, Hezbollahun në këtë ekuacion, Presidenti Trump po e shëndrron Ballkanin në një Lindje të Mesme.

Për shumicën e amerikanëve, Ballkani është një histori e vjetër për të cilën ata dijnë pothuajse asgjë. Lindja e Mesme është krejt dicka tjetër. Kjo ndikon në rezultatin e zgjedhjeve. 

Shëndrrimi i Ballkanit në një Lindje të Mesme është një diskurs i ri i politikës amerikane nuk është ndihmesë për muslimanët e Ballkanit. Edhe më shumë e dëmshme, potencialisht, për interesat e tyreështë se Trump e ka hapur një shteg për rininterpretim të viteve të 90ta në Ballkan. 

Në fushatën presidenciale, Trump ka të ngjarë ta vë në dije rivalin e tij Demokrat Joe Biden për mbështetjen e këtij të fundit lidhur me luftën e Presidentit Bill Clinton kundër Serbisë për Kosovën. Në kornizën e re që ai ka krijuar, duke e quajtur Kosovën një vend mysliman, dhe duke e ndërlidhur problemin të ngjashëm me atë në Lindjen e Mesme, nuk do të duhej të befasohemi nëse ai akuzon administratën e Klintonit se ka mbajtur anën e muslimanëve, duke shpresuar që kjo akuzë do ti sigurojë ati vota.

Trumpit i duhej kjo marrëveshje për një arsye shtesë: ta paraqesë vetën e tij si paqebërës. Në të vërtetë, gjatë katër viteve të  tij në detyrë, ai nuk ka filluar ndonjë luftë. Mirëpo, tani ai mund të përdorë marrëveshjen e Kosovës për ti akuzuar Demokratët se ata i kanë filluar luftërat në të kaluarën, në Kosovë në vitin 1999 e ndoshta, edhe në Bosnjë në vitet 1994-5, dhe në të dyja rastet në favor të vendeve Myslimane.

Ai tashmë ka deklaruar se marrëveshja ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë është një zgjidhje (të paktën e pjesshme) për një problem që është shfaqur  21 vjet më parë. Kosova nuk dëshiron ta dëgjojë një gjë të tillë. Për shqiptarët e Kosovës, viti 1999 ishte një zgjidhje për problemin, jo një problem që ka nevojë të zgjidhet më tej.

Retorika e re e Trump mund ta forcojë pozicionin e Serbisë në Ballkan në mënyra të tjera. Ajo i ofron Serbisë një shans për ta destigmatizuar imazhin e saj. Për Serbinë, është e rëndësishme jo vetëm që të trajtohet si një “faktor stabiliteti” në Ballkan, por edhe ta sfidojë narrativën e vjetër të viteve 1990, në të cilën serbët u shënuan si keqbërësit kryesor.

Jo më pak e rëndësishme është pritja që marrëveshja ta ndihmojë kauzën serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Beogradi gjithnjë e më shumë po e lidh çështjen e statusit të Kosovës me statusin e njësisë, kryesisht, serbe në Bosnjë, Republika Srpska. Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, e ka përmendur një gjë të tillë në deklaratën e tij pak para udhëtimit të Presidentit Vuçiq në Uashington.

Deri më tani, Uashingtoni ka qenë sponsori dhe miku kryesor i boshnjakëve, ashtu si edhe për shqiptarët e Kosovës. Serbia, dhe në veçanti serbët e Bosnjës, shpresojnë se kjo do të ndryshojë. Për ti hequr dilemat, Dodik ka propozuar që Bosnja ta ndjekë shembullin e Serbisë në zhvendosjen e ambasadës së saj në Jeruzalem. Boshnjakët nuk ka gjasa të bien dakord për një gjë të tillë.

Kjo qështje pastaj  do pasonte me reagim – si nga SH.B.A. ashtu edhe nga Izraeli. Duke e zhvendosur ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik të vitit 2021, Serbia do ta bëjë një favor shumë të madh jo vetëm për SH.B.A. por edhe për Izraelin, i cili tashmë ka zhvilluar lidhje të ngushta me Serbinë, por edhe disa lidhje  me Republikën Serbe.

Edhe nëse Trump i humb zgjedhjet e nëntorit, Benjamin Netanyahu ka të ngjarë të mbetet si një udhëheqës izraelit dhe Biden nuk ka gjasa të injorojë një marrëveshje kaq të favorshme për Izraelin.

Trump ka gjasa të shkojë, por Izraeli do të mbetet. Ky është çelësi për të kuptuar mbështetjen serbe për përfshirjen e Izraelit në një marrëveshje që me sa duket nuk kishte shumë të bënte me Lindjen e Mesme.

Nëse Bosnja dhe Hercegovina, për shkak të boshnjakëve, nuk e ndjek këtë shembull, mund të rrezikojë në humbjen e mbështetjes amerikane.

Për të gjitha këto arsye, zgjedhjet presidenciale amerikane do të ndiqen nga afër nga të gjitha palët në Ballkan.

Serbia e mbështet Trumpin. Bosnja dhe Kroacia – lidershipi i të cilave tani është e orientuar ekskluzivisht drejt BE-së, jo Izraelit ose SH.B.A. – shpresojnë që Trump ti humbasë zgjedhjet. Sidoqoftë, marrëveshja e nënshkruar në Uashington mund të rezultojë më e rëndësishme për Ballkanin sesa dukej për shumëkë bazuar në përshtypjen fillestare. /Balkan Insight

 

Dejan Jovic është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Zagrebit. Në vitet 2010-2014, ai mbante postin e Analistit Kryesor Politik në Zyrën e Presidentit të Kroacisë. 

Mendimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të BIRN.