Maqedonia Miraton Ligjin e Ri për Lustrim

Ligji i propozuar nga partia qeverisëse e qendrës së djathtë VMRO DPMNE, i mbështetur nga partneri i tyre Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI. Opozita Social Demokrate votoi kundër.

Një përbërës kyç në ligjin e ri është se lejon që dosjet e policisë së ish-agjentëve të publikohen në internet.

Ai lejon gjithashtu hetimin e oligarkëve të vendit, që u pasuruan gjatë viteve 1990 kur vendi kaloi në tranzicion nga komunizmi në një shoqëri demokratike, për të parë nëse kanë pasur lidhje me policinë sekrete.

Qeveria këmbëngul se ligji do të japë transparencën e duhur, duke qenë se vendin duhet të adresojë të shkuarën e tij komuniste.

Opozita thotë se ligji dhunon parime kushtetuese që garantojnë mbrojtjen e integritetit dhe të dhënave personale.  Ajo dyshon gjithashtu se ligji do të përdoret për të diskretituar anëtarë të opozitës, në pritje të zgjedhjeve lokale të planifikuara të mbahen në fillim të vitit tjetër.

Maqedonia po ndjek hapat e shumë vendeve ish-komuniste që kanë miratuar ligje të ngjashme si mënyrë për të adresuar padrejtësitë e të shkuarës që kanë buruar nga procedura ligjore të motivuara politikisht.

Partia qeverisëse VMRO DPMNE propozoi ligjin e ri, pasi në fund të marsit Gjykata Kushtetuese fshiu 12 dispozita kontroverse të Ligjit të mëparshëm të Lustrimit, që u prezantua më 2008.

Në mars, gjykata vendosi se nuk ishte kushtetuese që të detyronte persona nga një rang i gjerë profesionesh, duke përfshirë klerikët, gazetarët, aktivistët e OJQ-ve dhe të tjerë, për t’u betuar se nuk kanë bashkëpunuar me policinë sekrete gjatë periudhës komuniste dhe më pas.

Gjykata shkurtoi gjithashtu kohën e aplikueshme të ligjit që më parë ishte deri në 2019. Ajo vendosi që ligji mund të aplikohet vetëm për periudhën komuniste nga 1945 deri në 1991 dhe jo në periudhën pasi vendi shpalli pavarësinë nga Jugosllavia dhe u bë shoqëri demokratike.

Ligji i ri lejon që lustrimi të aplikohet deri në 2006, viti kur u miratua ligji për qasje në informacion publik.

Ligji i ri nuk përmend për lustrim një rang të gjerë profesionesh, por publikut i është dhënë e drejta të kërkojnë që dikush të lustrohet, nëse dyshojnë se ai, ose ajo, ka qenë agjent.