Malli

Pse ma vodhe idenë e pathënë?

Po humbem në ty, si mali në det

Akthi me kaplon kur ec rrugës vetë

Dua të të kem pranë, siç të kam në kujtime

Koha na tjetersoi, por unë të gdhenda në mendime!

 

Sot jemi hije e fëmijërisë së humbur

Si gonxhe e kujtoj fytyrën tënde të bukur.

Sytë e tu, thesar me plot tregime

Më vallëzo deri në fund të shtigjeve

Ma jep dorën, mos më le të ngulfatem në kujtime!

 

Le te shkrihemi në një shtat

Në një mendje të dëlirë

Të udhetojmë tok për në jugun e ngrirë,

Kujtimet t’i humb, ndoshta atëherë do ndihem i lirë

Vetëm i shkrirë do e gjej veten, ty.