Lufta Që Nuk Inspektohet

Drejtori i departamentit të hetimeve Valdet Hoxha, pas katër vitesh në këtë detyrë, kishte vendosur të aplikonte për Kryeshef të Inspektoratit Policor. Por, në atë pozitë ishte zgjedhur Fitim Shishani. Ky i fundit pastaj kishte propozuar që Hoxhës t’i ndërrohet pozita për t’u bërë drejtor i “departamentit për analizimin e informacionit dhe menaxhimin e ankesave” që nuk ka staf dhe nuk ekziston. E tëra çoi në fund në dorëheqjen e Valdet Hoxhës dhe caktimin në pozitën e tij të një miku të Kryeshefit.