Durim Sheremtei dhe Gazmend Muhaxheri

Lotët e Gazit që nuk ia sollën investimet në turizmin e Pejës

Bota e njeh Martin Luter Kin-un si njeriun që kishte një ëndërr e cila sot është pothuajse e jetësuar. Në frymën e aktivistit amerikan, lideri i qytetit buzë Bistricës e anës Drinit ngriti sallën në këmbë kur shpalosi ëndrrën e tij për projektin “Borea”. 

Ëndrra e Gazmend Muhaaxherit për projektin që e shëndrron zonën e rugovës në zonë turistike ende nuk është jetësuar prjekti Borea vetëm është nisur ndërsa shpresat që ai të kryhet shpejt janë të zbehura.

Ëndrra të tjera të Gazmend Muhaxherit kanë mbetur premtime elektorale për Pejën, banorë të së cilës në disa zona nuk kanë ujë, kanalizim, rrugë, shkolla e kopshte për fëmijët e tyre.

Lideri i Pejës njihet si njeriu që mobilizoi komunitetin për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali në Lumbardh por promovimi i tij si ambientalist u zbeh kur u fotografua tek vendoste themelet e një hoteli gjigand në Bjeshkët e Nemuna.

Përpos hotelit ilegal e  Boreas që ende nuk ka nisur, zona e ëndrrës së Muhaxherit ka probleme të mëdha që qeverisja komunale ende nuk u ka bërë zgjidhje.

Ylber Rudi ka nisur një biznes me villa në fshatin turistik në Bogë të Rugovës. Fshati me shumë shtëpi malore derdh kanalizimin në ujërat e pastërta të Lumbardhit duke e ndotur rrjedhën magjike të lumit të pastër.

Ylber Rudi, Bogë

“Problemet janë të natyrës elementare, po ballafaqohemi me problemin e ujrave të zeza, të energjisë elektrike, sidomos dimrit, nuk kemi sistem të organizuar të ujësjellësit ”, thotë Rudi.

Ujërat e zeza, Bogë

Në zgjedhjet e 2017-tës Gamend Muhaxheri ishte befasuar kur ishte pyetur për ambulancën në zonën turistike.

“Ambulanca në Bogë është e ndërtume dhe e ke gabim”, kishte deklaruar Muhaxheri në emisionin “Jeta në Kosovë” në vitin 2017.

 Rajoni i bjeshkëve të Rugovës ka një sipërfaqe prej afër 33 mijë hektar me 15 fshatra gjithësej por edhe pas 3 vite pasi Muhaxheri kishte dhënë premtimin, ambulanca nuk funksionon.

Objekt i pashfrytëzuar, Bogë

Në zonën e mbrojtur pamja e bukur ndotet në disa zona nga mbeturina

Bërllog rrugës për në Rugovë

Mbeturina nuk ka vetëm buzë rrugës, ato e kanë shëmtuar edhe lumin që kalon nëpër fshatin Bogë.

Rruga e cila të çon në grykën e Rugovës  edhe pse e asfaltuar, ka nisur të prishet.

Rruga e prishur, Rugovë

Në këtë zonë të bukur malore, që është pjesë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, përkatësisht në fshatin Shkrel, në verën e 2018-tës nisi ndërtimi i një hoteli katërkatësh. Ditën kur u vendosën gurthemelet, aty u pa edhe i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Gazmend Muhaxheri mori pjesë në fillimin e punimeve të hotelit pa leje në Shkrel të Rugovës

Por, jo shumë kohë më pas, doli se ndërtimi i atij hoteli ishte bërë pa pasur leje ndërtimi. Për këtë, hetime nisi Prokuroria Themelore në Pejë. Pretendimet e Prokurorisë i vërtetoi edhe Gjykata e Pejës, ku pronari i kompanisë i cili ndërtoi hotelin u dënua me 6 muaj burgim, e cila u shndërrua në dënim me gjobë prej 2 mijë e 500 euro.

Tenderi i kurdisur në kohë pandemie

Një tender i hapur në emër të pandemisë nga Komuna e Pejës në prill të këtij viti në vlerë prej 100 mijë eurove u kurdis për familjarët e ish-deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi.

KALLXO.com zbuloi se tenderi për furnizim me produkte ushqimore për familjet në nevojë është zhvilluar në një konkurrencë të rreme nga Komuna e Pejës, e udhëhequr nga nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Ky tender nuk ishte i hapur, mirëpo ishte zhvilluar në bazë të procedurës së negociuar dhe pa publikim të njoftimit të kontratës. Kështu, Zyra e Prokurimit në Komunën e Pejës i ka ftuar vetëm tri biznese të famijles së Ramiz Kelmendit për të dhënë ofertë në tenderin për furnizim me ushqim për familjet në nevojë.

Kontrata për tenderin e kurdisur

Kompanitë që kishin ofertuar për tenderin për “Furnizim me artikuj ushqimor të domosdoshëm për familjet me nevojë me rastin e shfaqjes së pandemisë COVID -19” ishin: “Express Store”, “Elkos SH.P.K.” dhe “EGI GROUP”, të gjitha në pronësi të familjes së Ramiz Kelmendit. Ish-deputeti i LDK-së është vetë pronari në kompaninë “Elkos SH.P.K”. Kurse kompania tjetër “EGI Group” është në emër të Egzon Kelmendit, djalit të tij.

Kurse, pronarët e “Express Store” sipas ARBK-së janë fëmijët e Ramiz Kelmendit: Albulena Kelmendi, Albina Kelmendi, Blerina Kelmendi dhe Egzon Kelmendi.

Fituese e tenderin për “Furnizim me artikuj ushqimor të domosdoshëm për familjet me nevojë me rastin e shfaqjes së pandemisë COVID -19” ishte kompania “Express Store”, e cila kishte ofertuar 99,742.50 euro.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një bisedë për KALLXO.com kishte tënë se nuk ka qenë në dijeni që tri kompanitë e kontaktuara nga komuna kanë qenë në pronësi të familjes Kelmendi.

“Paj me siguri atëherë është shku me tri oferta të kompanive që i kanë çmimet më të ulëta. Jo, nuk kam qenë në dijeni, ato punë i kryen drejtori i Prokurimit, duheni me vetë atë”, tha Muhaxheri për KALLXO.com duke shtuar se kontrata është lidhur me biznesin që ka ofertuar çmimet më të ulëta në treg.

Muhaxheri deklaroi se nuk do të ndërmarr asnjë veprim ndaj kësaj ngjarjeje, sepse, sipas tij, ka fituar kompania me çmimin më të ulët.

“Jo valla, nuk e kam ndërmend me marr asnjë masë se sepse ka qenë çmimi më i ultë i mundshëm. Janë kompanitë më të mëdha që furnizojnë me ushqim dhe siç jam i informuar, janë çmimet më të ulta të mundshme për secilin produkt të ushqimit”, kishte vlerësoi Gazmend Muhaxheri.

Ëndrra me lot për “Borea-n” që nuk u realizua

Gazmend Muhaxheri kur vendosi që të udhëheq Pejën edhe për një mandat, bëri njëri premtim të madh, ndërtimin e kompleksit turistik “Borea”. Në fakt, ky ishte premtimi kryesor gjatë fushatës zgjedhore të Muhaxherit në vitin 2017. Kryetari i Pejës thoshte se ka një ëndërr të cilën do ta realizonte deri në fund të vitit 2019.

“Kujtoje atë të Mater Luter Kingut, “I HAVE DREAM”, thotë Luteri për barazinë, unë po them, unë e kam pa një ëndërr, por është ëndrra e qytetarëve të Pejës, është ëndrra e njerëzve më të devotshëm në këtë qytet, është njerëzit që kanë punu me ngulm që kjo me u ndërtu. Ka pas kundërshtime të mëdha, që këta qytetarë të Pejës nuk mujnë me kuptu. Këta munden me provu me ndal, po unë po garantoj që këtë mandat e mbarojmë edhe atë në vitin tjetër fillon në dhjetor kemi me skijua domethënë në qendër”, kishte deklaruar Gazemnd Muhaxheri në emisionin “Jeta në Kosovë” në fushatën e zgjedhjeve lokale para tri viteve.

Projeti i “Borea-s” nisi të ndërtohet në muajin tetor të vitit 2018. Muhaxheri nuk u përmbajt nga lotët kur doli para të pranishmëve në promovimin e punimeve për projetin turistik.

Por, edhe pse kanë kaluar gati dy vjet prej kur nisen punimet, në “Borea” nuk është vë asnjë themel. Pamjet nga droni tregojnë për disa gropa dhe një tabelë që tregon sesi do të duket.

Vetë kryetari i Pejës, në një përgjigje për KALLXO.com dha arsyet pse nuk po vazhdojnë punimet.

“Sepse Ministria e Planifikimit Hapësinor nuk ka jap pëlqim mjedisor, me arsyetimin se nuk është votuar ende harta e parkut nacional”, ka thënë Gazmend Muhaxheri.

Arsyet i kanë dhënë edhe nga Minisria e Ambientit. Sipas ministrisë, plani hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna ende nuk është aprovuar, për këtë edhe janë pezulluar lejet për ndërtime.

“Instituti i Planifikimit Hapësinor rekomandon  që lënda mos të shqyrtohet deri në aprovimin e dokumentit në fjalë andaj Deklarohet i pezulluar procedimi adminstrativ i kërkesës për Pëlqim Mjedisor me nr.prot.: 19/1965/2-287/DMMU, të kompanisë “ Fileit”L.L.C. Pejë, për Pëlqim Mjedisor për Kompleksi i hoteleve dhe stacioni i teleferikut (Qendra turistike Borea), në Bellopojë, Komuna e Pejës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ambientit.

Punimet për ndërtimin e “Boreas” nuk dihet kur do të përfundojnë, por ajo që dihet është se Peja vazhdon të mos e shfrytëzojë potencialin e natyrës për zhvillimin e turizimit.

Arsimi i politizuar në Pejë

Hulumtimi i “Jeta në Kosovë” ka zbuluar se disa prej drejtorëve të shkollave në Komunën e Pejës janë pjesë edhe partisë e cila udhëheq këtë komunë qe dy mandate. Në disa prej tubimeve të LDK-së shihen edhe disa nga drejtorët e shkollave.

Vetë komuna e Pejës në një përgjigje elektronike ka thënë se prijësit e shkollave në këtë komunë nuk kanë pozita politike.

Asnjë nga drejtorët e shkollave nuk kanë pozita politike”, thuhet në përgjigjen e DKA-së së Pejës kur është pyetur nëse ndonjë nga drejtorët e shkollave është pjesë e politikës.

Por, ndryshe nga Drejtoria e Arsimit kanë thënë vetë drejtorët e shkollave. Ata nuk e kanë pasur problem të tregojnë që janë pjesë e LDK-së, madje, janë shprehur se janë krenarë që janë pjesë e partisë që aktualisht drejton edhe qeverinë e Kosovës.

Komuna e Pejës numëron gjithsej 47 shkolla. Nga tetë shkollat e qytetit të Pejës , shtatë shkolla punojnë me dy ndërrime , ndërsa në shkollat e fshatrave kryesisht punohet me një ndërrim.

Drejtori i shkollës fillore “Fan Noli” në Krushec të Pejës, Canë Gashi, e ka pranuar se është në LDK prej kur është krijuar kjo parti. Në krye të kësaj shkolle Gashi është zgjedhur në vitin 2014, një vit pasi komunën e Pejës e mori nën udhëheqje LDK.

“Po, po (jam pjesë e LDK-së), prej fillimit, që 30-40 vjet. Jam anëtar dhe aktivist kam qenë një kohë të gjatë. Jam anëtar i degës në Pejsë i LDK-së. Po, jam drejtor në shkollën Fan Noli, jam drejor prej 2014-tës”, ka thënë ai në një bisedë telefonike.

Kur është pyetur nëse ka ndikuar partia që të zgjidhet drejtor shkolle, Gashi ka dhënë një përgjigje interesante.

“Për atë arsye shko vete Albinin, hajt kalo mirë…”, ka thënë drejtori i shkollës fillore “Fan Noli” dhe e ka mbyllur telefonin.

Vitin e kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Pejë festoi 29 vjetorin e themelimit. Për shenimin e kësaj date, më 13 janar 2019 kjo parti organizoi një koktej rasti me figurat kyce.

Drejtori i shkollës fillore “Pjetër Budi” në Poqestë, Atdhe Krasniqi, u pa përkrah kryetarit Gazmend Muhaxheri. 

Atdhe Krasniqi, drejtor i shkollës “Pjetër Budi”

Në një bisedë për KALLXO.com, Krasniqi fillimisht ka thënë se nuk është pjesë e LDK-së dhe fotografia mund të jetë bërë në ambientet e shkollës.

“Jo, nuk jam pjesë e LDK-së, ka mujtë fotografia në shkollë se aty vijnë”, ka thënë ai.

Por, fotografitë e Krasniqit së bashku me kryetarin Muhaxheri tregojnë se ai ishte i pranishëm në festimin e 29 vjeotrit të LDK-së, në njërin prej hoteleve në qendër të Pejës.

29 vjetori i themelimit të LDK-së në Pejë, me këto fotografi sjellim para publikut (elektoratit) atmosferën e zhvilluar në ngjarjen e organizuar për shënimin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së”, thuhej në përshkrimin e ngjarjës nga dega e LDK-së në Pejë.

Agime Lajqi, drejtoreshë e shkollës “Asdreni” në Pejë është gjithashtu anëtare e LDK-së.

Lajqi fillimisht ka dashur ta dijë se pse na intereson pyetja nëse ajo ka lidhje politike dhe mban një postë, sic është drejtoreshë e shkollës e më pastaj e ka pranuar se është anëtare. Ajo ka thënë se nuk mban ndonjë post të lartë në parti, prandaj nuk paraqetë ndonjë problem.

“Nuk është e nevojshme me ju tregu unë juve se ku jam e cka bëj unë… Po, po, unë jam anëtare e LDK-së, me krenari e them që jam anëtare e LDK-së dhe jam qysh në kohën e presidentit. Unë jam drejtoreshë në shkollën Astreni i dyti mandat, i bie që 6 vite. Udhëzimi Administrativ e thotë që mos me qenë udhëheqëse e njëonjdë grupacioni politik, në këtë rast me qenë si anëtare nuk bjen ndesh me UA, por vetëm nëse udhëheq”, ka thënë drejtoresha Lajqi.

Agime Lajqi, drejtoreshë e shkollës “Asdreni”, Pejë

Valdrin Husaj është drejtor në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit në Pejë. Në një bisedë përmes telefonit, Husaj e ka pranuar se është anëtarë i LDK-së, por nuk ka librezë partie. Husaj është zgjedhur drejtor që një vit.

“Unë jam votues si krejt qytetarët, po s’jam militant. Po, anëtar i LDK-së jam. Unë nuk kam librezë po me votu votoj, vec anëtar i thjeshtë jam, nuk i aktivizuar po si qytetar, s’jam militant as s’kam librezë. Jam që një vit drejtor, ka dal ai në pesion që ka qenë unë kam qenë mësimdhënës dhe kam konkuru, ka qenë konkurs i rregullt”, ka shpejeguar drejtori Valdrin Husaj.

Anëtar i thjeshtë i LDK-së ka thënë se është edhe Ekë Muqkurtaj, drejtor në shkollën “Smajl Hajdari” në Pejë.

“Anëtar i thjeshtë po. Pozitë udhëheqëse nuk kam pas asnjëherë. Drejtor i shkollës jam që një vit, prej majit. Nuk jam favorizuar që të bëhem drejtor, vetë kolektivi i shkollës më ka propozuar për drejtor shkolle”, ka thënë ai.

Zekë Muqkurtaj, drejtor në shkollën “Smajl Hajdari”- Pejë

Anëtar i partisë së LDK-së ka thënë që nuk është, por vetëm aktivist dhe simpatizant i saj edhe Bajram Kelmendi, drejtor i shkollës fillore “Migjeni” në Gllogjan të Pejës.

“Jo, nuk jam anëtar, vetëm aktivist, e simpatizoj LDK-në. Që katër vjet jam drejtor shkolle. Nuk ka ndikuar partia që të zgjidhem drejtor, atëherë nuk ka pasur dicka ashtu”, ka edklaruar Kelmendi në një bisedë për “Jeta në Kosovë”.

Bajram Kelmendi, drejtor në shkollën “Migjeni”, Gllogjan- Pejë

Pjesë e LDK-së ka thënë nuk është Florentina Ademaj- Fetahu, drejtoreshë në shkollën fillore “28 nëntori” në Raushiq të Pejës edhe pse ajo është parë në fotografi me kryetarin e kësaj komunë, Gazmend Muhaxheri.

“Qysh? A, jo nuk jam pjesë partie, hic. Unë nuk jam zyrtarisht në asnjë pati politike, mundeni me hulumtu nëse del që jam jepi përgjegjësi pernonale. Ndërsa, ato fotografitë, mundet me ndodh se ka projekte me komunën, mundet me ndodh. Pëlqimet janë personale, unë kam pëlqime edhe të politikaneve të tjerë. Jam që 2 vite e gjsyëm në shkollë drejtoreshë. Zyrtarisht nuk jam anëtare e asnjë partie politike”, ka shpjeguar drejtoresha Ademaj- Fetahu.

Florentina Ademaj- Fetahaj, drejtoreshë në shkollën fillore “28 nëntori” në Raushiq

Premtimi i mbajtur për ndërtimin e shkollave

I pari i komunës së Pjeës, Gazmend Muhaxheri kishte premtuar ndërtimin e katër shkollave të reja gjatë madatit të dytë në krye të kësaj komune.

Të paktën, fillimi i ndërtimi i katër shkollave ka nisur në Pejë që tri vite. Kështu e ka konfirmaur edhe drejtori i Arsimit në këtë komunë, Besim Avdimetaj.

Ai, madje ka thënë se planet janë që të nis edhe ndërtimi i një shkolle tjetër. E kështu, sipas drjtorit të Arismit, do të plotësoheshin kushtet për objektet e shkollave në këtë komunë.

“Në mandatin e fundit kanë nis të ndërtohen katër shkolla, dy palestra dhe një çerdhe, në Leshan vecse është përfunduar, është e gatshme për mësim, tani do të nisim edhe ndërtimin e palestrës sportive, edhe në Krushec pritet shkolla me u ndërtu, sivjet kryhet. Përfundon gjithashtu shkolla e mjekësisë e po ashtu edhe ajo e muzikës”, ka thënë Avdimetaj.

“Edhe një shkollë presim ta nisim në mes të Vitomiricës dhe dhe lagjës 7 shtatori. Me këto do t’i zbusim kërkesat për objektet e shkollave për jë kohë të gjatë besoj”, ka thënë ai.

Por, në gjendje të rënd është në shkollën fillore “Zef Serembe” në Gllaviqicë të Pejës. Fotografitë nga kjo shkollë flasin për kushte të rënda brenda klasëve, tualetëve dhe në përgjithësi shkollës.

Gjendja e një klase në shkollën fillore “Zef Serembe” në Gllaviqicë të Pejës

Me tualetet kanë problem edhe nxënësit e shkollës së mesme teknike “Shaban Spahija në Pejë, ani pse ajo nuk ka shumë kohë që prej kur është ndërtuar.

Dera që është e plasikës është djegur ndërsa edhe tualeti brenda është i thyer që e bën të pashfrytëzueshme këtë WC.

Dera e djegur, tualeti i thyer në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahija në Pejë

Tualtet nuk janë në gjendje edhe në objektin ku nxënësit e kësaj shkolle kryejnë praktikën. Përvec tualeteve, objeti është i vjetruar.

Një shkollë tjetër në qender të qytetet ballafaqohet me hapësira jo të mjaftueshme për nxënësit që vijojnë mësimet aty. Banorët në qendër të qytetit të Pejës janë ankuar se në shkollën “Lidhja e Prizrenit” numri i nxënsve në një klasë është mbi 35, gjë që e vështirëson mësimin e mirëfilltë.

Ndërsa, vetëm shtatë shkolla të Komunës së Pejës kanë dalje emergjente, kurse të tjerat jo.

Komuna e Pejës numëron afër 100 mijë banorë sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Edhe pse ky qytet ka një numër të madh të banorëve, qeverisja lokale nuk ka arritur të ketë më shumë se një çerdhe publike. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

Në Komunën e Pejës  funksionon një  çerdhe publike me dy objekte , numri i fëmijëve të përfshirë është 298 fëmijë”, thuhet në përgjigjen e DKA-së.

Bërllogu dhe qentë endacak në Pejë, problem i madh për qytetarët

Secili që viziton qytetin e Pejës, një gjë është e pamundur pa i rënë në sy. Bërllogu dhe qenët endacak. Zakonisht, këta të fundit janë afër bërllogut dhe paraqesin rrezik të vazhdueshëm për qytetarët pejonë.

Bërllogu në qender të Pejës

Mevlyde Idrizi, banore e lagjës “Dardania” në Pejë e pësoi nga qenët gjatë muajit maj të këtij viti.

“Kur jam sulumuar nga qenët ka qenë 6 maj, kam qenë duke u kthyer nga puna. U sulmova nga tre qenë dhe nuk ka pasur asnjë njeri në rrugë. Fati im i madh që unë shpëtova është se pata me vete një çadër që e përdora për mbrotje”, ka thënë Idrizi për “Jeta në Kosovë”.

Ajo ka thënë se pret nga Komuna e Pejës që të zgjidh problemin me qenët endacak, të hapë një strehimore.

“Kërkesa ime për qeverisjen aktuale, është sikur e viteve të kaluara, që të bëhet një strehimore e të hiqet ky problem sepse është një problem i madh për lagjen “Dardania”. Këtu ka shumë fëmijë që luajn, ata mund të pësojnë më keq”, ka thënë ajo.

Qentë në qendër të qytetit, Pejë

Rruga kryesore e cila të dërgon nga stacioni i policisë në drejtim të qendrës së qytetit të Pejës shesh mund të shihet me mbeturina të shpërndara nëpër parqe e rrugë. Këtë e bëjn qenët endacak.

Në këtë rrugë shihet që mungojnë shportat e bërllogut. E kur ato mungojnë, qeset vetëm afërohen afër drunjëve.

Telashe me bërllog e me qenët endacak kanë edhe banorët e fshatit Sferrk e thatë. Atje gjendet deponia ky bledhet bërllogu i qytetit dhe fshtrave të Pejës. Por, deponia nuk gjendet shumë larg shtëpive. Kjo ka bërë që qenet dhe era të jetë problem i vazhdushëm për banorët e kësaj ane.

Deponia e bërllogut në Sferrk e thatë

“Që 40 vjet ne e kemi problemin me bërllog, jemi ankuar disa herë në komunë. Jemi ngusht me këtë bërllog mor burrë, si të bëhet aksham, era është e madhe sa nuk po mundemi as në dritare mbyllur me nejtë, le më hapur”, ka thënë Ramë Berisha, banorë i fshatit.

“Ne po kërkojmë me hjek prej këtu sepse përvec erës së keqe ne kemi problem edhe me qentë, krejt qentë e Pejës vijnë qitu”, ka thënë ai.

Ramë Berisha, banorë i fshatit Sferrk e thatë

Ndotje e erëra të pakëndshme krijojnë edhe kanalizmet të cilat, si në të gjithë lumejtë e Kosovës, derdhën edhe në lumin Drin të Pejës.

Fotografitë nga lumi Drini i këtij qyteti tregojnë për ujë të ndotur e pamje të shëmtuar.

Ndotja e lumit Drin, Pejë

Në Pejë egziston një numër i madh i deponive ilegale. Ekzekutivi i Gazmend Muhaxherit ka konfirmuar se numri i deponive të bërllogut është i madh ndërsa të tjerat po krijohen.

“Numri i deponive të pastruara në Komunën e Pejës është i madh. Numri total i deponive të pastruara është 184, për çka vlenë të theksohet se gjatë këtij viti është bërë evidentimi i një numri të deponive të cilat nuk kanë ekzistuar gjatë vitit të kaluar”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Pejës.

Kolonat e gjata dhe mungesa e shënjezimeve rrugore në qytet

Për më shumë se 10 vite qytetarët e Komunës së Pejës përballen me kolona të gjata. Pritjet e gjata shkaktohen sidomos në rrugën të udhëkryqi që ndanë rrugën për në spital dhe atë në drejtim të qendrës së qytetit, duke vazhduar deri te rrethrrotullimi rrugor.

Komuna e Pejës kishte vendosur parapete në afërsi të rrethrrotullimit te policia, ashtu që këmbësoret duhet të kalonin në një vendkalim më poshtë, tërë kjo që të zgjidhet problemi i kolonave të gjata të veturave.

Por kjo nuk e zgjidh problemin e qytetarëve për kolonat e gjata.

Komuna e Pejës planifikon të filloj procedurat e tenderimit për një projekt që të rregulloje problemin e kolonave në këtë pjesë. 

Përveç kolonave të gjata e të merzitëshme, në qytetin e Pejës, në shumicën e rrugëve mungojnë shenjëzimet e rrugëve sikur këto zebra të shlyera afër shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit”.

Vendkalim për këmbësor afër shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit”, Pejë

Telashet me ujë,  rrugë e kanalizime

Të trasheguara mbesin problemet me ujë, rrugë e kanalizime në Pejë. kështu ishin edhe para tri viteve kur KALLXO.com raportoi për telashet më të shpeshta të pejanëve.

Banorët e fshatit Kryshec kanë kërkuar që një kohë asfaltimin e rrugës. Por, deri më tani, Komuna që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri nuk ua ka jetësuar kërkesën.

“Kemi bërë kërkesë në drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe për kryetarin e komunës por nuk kemi marr asnjëpërgjigje, as refuzim as pranim. Ne kemi problem me këtë rrugë sepse, shkolla më e afër është tri kilometra dhe fëmijet duhet ta bëjnë rrugën nëpër lloq”, ka thënë Gegaj për “Jeta në Kosovë”.

Rrugë e pa asfaltuar në fshatin Kryshec, Pejë

Përvec rrugës, ky fshat nuk ka as ujësjellës. Berat gegaj ka thënë se ujin e sigurojnë vetëm përmes puesve.

“Që katër vite, kur është përfunduar faza e parë, ne nuk kemi ujë, na kanë thënë që rregullohet po ende asgjë”, thotë ai.

Gegaj ka konfirmuar se fshati Kryshec nuk ka as kanalizim. Ai ka edhe një pyetje për kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri.

“A e ka ndërmend me na ra mas, apo ne jemi të detyruar me e lëshu komplet fshatin, me toka bujqësore me lënë djerrë sepse është e pamundur me qarkullu?”, ka pyetur ai.

Ujësjellës e kanalizim nuk ka as në fshatin Qllapek. Milot Krasniqi ka thënë se këto probleme kanë qenë në plan të kryhen moti, por nuk e dinë pse nuk ka ndodhur.

“Ne shfrytëzojmë bunarët për ujë. Nuk kemi as kanalizim. Fjalët janë kanë që këto punë me u kry më herët, po nuk e di ku ka ngecë”, thotë ai.

Ai ka thënë se që disa vite gypat për ujësjellës janë nëpër lagjet e fshatit, por ujë asnjëherë nuk u lëshua.

Fshati Qallapek, Pejë

Në fakt, problemin me ujë të pijës dhe kanalizim e kanë edhe 15 fshatrat, që ndryshe quhet edhe “Lugu i Baranit”. Një projekt i nisur kohë më parë për ujësjellës nuk u krye asnjëherë. Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Pejës, Xhevahire Çeku-Kelmendi, ka thënë se patën probleme për të siguruar një burim të uajit.

Ajo ka premtuar se deri në fillim të vitit të ardhshëm telashet me ujë për 15 fshtrat e kësaj zone do të zgjidhet.

“Fshtarat e Lugut të Baranit e kanë një projekt që është planifikuar me i furnizu me ujë të pijës, por në fshatin Novosellë ku kemi pasur me shfrytëzua një burim të ujit ka pasur pengesa nga banorët. Por, një muaj më parë, ne kemi arritë marrëveshje që të marrim ujin një burim tjetër dhe besojmë që deri në fillim të vitit tjetër do të zgjidhet problemi”, ka thënë ajo.

Për telashet me ujë të banorëve të fshatrave të Lugut të baranit KALLXO.com raportoi ditë më parë.

Përveç ujësjellësit, këto fshatra nuk kanë as kanalizim. Drejtoresha e Shërbimeve Publike ka thënë se pasi të rrgullohet cështja e ujësjellësit do të ketë projekt edhe për kanalizim për 15 fshtarat e saj ane.

Ndërsa në një përgjigje për “Jeta në Kosovë” komuna e Gazmend Muhaxherit e ka pranuar se çështja e kanalizimeve mbetet sfidë. Por, megjithëatë pritët që me jë projekt deri vitin tjetër të zgjidhen disa prej promebeve në këtë fushë.

“Komuna e Pejës nuk e ka të zgjedhur problemin e kanalizimit. Prej vitit 1985 nuk ka pasur investime serioze për zgjedhjen e këtij problemi. Në bashkëpunim me Bankën Gjermane Kfë dhe Qeverinë Zvicerane është duke investuar në impiantin për pastrimin e ujërave të zeza, i cili pritet të përfundoj në fund të vitit 2021 dhe do të bëjë pastrimin e ujërave të zeza  për 60% të territorit të Komunës së Pejës, kurse pjesa tjetër mbetet problem për 10-15 vitet e ardhshme”, ka shpejtuar kryetari Muhaxheri përmes një përgjigje me shkrim.

Ai e ka pranuar se edhe me shtrirjen e ujësjellësit kanë telashe për të mbuluar të gjithë fshatrat. Ka premtuar se së shpejti do të rregullojnë ujësjellësit nëpër disa zona të Pejës.

“Në fshatrat e Lugut të Baranit nuk kemi mundur të bëjmë zgjedhje ende, po punohet në zgjedhjen e këtij problemi. Në disa fshatra të Grykës së Rugovës janë duke u punuar ujësjellësa të fshatrave”, ka thënë ai.

Prerja e drunjve në qytet

Në qendrën e qytetit të Pejës vitin e kaluar është bërë prerja e drunjëve që atë pjesë e kanë bërë ambient me mjaftë gjelbërim.

Qytetarë pejan janë shprehur kundër këtij vendimi të komunës. 

Komuna e Pejës këtë veprim e ka arsyetuar me implementimin e projektit për ndërtim të qendrës se Pejës, dhe se drunjtë e hequr do të zëvendësohen me të rinjë.

Vendimi i komunës së Pejës nxiti reagim nga rrjeti i Organizatave të Kulturës Pejë, ku është kërkuar pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje në ndërtimin e shesheve, rrugëve, shtatoreve dhe objekteve tjera në qendër të qytetit. 

Shkelja e premtimit për barazi gjinore në qeverisje

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri kishte premtuar se në qeverinë e tij lokale do ta rrisë numrin e drejtoreshave gra, nga tri deri në pesë. Ai kishte premtuar se, edhe numrin dy të komunës do ta emëronte grua.

Por, shefi i kësaj komune nuk e ka mbajtur fjalën. Deri më tani në Komunën e Pejës janë vetëm tri gra drejtoresha, nënkryetar i komunës është një burrë.

Gjithsej, në Komunën e Pejës janë të punësuar 272 persona, prej tyre, sipas kësaj komune, burra janë 163, kurse gra 109. 

“Sa i përket përqindjes së pjesëmarrjes së stafit në Komunën e Pejës, 39.71% e totalit janë gra”, thuhet në përgjigje. Ndërsa, 15 gra janë në pozita udhëhqëse brenda komunës.

Bashkëpunëtorët e Muhaxherit në komunë me aktakuza e të dënuar për korrupsion

Durim Sheremeti, shef i kabinetit të kryetarit të Pejës, akuzohet nga Prokuroria për vepër penale të korrupsionit.

Sipas aktakuzës të Prokurorisë se Pejës, Durim Sheremeti akuzohet se ka nënshkruar raportin për pranimin e mallit, lidhur me tenderin për blerjen e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Brestovik në Pejë, në vlerë prej 11,929.41 euro, pa pasur mandat dhe kompetencë për të nënshkruar.

Sheremeti sipas dosjes së Prokurorisë ka nënshkruar raportin në emër të Organit Mbikëqyrës – menaxherit të projektit Faik Zekaj, i cili me vendim të Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka qenë i emëruar menaxher i projektit në fjalë.

Durim Sheremtei dhe Gazmend Muhaxheri

Aktakuza u publikua në qershor të vitit 2019 ndërsa, përveç Shermetit subjket i saj ishin edhe tre zyrtarë të tjerë komunal, Gëzim Lajqi, Ruzhdi Zhara dhe Gëzim Shala. Aktakuzën e konfirmoi edhe Gjyakta e Apelit në fillim të këtij viti.

Durim Sheremeti nuk dha asnjëherë dorëheqje nga posti publik, ndonëse mbi të rëndojnë akuza për korrupsion.

Edhe në vitin 2018 kabineti i kryetarit Gazmend Muhaxheri pati telashe me ligjin. Budak Shala, ish- zyrtari i kabinetit të kryetarit të Pejës u akuzua fillimisht për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Por, pastaj prokurori vendosi që ta rikualifikoi aktakuzën për mashtrim.

Në fund të vitit 2019 një zyrtar tjetër komunal në Pejë u dënua për korrupsion. Haki Kartallozi, zyrtar për komunitete në Komunën e Pejës është dënuar nga Gjykata e Pejës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kartallozit i është shqiptuar dënimi prej 6 muaj burg që me pëlqimin e tij mund të zëvendësohet me dënim me gjobë në shumë prej 5,000 euro.

Sipas aktakuzës Kartallozi, prej 14.07.2016 në mënyre të vazhdueshme deri me 15.10.2016, duke pasur qasje në sistemin e digjitalizuar, arrin të futet në sistemin kompjuterik të dëshmitares M. L., duke shlyer obligimet tatimore të dëshmitarit B. G. dhe disa tatimpaguesve të tjerë.

Aktakuza e ngarkon se me këto veprime kishte shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Pejës në shumë prej 18 mijë e 275.98 euro.

Me aktakuze ishte përballur edhe ish- shefi i personelit të kryetarit Muhaxheri, Muhamet Kelmendi.

Muhamet Kelmendi akuzohet nga Prokuroria e Pejës se me 28 prill të vitit 2016 me vetëdije nuk e ka zbatuar ligjin mbi marrëdhënien e punës, dhe të dëmtuarit Hysni Selmanaj, ia ndërprenë marrëdhënien e punës si Drejtor i Auditimit të brendshëm.

Dosja penale nga Kelmendit është parashkruar.

Edhe ish-drejtori i Inspekcionit në Komunën e Pejës u përball me ligjin.

Prokuroria kishte ngritur aktakuzë për vepër penale të korrupsionit ndaj drejtorit të inspeksionit në Komunën e Pejës, Demë Dashi. Aktakuza kundër Dashit ishte ngritur për shkak se si person zyrtar në pozitën Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Pejës, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të domosdoshme të përcaktuara me ligj gjatë periudhës 7 maj 2014 deri 14 nëntor 2016, në atë mënyrë që ka lejuar ndërtimin e mbi katërmbëdhjetë objekteve shumë banesore në regjionin e Pejës, pa leje dhe me tejkalim të lejeve urbanistike.

Ish-drejtori i Gazmend Muhaxherit sipas aktakuzës, me këto veprime i pandehuri Dashi ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm për tjetrin. 

Shpenzimet e Gazmend Muhaxherit

Gjatë vitit të kaluar, Komuna e Pejës ka shpenzuar në total 149 mijë e 25 euro e 98 cent në karburante. Në këtë shumë, sipas komunës hyjnë shpenzimet edhe për veturat zyrtare, OJQ-ve të cilat financohen nga komuna, dializa, zjarrfikësit dhe autoambulancat. Kjo komunë ka 30 vetura zyrtare.

65 mijë e 502 euro të tjera janë shpenzuar në dreka dhe darka zyrtare nga Gazmend Muhaxheri dhe stafi tjetër komunal.

Ndërsa, vetë Gazmend Muhaxheri i shpenzoi 2982 litra naftë gjatë vitit 2019. Gati aq litra naftë harxhoi edhe numri dy i Pejës, Fatmir Asllani, plotë 2591 litra.

Në një përgjigje me shkrim, komuna ka treguar edhe për shpenzimet e telefonit nga kryetari, nënkryetari dhe drejtorët e komunës.

“Shpenzimet e telefonit për Kryetarin dhe Nënkryetarin janë pako nga 54€ në muaj, e cila nuk mund të tejkalohet dmth 54 x 12 = 648€ në vit, për Kryetarin dhe Nënkryetarin. Shuma e mbetur e pashpenzuar, baret në muajin vijues. Sa i përket drejtorëve, ata përdorin pakon me mbushje mujore në vlerë prej 25€, apo 300€ në vit. Poashtu, as kjo pako nuk mund të tejkalohet”, thuhet në përgjigje.

Peja, komuna më e mirë në ofrimin e shërbimeve

Me gjithë problmet në qeverisjen lokale, ekzekutivi i Gazmend Muhaxherit u zgjodh si komuna që ofroi shërimet më së miri prej 38 komunave të Kosovës.

Kjo komunë u shpërblye me mbi 800 mijë euro nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Komuna e Pejës gjatë vitit 2019 investoi afër 1 milioni euro në sport. 55 mijë e 907 euro në investime kapitale dhe 40 mijë e 100 euro në subvencione për klube.

Uzurpimet në Pejë

Qe nga periudha e pasluftës e deri sot llogariten se 978 prona komunale janë uzurpuar nga qytetarët e Komunës së Pejës.

Për këto vite komuna e Pejës asnjëherë nuk ka marrë iniciativë serioze për lirimin e këtyre pronave ose qe  përmes procedurave përkatëse të rregulluara me ligj të krijohen të hyra nga shfrytëzimi i pronës komunale.

Prokuroria e Pejës këtë vit është duke e trajtuar ligjërisht fenomenin e uzurpimeve komunale.

Prokuroria kishte kërkuar nga Komuna evidentimin e pronave të uzurpuara kundërligjshëm për të vazhduar tutje me procedurën hetimore.

Në vitin 2016 Komuna e Pejës kishte parapare që brenda katër muajve do mund të bëjë identifikimin e të gjitha pronave komunale përmes bashkëpunimit me Organizatën “Demos”.

Projekti i financuar nga “Demosi” zviceran kishte për qëllim që të zbulojë edhe pronat publike të uzurpuara.

 

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).